Askush nuk më shkruajti e as nuk më thirri.
Nuk mora asnjë letër e as kartolinë.
Është 7 marsi i parë që as ish kolegët e ish nxënësit nuk më shkruajtën për ditën e mësuesit.
Nuk më shkruajtën as nxënëset/sit që aq shumë i desha e aq shumë punova me ata. Për disa nga ata/ato, isha edhe prindi i dytë.
Nuk më shkruaji as Luela, nxënësja ime e dashur që sapo kishte ardhur nga Kosova.
Eh, iku edhe koha jonë, iku rinia jonë.
Iku koha e letrave dhe kartolinave që për festa kombëtare iu dërgonim më të dashurve.
Është viti i dytë shkollor që e lash ditarin e punës por nuk mund dhe dhe nuk dua ti harroj ato ditë, ata mësues e ata nxënës.
Unë dua ti kujtoj me mallë disa nga ish shokët e mi, kolegët që punuam si mësues:
Ismet Ali Byqtyqin, Kamber Asllan Krasniqin, Behram Sylën që udhëtonim udhës ma baltë për Panorc e Lubizhdë. Ata tash nuk janë në mesin tonë por unë në pamundësi që ti vizitoj varret e tyre, po i kujtoj me këta rreshta.
Përshëndes dhe iu uroj 7 marsin, Murat Kocit, Medi Behramit, Mitatit, Zelihasë në Malmöish, mësuesve shqiptarë që nga Valdemarsviku, Oskarhamni, Blomstermåla, Falkenbergu, Boråsi e Malmö:
Urime, urime!
Urime ju që punoni si mësues në Suedi e ju të tjetër që punuat si mësues në Suedi e tash jeni plakur.
Sinan Kastrati, Suedi
E premte, 7 mars 2025, Malmö
Sinankastratu09@hotmail.com
Ky shkrim më zgjojë kërsherinë, më rrikthej në vitët e mëhershme: në vitin shkollor 1964/1965 isha mësues në Shkollën fillore “Zef Lush Marku” në fshatin Sheremet (Gjakovë), isha vetëm 19 (nëntëmbjetë) vjeçar.
Prej atëherë kanë kaluar plotë 60 vite dhe ende më kujtohen: nxënësit: Ismaili, Hajria, Rama etj. dhe kolegët (mësuesit): Hatip Lluhani mësues i klasës se parë (njëherit Drejtor i Shkollës), unë (Ismet Hasani) isha mësues i klasës së dytë, Muhamet Syla, mësues i klasë së tretë, Hajdin Zenuni, mësues i klasës së katërt, dhe Tahir Zenuni, mësues i klasës së pestë. Më kujtohën edhe shumë të tjera…
E vakt o vakt!
respekt,
Ismet M. Hasani, Suedi