DEPUTETI TRIBUNAL SHAIP KAMBERI I LUGINËS SË PRESHEVËS E FESTOI DITËLINDJEN NË AMERIKË

0
146
Shaip Kamberi - SHBA

Dje, deputeti popullor i Luginës së Preshevës (Preshevë-Bujanoc-Medvegjë) në Kuvendin Popullor të Serbisë, Shaip Kamberi, e kishte ditëlindjen e 58-të, të cilën e festoi ndryshe nga herët e tjera, pasi kësokohe ishte i mirëpritur në Amerikë, në kryeqytetin e SHBA, në Uashington D.C., ishte në atmosferën e dritërimeve vizionare të takimeve mikëpritëse deri në nivele të larta në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Nuk është hera e parë dhe as e fundit që deputeti popullor në tri legjislatura, Shaip Kamberi, personalitet kombëtar shqiptar, shkon në Amerikë, pasi ka qënë edhe herë të tjera, edha ma herët, edhe para një dekade, kur ishte kryetar i komunës së Bujanocit (2011), edhe sivjet, në dy herë, si deputet i Luginës, edhe në qershor, edhe në tetor 2022. Edhe kur ishte korrespondent nga Lugina i të përditshmes “Zëri” në Kosovë (2000-2008) mendja, zemra e pena e juristit e gazetarit Shaip Kamberi shkruante shpeshtas e mirë për Amerikën, pasi ai, atëherë e përherë, e shihte dhe e çmon Amerikën si aleatin strategjik parësor, kryesor e vendimor, për çështje madhore problematike e vizionare të Luginës së Preshevës.

Pardje, deputeti lartnor Shaip Kamberi me Delegacionin e Luginës së Preshevës (PVD + PD) ishte në një Takim të veçantë dhe elitar me Të Dërguarin Special të SHBA për Dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku
diskutuan për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një Marrëveshje të ardhshme për Paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor, etj. Çështja madhore projeksionare, në aksion e vizion, në tavolinë e tribunë konferencore, ka të bajnë me faktin e realitetin politik-diplomatik të të qënurit realisht e plotërisht të Luginës së Preshevës pjesë e Dialogut dhe Marrëveshjes finale Serbi-Kosovë.

Shaip Kamberi

Edhe dje, në ditëlindjen e Shaip Kamberit, lidership i PVD e Luginës, i delegacionit të Luginës në SHBA, edhe në ditën e sotme, vijuen e po vazhdimojnë takimet e bisedat me miq të shquar amerikanë që merren edhe me Çështjet Shqiptare në Ballkan, me diplomatë në Uashington D.C.; me personalitete të LQSHA në Amerikë, me shqiptaro-amerikanë të shquar, me masmedia (ndër)kombëtare etj.

Lidershipi shqiptar i Luginës, Shaip Kamberi, shkon në SHBA edhe si kryetari i Partisë Veprimi Demokratik përplot katër vite, i partisë shqiptare ma të madhe në të gjithë Republikën e Serbisë, i partisë tribunave 32 vjeçare (një nga partitë shqiptare ma të hershme/vjetra në Ballkanin Perëndimor postkomunist), i partisë që ka në rradhët themeluese e drejtuese personalitete të larta të krejt botës e kohës shqiptare, si Riza Halimi (themelues e ish-kryetar i saj), Ragmi Mustafi- Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në/për Luginë, Sanxhak e gjithëkahit në/nën Serbi; Ardita Sinani- Këshilltare Politike e Kryeministrit të Kosovës për Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, Nënkryetare e PVD dhe kryetare e degës së saj për Preshevë, ish Kryetare e Komunës së Preshevës; Dr. Burhan Halili – Nënkryetar i PVD e kryetar i degës së saj për Bujanoc; Enver Ramadani – Kryetar i Këshillit Komunal të Bujanocit dhe kryetar i Këshillit Nacional në Bujanoc; Lirona Zuka – Përfaqësuese e Zyrës së KKSH në Medvegjë, mësuese, juriste, veprimtare, autore e librit “Medvegja ime” e të tjerë.

Deputeti tribunal Shaip Kamberi, në legjislaturën e kaluar parlamentare ishte Shef i Grupit Parlamentar Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak, me 6 deputetë (3 shqiptarë dhe 3 boshnjakë), të cilët ishin të vetmit deputetë në Kuvendin Popullor të Serbisë që e njohën zyrtarisht/botërisht shtetin e ri të Kosovës, përndryshe: ishte i vetmi grup parlamentar opozitar (!) në Kuvendin e Serbisë. Kësokohe qëndrimet e veprimet e deputetit të Luginës e njiherit shef i këtij Grupi Parlamentar, të Shaip Kamberit, ishin të niveleve gati të papërseritshme për sa iu përket fjalimeve e deklaratave të cilat janë fondamentale për politikën shqiptare në/nën Serbi, me/në të cilat trajtoi lartësisht e guxim politik-nacional-qytetar çështje madhore si politika e lufta genocidiale e Serbisë (varret masive të shqiptarëve në brendësi të territorit të saj të sotëm, etj), politikat diskriminuese në të gjitha fushat nga Serbia e Vuçiçit ndaj Shqiptarëve të Luginës, si në përfaqësimin institucional shtetëror e atë vendor, në punësimet e shqiptarëve, në pasivizimin e adresave të tyre, në shpërnguljet/shpopullimet e shqiptarëve etnikë nga trojet e veta etnike etj.

Deputet popullor i Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, tribunali Shaip Kamberi, ishte Kryesues i Delegacionit Shqiptar nga Lugina në “Takimi i Shkodres” (23 tetor 2021), në “Takimi i Madh i Prishtinës (13 maj 2022), kohët e fundit edhe Zv/President i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”, I NDERUAR ME Çmimin e Madh “Dardania”, është i Ftuar Nderi me status të veçantë pranie elitare e fjale(kumtim) edhe në “Kuvendi i Madh i Alpeve”- Kuvend PanShqiptar e NdërBallkanik (për Kosovën Dardane-Luginën e Preshevës e Sanxhak), që do të mbahet me 12 nëntor 2022, në hotelin pesëyjesh “Dukagjini” në qytetin e Pejës, me mbi 200 të ftuar nderi nga shtete e treva shqiptare në Ballkan dhe Mërgatat Shqiptare në Europë, Amerikë e Kanada, Australi.

RAMIZ LUSHAJ

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.