Në kujtim të kryetarit të Shoqatës së Pajtimit Kombëtar “Bena”, Musa Abazi

0
Musa Abazi - çmim
Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Njerzit nuk janë të përjetshëm, ato ikin një ditë. Ikin pa kthim, por kujtohen gjatë, kur pas lënë kujtimin e mirë të tyre. Një ndër këto, qe edhe Musa Abazi. Unë kam pasur kontakte me të, dhe së bashku me kolegun, Hysen Hysa, kemi biseduar për probleme të zonës. Meqenëse Ai është themelues i Shoqatës së Pajtimit Kombëtar, “Bena”, unë e kisha një obligim moral të bëja një shkrim për të. Me datën 07.03.2025, pimë një kafe me djalin e tij, Selimin, tek lokal “Hallaçi”, dhe bëmë një bisedë…

Musa Asllan Abazi lindi në fshatin Mëner i Epërm, më 18. 02.1936 në një familje me tradita familjare dhe mikpritëse. Ajo është e njohur në krahinë dhe më gjerë. Babai i tij, Asllani, ka nda gjyqe dhe ka patuar njerëz dhe familje. Nga familja e Musait, kanë qenë kryepleq fshati disa paraardhës të familjes dhe fisit të tij. Në këtë ambient u rrit dhe u edukua edhe Musai. Koha kur u lind dhe u rrit ai qe e vështirë. Në zonë nuk kishte shkolla dhe për rrjedhojë ai u “shkollua” duke mësuar shkrim dhe këndim nëpërmjet kurseve kundër analfabetizmit që u hapën në zonën tonë nga pushteti i kohës.

Musa Asllan Abazi
Musa Asllan Abazi

Shërbimin ushtarak e kreu në Gjirokastër në në vitin 1955-1956. Gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak u dallua për korrektësi në kryerjen e detyrës ushtarake. Në ushtri ai i zgjerojë edhe më shumë njohuritë e shkrimit, leximit dhe veprimet me numrat në aritmetikë.

Pas shërbimit ushtarak, Musai, punoi në punë të ndryshme në koperativë si punëtor, normist, brigadier, etj. Ka punuar pesë vjet si magazinier në Spitalin e Zall-Dajtit. Nga viti 1978 deri në vitin 1993, kur doli në pension ai ka punuar si roje dhe magazinier, tek Rezervat e Liknos, në Repartin 101-K. Ai ka kryer edhe detyra të ndryshme shoqërore. Kudo që ka punuar ka lënë imazhin e një njeriu të mirë, e njeriut të përkushtuar dhe punëtor. Në vitin 1993 del në pension të parakohshëm dhe vendoset me banim në Tiranë.

Me datën 25.08.2008 krijon Shoqatën e Pajtimit Kombëtar “Bena”, me pesë antar fillimisht, si: Musa Abazi, Sadik Afmataj, Reshat Hida, Nuri Gjoni, Ali Aruçi.

Me datën 29.08.2008 bëhet mbledhja e parë e Shoqatës së Pajtimit Kombëtar “Bena”, me 20 anëtar, ku u zgjodh kryesia e Shoqatës, ku zgjidhen: Musa Abazi kryetar, Reshat Hida nënkryetar, Sadik Afmati sekretar. Shoqata kryen veprimtarinë e saj në Krahinën e Bendës, me objektiv: Pajtimin e gjaqeve, harmonizimi i njerëzve, pajtimi i hasmërive, grindjeve dhe parandalimi i krimit. Nga viti 2008 deri në vitin 2018, Musai është zgjedhur e votuar në vijimësi si Kryetar i Shoqatës së Pajtimit Kombëtar “Bena”. Ai ka punuar me përkushtim për zgjerimin e kësaj shoqate dhe kryerjen me sukses të misionit të saj.

Shoqata ka mundur të ndajë gjyqe, të pajtojë njerëz me grindje të ndryshme, ka parandaluar konflikte të reja, ka zbutur hasmëritë, ka punuar për pajtimin e gjaqeve, ka zgjidhur konflikte të pronësisë. Për këtë ka bashkëpunuar ngushtë edhe me Shoqatën e Pajtimit Mbarëkombëtar, zotin Gjin Marku. E gjithë veprimtaria e kësaj shoqate është e Bazuar mbi Kanunin e Bendës. Ky kanun ka mbizotëruar në krahinë në periudha të ndryshme historike kur nuk funksiononte shteti.

Në zonën e Bendës, ka funksionuar ky kanun dhe kemi pasur disa misionar, disa emrat pret të cilëve i ka vetë kanuni dhe libri: “Benda në rrjedhën e historisë”. Musai ishte njëri prej tyre, vazhdues i misionit të tyre. Kjo i bën nder atij, familjes, krahinës sonë. Për punë të mirë ai është vlerësuar disa herë nga Shoqata e Pajtimit Mbarëkombëtar. Në nderim të emrit të tij, në përvjetorin e 800 të krijimit të Shtetit të Arbërit, në Gziq të Mirditës u promovuan 9-të memoriale nga e gjithë Shqipëria.

Njëri prej tyre ishte edhe ai i misionarit të Pajtimit Kombëtar “Bena”, Musa Abazit, me mbishkrimin: “Prijës i Misionarëve të Pajtimit të Krahinës së Benës”. Këto memoriale u miratuan, nga: Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar dhe Bashkia Mirditë.

Pas vdekjes së Musait në vitin 2018, kryetar Shoqatës të Pajtimit kombëtar”Bena” është zgjedhur djali i tij, Selimi. Ai vazhdon të eci në rrugën e nisur nga i ati, po punon për forcimin e traditës dhe promovimin e vlerave të Krahinës së Bendës.

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 08.03.2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.