RINGJALLJA NË PREHËRIN E CUCËS BOHEME

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Lotin Tënd
nën Rrap e pi
)

Njëqindvjet nën Rrap. Hije
Me dy shtama verë. Pa Ty:
E përcolla Natën. Ferexhezezën.
E pres Ditën e Mdhe. Koçinë
Ta vras Veten i ri nën Rrap!

Njëqindvjet nën Rrap. Hije
Loti Shën Mërisë në sy. Faqe:
Më dha fuqi. Verë për Luftë
Si Mujit e Halilit. Kreshnikë.
Nesër, ta shterë gjithë detin
Oqeanin ta ngrej me fund dolli.

Njëqindvjet nën Rrap. Hije
Ditënatë lotin Tënd pi. Dolli.
Mesnatë, ringjall Veten. Gjokun
Me Dy shtama verë. Një qiri.
Nga varri im me libra. Nata
Hëna e plotë, moti më jep gji…

(Plaga e dhjetë
me Hënën
)

Nëntë vite e mbyta Veten me verë
Gjithë Natën duke shkruar poezi.
Mëngjes. I zgjuar me Hënën.

Nëntë vite ndeza një qiri
Me Hënën e plotë mbi Liqe.
Jerm mes shtamave me verë.

I çmendur pak para agimit
U zgjova nga varri im me libra…

(Zbutja e Ulkojës)

Gjithë Natën do të të mbaj zgjuar
Nën dritën e një qiriri. Hënës.
Duke të larë me verë nga mëkatet
E mbuluar me poezi. Serenata
Nesër, që të të zgjoj nga gjumi.

Gjithë Natën nëpër dhomë
Do të hudhi zingjirë. Unaza.
Të të zgjidhë nga magjitë:
Xhindet e pashpirtë. Pashterkëkuqja.
Që, të hudhin dorën më dorë
Çati mbi çati majë lisave. Plepave,
Duke të dhunuar mes librave.

Gjithë Natën në Tyrbe. Rrëzë “Çukës”
Mbi varrin e Babashehut:
Ehu, do të t’i përzë xhindet,
Duke ta varë një hajmali përqafe.
Kurrë më, mos të të zënë magjitë
Dhe, zbusi në shtrat. Heshti.
Ulkojë e tërbuar. Lehonë
Për të cilën nuk ka zingjirë
Së paku ta lidh nyje: Një Natë…

(Dhomë për Ty
dhe Veten
)

Marrë dhomë për Ty
Me pamje nga Hëna
E fytyrë nga Dielli.
Veten varros mes mureve
Me armën time në brez
Ta vras sonte Vetminë.

Dhoma e ngushtë për varr
Nuk më nxë mua, as Ty?!
E varros Veten mes dy gjinjve.

O Imzot, kush thërret në minare
Kaq vonë: Nuk ka tjetër Parajsë…

(Jetë lugati)

E marr në telefon. Paradite
Alo, mirëdita! Ulkoja?
– Alo, Ujku – më përgjigjet.
Po, i them. Ende je në gjumë?
– Ja, sa u zgjova. E pres radhën në banjo.
Jeta, i them të kaloi në gjumë
E bënë jetën e Lugatit.
– Po, qeshet. Bëhu viktima ime
Gjithë Natën të ta ha qafën! Veshët.

O Imzot, i them: sa jam i pafuqi! Që, sa:
Ҫel e mëshelë sytë të bëhem viktimë…

(I ngopur me heshtje)

– Ti, më tha je hermetik. Qesha
Jo. Unë jam enigmë. Ujk.
Të gjithë më mohuan. Edhe unë:
Të gjithë i mohova. Shava.
Cuca Boheme më ringjalli. Ngriti
Nga varri. Nuk guxon, më tha:
– Të vdesësh pa u njohur me mua.
Lamtumirë pa më thënë. Tungjatjeta
Në librin: “Loja e syve”. Rrap…

(Ringjallja në prehërin
e Cucës Boheme
)

Në shtëpinë tonë kurrë! Edhe sot
Nuk është mbajtur Zi. Heu!
Edhe kur ramë në luftë. Jetë
Njëherë lindet. Njëherë vdiset.
Edhe pse: Unë linda dy herë
Dhe, njëherë vdiqa. Nuk e di Imzot!
Edhe sa herë do të vdes. Ringjallem:
Në prehërin e Cucës Boheme. Nën Rrap
Me dy shtamaverë. E një qiri mbi kokë.

Unë nuk vdes. Nuk më mbyt helmi
Nuk më zë plumbi… Zjarri… Uji…
Cuca Boheme për mua është Vdekja
Që më jep gji. Verë nga ato dy shtama
Varrin ta ngarkoj në shpinë. Veten
Ditën e Mdhe. Natën pas Hënës plotë…

(Rrapin e kam Tyrbe)

Rrapin e kam Tyrbe. Vera
Nën të rrjedhë lum. Pini!
Unë jam i bekuar. Zbrita nga qielli
Cuca Boheme me Dy Shtama verë
Dje, më ktheu në jetë. Ringjalli.

Poezinë e kam grua. Cucën Boheme
Mike. Që më vodhi nga Zonja Vdekje.

E më ktheu përsëri nën Rrap. Tyrbe…

(Tungjatjeta
o Rrap i vetmuar
)

Gjatë Kryengritjes shqiptare në Maqedoni
Shkupi u zbraz. Ikën “patriotët” kuqezi.
Sy më sy mbetëm: Unë, Rrapi
Dhe, Zonja Vdekje në “Liri”…

Nesër, do të ik edhe Unë. Vdekja
Tungjatjeta, o Rrap i vetmuar!…

(Qiriri i Shën Mërisë)

Vdiqa në Voskopojë. U zgjova në “Xhenet”
Pleq. Plaka dhe lule vjollce.
U thash: Dërgomëni në “Xhenem”!
Nuse të reja dhe Cuca. Zjarr
Verë dua! Verë. Jo, më thanë është “haram”.
Atëherë më ktheni në “Xhenemin” e vërtetë
Vera kur rrjedhë nën Rrap lumë.
Dhe, më kthyen. U ringjalla te Lumi.

Unë jam qiriri i Shën Mërisë Virgjër
E pi lotin e saj me shtama nën Rrap…

(Ikja mes nesh)

Ike nga Unë. Ika prej Teje larg
Vetëm vera nuk ikë. Rrapi.
Lakuriq u varrose përpara “Ilirisë”:
Me një gji jashtë për poetët. Bohemët
Që, ende nuk ikin nga Rrapi. Atdheu.

Pagjumësi. Verë pi gjithë Natën
Dhe, lexoj libra. Shkruaj poezi.
Vetmia ma hap derën. Dritaren
Frikë. Unë natën hyj nga oxhaku.

Harromë mua, më thotë. E harrova
Vdiqa. Loti i saj më ringjalli nën Rrap…

(Nga Libri me poezi të përzgjedhura:
ATDHEU burrë pa Grua, 2023
).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.