Oskari në Kosovë 2023

0
298
Marrëveshja e Ohrit - Kurti - Vuçiq - BE

Duke vazhduar traditën e ndarjes së Oskarit këto ditë në Prishtinë u organizua ndarja e Oskarit për vitin 2022. Manifestimi u mbajt në Parlamentin e Kosovës në praninë e 120 dele-gatëve, 16 qevveritarëve, dhe presidentes të frustruar.

Moderator të manifestimit të ndarjes së oskarave ishin aktori hollivudian Gabriel Escobar dhe ndihmësi i tij aktori i filmave të vizatuar europian Mirosllav Llajqak.
Këtë vit ndarja e Oskarit u bë vetëm në zhanrin e filmit komedi, sepse nuk kishte film të prodhuar për asnjë kategori tjetër.

Filmi i parë i nominuar ishte parodia 007 style, me titull “License to Plate” që ka të bëjë me agjentin 00/69 me kodin AK-License-KS, ku agjenti i punëve të mbrendshme arriti të i qortoj disa dhjetëra kosovar verior, duke iu bërtitur n’vesh: “ të lutem mos i përdor tabelat RS por RKS”.

Pas qortimit Mitrovicasit verior i vendosën, barikadat me qëllim të pengimit të importit të pllazma keksaVVe…
Kamioni me pllazma nuk kalon.

Ky film ia siguroi Oskarin regjisorit të filmit Al Bin Recycle Bin. Fituesi e qortoi fillimisht, mëpastaj(shprehje albinoide) e puthi me pasion Oskarin.
Publiku në sallë klithi : RS bonu RKS, RS bonu RKS.

Filmi i dytë i nominuar ishte filmi i autores nga TuLqia, VVjo-sje Osmanoglu, Wannabe Tayna & Dafina, për filmin turistik: “Udhëtimi pa i hyp kerrit”, në të cilin film protagonistja kryesore paguhet për shpenzime të udhëtimit Prishtinë-Mitrovicë pa i hyp kerrit.
Autorja kur e fitoi Oskarin për këtë film, e kompenzoi mos-hypjen n’kerr, me hypjen mbi statujen e Oskarit të cilin e shtrëngoi para se me i hypë.
Zonja Osmanoglú e përshënedeti audijencën me fjalën :
nuk ka faj Dafina!!! Hajnia kalon.

Filmi i rradhës qe u nominua ishte me titull: “Fondi i Sigurise”, në të cilin film ka donacion nga kompania Oligarko-Oskarike DeVVodhi, që u obligua me i pague 500 000 euro ‘haraq’, për me ble qevveria kapislla atomike, të cilat do të e mbronin Kosovën nga Rusia dhe Serbia.

Filmi fillon dhe përfundon me këtë donacion, dhe me këto para qeVVeria arriti me e mbrojtë Kosovën nga Rusia, Srbia,…. dhe nga NATO. Autor dhe fitues oskarik ishte regjisori nga Norvegjia: Ing. Albinson Kuisling.
Kapislla nuk kalon.

Filmi më komik që u laurua me oskarin është i autores Gjermane Schwartz me titull: “Sakrifica e përkthmit 1993”, në të cilin film autorja e përshkruan një ngjarje historike dhe një sakrificë sublime, të Zonjës Schwartz.

Schwartz i përktheu 7 rreshta nga gjuha Shqipe në gjuhën Gjermane, gratis për një azilant nga Kosova, të cilin e kishte plagos dhe dhunue policia e okupatorit!

Ishte kjo sakrifica madhore e kësaj patriote çë jetonte nga Socialli n’Gjermani. Sakrifica e përkthimit, e barabart me sakrificën e 14 000 Shqiptarve që sakrifikuan jetët e tyre për liri.
Për këtë sakrificë sublime diaspordhike kjo kuedër u emrua Ministre e Jashtqitjes së Kosovës në qeVVVerinë islamo-komuniste-diasporike.

Zonja Schwartz në fjalimin përshëndetës deklaroi se Oskarin ia dedikon dikujna, por nuk po i kujtohet kujna, dhe ma vonë ju tregoj kujna!!! Njësoj sikur në një interviste që nuk iu kujtojke kush pritet me pranue Kosovën…
Sakrifica nuk kalon.

Filmi i rradhës qe u nominua ishte filmi shkencoro-fantastiko–komik me titull:
“140 Milione Euro për KESCO & KEDS”, në të cilin ngjarja zhvillohet kur qeVVVeria, duke i paguar 140 milione euro kompanive elektro-turqelike, e siguron mbështetjen e elektrifikuar në parlament, të 14 delegatëve islamik, për funkcionimin e qeVVVerisë Anadollako-Leblebijike.

Ngjarja e filmit përfundon me zhdukjen e 140 milion euroVVe të cilat “mëpastaj” përdoren për ndërtimin e kopshtit zoologjik (Hajvan Bashqe) për nder të Redep Orangutanit në epi-qendër të Prishtinës.

Natyrisht Oskarin e fitoi Al Bin Kurtogllú regjisori i mirënjohur komik, e deri diku tragjik. Kurtogllü tha se Oskarin ia dedikoi popullit të njohur me emrin: 50.02%, dmth vvvotuesve të cilët e meritojnë këtë Oskar të gjelbërt minarik.

Publiku i ngazllyer, i 50.02%shit, klithte vvvrullshëm: Al Bin kuje, krejt Oskarat këtu i ke. Al Bin kuje, krejt Oskarat këtu i ke…
Elektroanadolli nuk kalon. Hajvan Bashqja kalon

Filmi tjetër i nominuar ishte : “Shamija Mlufqe”, në regjinë e Muslimanes së çpluar deri n’kthizë, zonjës Kudra VValje, e cila në këtë film e luan rolin e femrës hipokrite, çë vishet sikur në vitrinat e Amsterdamit, ndërsa femrave Muslimane nga Kosova iu sygjeron të mbulohen si dhompirka, në shkollat laike Shqiptare.

Si aspirante serioze për Oskarin zonja Kudra VValje, e mbështetur nga juria e BIK-ut arriti të fitoj një Oskarullah, më të fort se krejt Oskarat e deritashëm, sepse Oskarullahu ishte i mbuluar me shamijën e quajtur prezerVVativ.

Fituesja Zonja Kudra VValje, Oskarin e mbuluar, nuk e ç’ploi, por e shijoi të mbuluar si preVVentivë, të mos e vërejnë “hallku”, se është duke e shijuar këtë Oskarogllun prezerVVues.

Në fjalën përshëndetëse Kudra VValje deklaroi se në traditën e saj është se Oskari duhet të jetë i mbuluar gjatë depërtimit…ndërsa publiku 50.02% klithi: krejt dhe drejt, krejt dhe drejt, krejt dhe drejt.
Shamija nuk kalon, Oskari kalon e depërton…

Film i kursimit buxhetor i nominuar: “912 Milion”, në të cilin ngjarja zhvillohet në qeVVerinë e Kosovës, në të cilën qeveri në vitin 2022 u kursyen 912 milion!

912 milion euro të kursyera i ndihmuan popullatës së KosoVVVës të humbi mbi 30 000 vende të punës, dhe ti dërgoj në Gjermani 60 000 të rinj, e të punësuar, dhe kështu KozzzoVVo i ndihmoi Gjermanisë, duke ia dhuruar 412 doktora dhe 865 teknik medicinal…gratis!!!

Nga Gjermania erdhi falenderimi : Danke KozzoVVo.
Ky film në regjine e regjisorit të famshëm bolsheVVik dhe marksist Ajelpin Kurtovski përfundon duke e bartur shumën e 912 milionëVVe për vitin 2023, dhe duke luajtur koqe me xhojatin e vvet, dhe duke prezentuar Buxhetin 2023 si më të madhin në historinë e buxheteve t’Kosovës.

Naturlich ky film u laurua me një Grosse Oskarische Preis. Ky oskarizim u përcjell me oVVVacione frenetike nga xhojati i 50.02%shit me klithmen: Al Bin kuje krejt Kosovën n’Gjermani e ke. Al Bin kuje krejt Kosoven n’Gjermani e ke!!!
Krejt dhe drejt n’Gjermani.

Krye-ngjarja e këtij eVVVenimenti Oskarik ishte nominimi i filmit : “Asociacioni” që ka të bëjë me bashkimin e komunave me popullatë veriore shumicë.

Sinopsisi i filmit ka të bëjë me një shoqatë e njohur në latinisht si Asociacion, por për shkaqe anti-angleze, kjo shoqatë ri-emrohet në gjuhët Franko-Gjermane : “L’association” dhe “Der Verein”!

Në film Asociacioni anglez shitet me etiketën Made in Germany, and Made in France, sepse po të shkruhet Made in America ose Made in United Kingdom atëhere produkti është imperialist dhe anti-soVVVjetik.

Në fund të filmit “L’association und DerVerein” shitet si produkt që e konsumojnë 50.02%shi, që e vvotoi qeVVerinë komuniste OrVVVelliane.
Te Orvvelli të gjitha shtazët janë të barabarta, por disa shtazë janë më të barabarta, sikurse “Asllani” apo hajvani anadollak Kurtogllu…

Moderatori Escobar ia dorëzoi personalisht Oskarin aktorit L’albin De Kurtuque Der Scheizen, duke e shpërblyer me një pushim 3 ditor në liqenin e Ohrit me moton e pushimit:
Qeni ta bjen ujkun te liqeni.
Escobari iu drejtua fituesit ne stilin amerikanisht:
Hi Five Hi Van.

(Koincidentalisht mbiemrat shtazarak Kurt dhe Vuqiq në Shqip përkthehen si Ujk !!!).

Natyrisht se në Ohër nuk munguan klithjet për fitimin e Oskarit në stilin Oh Oh Oh Ohër. Qeni te liqeni.
Murki nuk kalon.
Asociacioni nuk kalon.
L’associacion, oue kalonique…….Oskarique
Der Verein, Ja wol de kalon……..Oskarische

Karakteristikë e këtij evventi është se Oskarat i fituan edhe Limozje Ghaddafi, Glauristotel Konfucije, Artanje Joystickolli, B-eksik Bilmezi, Fajtor Guxonpeci, Albupela Gazlotsjellsiu, pa xhiruar asnjë film.

Evventi përfundoi kur 50.02%shi….. procedoi me oVVVacione marksiste-leniniste:
Rritu, rritu buxheti jem, çka fitoVVe oskarin tem.

Autor:
Oskar Krasniqi & Gashi
Prishtine 2023.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.