LUKSEMBURGU

0
585
Dhoma e deputeteve - Luksemburg

Salla e Dhomës së Deputetëve, vendi i takimit të legjislaturës kombëtare të Luksemburgut, Dhoma e Deputetëve, në qytetin e Luksemburgut.

Gani I. Mehmeti

Luksemburgu (LuksemburgishtLëtzebuergFrëngjishtLuxembourgGjermanishtLuxemburg), zyrtarisht Dukata e Madhe e Luksemburgut është shtet pa dalje në det në Evropën Perëndimore. Ai kufizohet në veri-perëndim nga Belgjika, në lindje nga Gjermania dhe në jugperëndim nga Franca. Kryeqyteti i saj është Luksemburgu, një nga katër kryeqytetet zyrtare të Bashkimit Evropian dhe gjithashtu selia e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian.

Luksemburgu ka një popullsi prej 633,622 (që nga marsi 2021) dhe një sipërfaqe prej 2,586.4 kilometra katrorë.

Si një demokraci përfaqësuese me një monark kushtetues, ai drejtohet nga Duka i Madh Henri dhe është dukata e madhe e vetme e mbetur në botë.

Luksemburgu është një vend i zhvilluar, me një ekonomi të përparuar dhe PBB më të lartë në botë për frymë, sipas Bankës Botërore. Rëndësia historike dhe strategjike e tij daton që prej themelimit të tij si një fortesë e epokës romake dhe kështjellë e frankëve në mesjetën e herëshme. Ai ishte një bastion i rëndësishëm përgjatë Rrugës Spanjolle kur Spanja ishte fuqia kryesore evropiane që kishte ndikim në gjithë hemisferën perëndimore dhe më gjerë në shekujt e 16-17-të.

Luksemburgu është një anëtar i Bashkimit Evropian,[1] NATO-s, OECDKombeve të Bashkuara, dhe Beneluksit, duke reflektuar konsensusin politik në favor të integrimit ekonomik, politik dhe ushtarak. Qyteti i Luksemburgut, që është kryeqyteti dhe qyteti më i madh, është selia e disa institucioneve dhe agjencive të BE-së.[2] Më 18 tetor 2012, Luksemburgu u zgjodh si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në historinë e tij. Ai do të shërbejë në Këshillin e Sigurimit nga 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2014 dhe do të jetë, të paktën deri në fund të vitit 2013, i vetmi anëtar i BE-së jo i përhershëm.

Duke pasqyruar pozicionin e tij gjeografik, kultura e Luksemburgut është një shkrirje e Europës romanike dhe gjermanike, duke huazuar tradita të dallueshme nga secila prej tyre. Luksemburgu është një shtet trigjuhësh: luksembourgishtfrëngjisht dhe gjermanisht janë gjuhë zyrtare. Edhe pse një shtet laik, Luksemburgu është kryesisht katolik.

Luksemburgu përshkruhet si një “demokraci e plotë”, me një demokraci parlamentare të kryesuar nga një monark kushtetues. Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga duka i madh dhe kabineti, i cili përbëhet nga disa ministra të tjerë. Kushtetuta e Luksemburgut, ligji suprem i Luksemburgut, u miratua më 17 tetor 1868. Duka i Madh ka fuqinë të shpërndajë legjislaturën, në këtë rast zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda tre muajve. Sidoqoftë, që nga viti 1919, sovraniteti ka banuar me kombin, i ushtruar nga Duka i Madh në përputhje me kushtetutën dhe ligjin.

Pushteti legjislativ i është dhënë Dhomës së Deputetëve, një legjislaturë njëdhomëshe prej gjashtëdhjetë anëtarësh, të cilët zgjidhen drejtpërdrejt me mandate pesëvjeçare nga katër zona elektorale. Një organ i dytë, Këshilli i Shtetit (Conseil d’État), i përbërë nga njëzet e një qytetarë të zakonshëm të emëruar nga Duka i Madh, këshillon Dhomën e Deputetëve në hartimin e legjislacionit.

Luksemburgu ka tre gjykata më të ulëta (justices de paix; në Esch-sur-Alzette, qyteti i Luksemburgut dhe Diekirch), dy gjykata të rretheve (Luksemburg dhe Diekirch), dhe një Gjykatë Superiore të Drejtësisë (Luksemburg), e cila përfshin Gjykatën e Apelit dhe Gjykata e Kasacionit. Ekziston gjithashtu një Tribunal Administrativ dhe një Gjykatë Administrative, si dhe një Gjykatë Kushtetuese, të gjitha të vendosura në kryeqytet.

(marrë nga google).

Pallati Dukal i Madh në Qytetin e Luksemburgut, rezidenca zyrtare e dukës së madhe të Luksemburgut.

POR, ÇKA NUK ËSHTË THËNË NË GOOGLE PËR LUKSEMBURGUN?

Luksemburgu përnga territori është më i vogël se një e katërta e Republikës së Kosovës. Pothuaj edhe me banorë qëndron ashtu, me 633 mijë banorë sipas regjistrimit të një viti më parë, më 2021.

Me ekonominë shumë të zhvilluar, Luksemburgu i ngjan një lulishteje edhe përnga natyra e krijuar si vend, por edhe nga dora e njeriut, sa nuk ka asgjë mëngut. Me rrugët shumë të gjëra e të zhvilluara, e lidhura gjithkah me autostrada e asfalt cilësor, me ndërtimin e objektve shumë të bukura, sa nuk ta merr mendja se ka mundur t’i bëjë ato mendja dhe dora e njeriut, por sikur ashtu, të krijuara kanë ardhur vetë, me plane aq të mira, me gjelbërim të mjaftueshëm, me parqet me drunj shumë të mëdhenj, me lodra të vendosura për fëmijë në çdo kënd e çdo park i madh apo i vogël, me pushimore e vende shumë atraktive për syrin e njeriut, sa harron ku është nga gjithë ajo bukuri, sikur parajsa e përshkruar nga librat fetarë, pa asgjë të metë.

Kur i shoh gjithë ato rrugë të gjata e të gjëra në Francë e Gjermani, mendoj me vete se këto kanë tokë të mjaftueshme edhe për këso rrugësh. Mirëpo, kur i shoh në Luksemburg, me aq  pak kilometra katrorë, erdha në përfundim se nuk mjaftuaka vetëm toka, por se duhet të punohet me vullnet, me dashuri të madhe aq sa secili prej nesh bën për shtëpinë e vet e edhe më shumë, atëherë edhe ne nuk do e kursejmë tokën për ta bërë lulishte, pse edhe rrugët e gjëra e të bukura, janë një art që përveç nevojave tjera, kënaqin syrin, dhe, tamam, sikur këthehen në lloj lulishteje.

Kalërova me veturë nëpër shtetin e Luksemburgut, gjithkah pastërti, si në male, në livadhe, ara, rrugë e qyetete!  Hypa edhe në tramvaj, në autobus e në tren, që këtu, Brenda Luksemburgut nuk ke nevojë të paguash fare biletë, por je I mirëseardhur në to, pse kursen derivatet pa I djegur me veturën tuaj dhe tymin që e kursen, për mbrojtjen e ambientit sa më të pastër. Vallë, po ne, a mund ta mbajmë pastërtinë – gjithsesi. Pastërtia nuk do shumë punë, nëse ne nuk e bëjmë të papastër vendin. Ai vetë është i pastër, ne jemi ata që e kthejmë në papastërti.

Ligji këtu zbatohet striktë. Nuk kalon kush në të kuqen e semaforit! Secili, ose e ka krijuar shprehinë se nuk duhet të kalohet në të kuqen, ose ka frikën nga dënimi, pse nuk ka falje, po u vërejte nga polici.

Rrugës dhe ku do, nuk dëgjon askë duke folur  me zë të lartë. Sa mirë më vie, kur këtu shoh edhe shqiptarêt që nuk thejnë rregullat. Por, përse nuk jemi gjithherë dhe gjithku kështu – të formuar tamam si duhet! Eh, ligj o ligj, sikur te zbatohej kështu edhe në trojet shqiptare e të vehet rregull…!

Po të bëhet një krahasim i planit të ndërtimeve në Kosovë me atë të Luksemburgut, vetëm atëherë mund të shihet se çfarë krimi i planeve ndërtimore është bërë me natyrën dhe ambientin në Kosovë!

Me dëshirën e madhe të zhvillimit te trojeve shqiptare, ua kushtova këtë shkrim, që me siguri kam lënë edhe shumë pa e thënë për të.

Në vazhdim edhe disa foto të çastit nga Luksemburgu.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.