“Ai shkodrani bani be, unë s’kam pjerdhë o se kam le!”

0
432
Luiz Ejlli - luan

Luiz Ejlli – luan – për fansat e tij, të cilët protestuan para Top Channel

Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Pordhi kali në derë të hanit,
e ia ngjiti një shkodranit,
ai shkodrani bani be,
unë s’kam pjerdhë o se kam le!

Perla të folklorit popullur si kjo më lart, vijnë edhe në mendjen time, si pikënisje e këtij shkrimi, dhe nuk e di se ku e kam dëgjuar e nga më ka ardhur kjo strofë, që duket si trashëgimi e folklorit shqiptar, me ironinë e humorin që e përshkruan tejpërtej. Një kalë ia futë podhës e kali ia hedhë fajin një shkodranit. Ai shkodrani betohet më pas se nuk ka pjerdhur kurrë, se ka le. A është e mundur kjo?! Ky është pra humori shkodran, e Shkodra si qytet i kulturës. Humori dhe bejtet shkodrane janë një mënyrë tradicionale e komunikimit në Shkodër, ato flejnë në popull, prandaj i dëgjon përditë në mënyra e forma nga më të ndryshmet, qoftë ato edhe banale nganjëherë.

Kështu që mos u habisni me banalitetet e karagjozllëkun e Luiz Ejllit, ai flen në shtratin e humorit dhe bejteve shkodrane, ai përfaqëson shpirtin shkodran, që shkodranët e përmbledhin me një fjalë: hordhik shkodran. A nuk e shihni Luizin që tall bythën me të gjithë?! Ai e ka normale këtë gjë, kurse pjesëmarrësit e BigBrother VIP Albania irritohen. Ata e quajnë Luizin mashtrues, gënjeshtar, egoist, sociopat. E populli qeshë me të, e me ta. Top Channel fiton audiencë, bën show, edhe pse kalohen limitet nganjëherë nga banaliteti e fyerjet. Luizi përfaqëson veten aty, ai është ashtu edhe jashtë, që s’i pushon goja kurrë gjatë ditës, e nga gërrhitjet nuk të lë të flesh gjatë natës.

Shkodra si qytet i kulturës

Shkodra e mori këtë definicion kryesisht gjatë pushtimit osman, ku kishte një popullsi katolike, të cilët i ruajtën marrëdhëniet me Vatikanin e me Venecian, etj. nga ku merrnin frymë europiane, aq sa mund të merrnin. Dhe këta priftërinj shkodranë, atdhetarë njëkohësisht, bashkë me disa intelektualë, ishin fisnikë dhe e donin shqiptarinë. Ata bënë një punë të madhe në shërbim të gjuhës e kulturës shqiptare, duke mbrojtur vlerat shqiptare në atë periudhë të errët dhe asimiluese për shqiptarët. Prandaj u panë me admirim nga pjesa tjetër e popullsisë shqiptare gjatë pushtimit osman, u panë si njerëz me kulturë e më të ndritur, të cilët e shfaqën veten edhe më shumë pas shpalljes së pavarësisë më 1912-n.

Psh. Komisia Letrare e krijuar në Shkodër në ato vite të Rilindjes Kombëtare, me priftërinjtë si Fishta e Mjeda etj. dhe me intelektualë si Luigj Gurakuqi e Mati Logoreci me shokë, treguan atdhetari e fisnikëri në atë kohë. Ata propozuan që gjuha zyrtare shqipe të ishte diçka e ngjashme me të folmen e Elbasanit, Shqipëri e Mesme, e jo si veprojnë sot disa lakej, që duan sot që gjuhë zyrtare të jetë psh. e folmja e G’juhadolit… Duke sulmuar standardin si të bazuar mbi dialektin toskë. Po e folmja e Elbasanit, e çfarë dialekti ishte?! Se shkodranët e pësuan keq gjatë periudhës komuniste, shumica u përndoqën nga regjimi, dhe tani kanë një inat të brendshëm për padrejtësitë që u janë bërë dhe ndjenjën e hakmarrjes dhe dominimit, më shumë se atë të fisnikërisë.

Katolikët e Shkodrës, nga dështimi, janë bërë edhe ziliqarë sot. E sulmojnë Kadarenë e deri edhe Lea Ypin për vlerat që ata kanë, e këta nuk mund t’i arrijnë sot për sot.

Por megjithëse shkodranët luajtën në slow motion, pra u ngadalësuan në aktivitetin e tyre gjatë komunizmit, dhe ka 32 vjet që nuk po e marrin veten si duhet, nuk mund të mohohet fakti se Shkodra ka patur dhe ka talente, Shkodra nxjerrë talente. Por shkodranët gjatë komunizmit e më pas kanë krijuar përshtypjen se pjesa tjetëer e Shqipërisë “nuk i do” dhe “nuk i vlerëson” sa duhet. Ndoshta kjo edhe për hir të protagonizmit të tepruar, që ata shfaqin nganjëherë, sidomos kur thonë: “A je shkodran? – tana i ban!” “Shkodran zu sein, tana i ban“. Po përmend disa raste, ku shkodranët shquhen e nuk vlerësohen.

Kemi Elhaida Danin, një këngëtare e shkëlqyer, që u shqua edhe në Dancing with the StarsTop Channel, spikati për talentin e saj në kërcim dhe u vlerësua me pikë maksimale nga juria. Por çmimin e parë e fitoi një bythëmadhe nga Kosova, Sara Hoxha, e shoqja e Ledri Vulës, se vlerësimin e jep publiku, ose e jep produksioni dhe ia lë publikut.

Elhaida Dani, në Dancing with the Stars

Ngjashëm me këtë kemi edhe modelen shkodrane-amerikane, Cindy Marina, që është edhe e dashura e Genarit, djalit të Jozefina Topallit. Ajo shkëlqeu në fakt në programin Dance AlbaniaTV Klan, dhe megjithëse ishte e talentuar, elegante dhe e e shkathët si flutur, si një balerinë vërtetë, dhe mori pikët maksimale nga juria, çmimin e parë e fitoi një bythëmadhe shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri, e cila është e martuar me një maqedon. Pra, ndjenja e Cindy-t, që e shprehu një herë, duke pyetur: “ju nuk i doni shkodranët…” u vërtetua në fund, duke ia mohur asaj çmimin që meritonte.

Cindy Marina në Dance Albania, performon padjeshken…

Duket qartë në disa raste, se në Tiranë, çmimin e parë ia japin një kosovarit, shqiptarit të Maqedonisë, ose maqedonit e serbit, më përpatra se shkodranit. Prandaj edhe shkodrani i shkretë “ban be, se nuk ka pjerdhë se ka le!” Halli, zori e ka detyruar shkodranin të bëhet egoist, egocentrik si Luizi, pasi e di se nuk e ka të lehtë ta fitojë, apo marrë atë që meriton.

Dhe Luizi po bën një lojë disi më agresive, pavarësisht se jo me aq nivel të lartë sa duhet, po tregohet banal në shumë raste, e shkodranët është mirë të imponohen me vlera e zgjuarsi, por ai po synon të fitojë masat e gjëra në të gjithë shqiptarinë, që ta votojnë – nëse vendosë vota e publikut, e jo produksioni, në mënyrë që ashtu të fitojë simpati e mbështetje dhe jo vetëm të fitojë Kiarën simpatike me gënjeshtrat e tij bajate, por edhe çmimin e madh të Big Brother VIP Albania.

Tani nuk dihet qartë se sa dorë ka Luizi vetë, e sa dorë ka produksioni në sjelljen e Luizit. Regjisor i Big Brother VIP Albania është Eduard Grishaj nga Bajza e Kastratit, i shoqi i Arbanës, dhe ka mundësi që nga dhoma e rrëfimeve ata t’i caktojnë Luizit edhe ndonjë mision, si kjo me sëmundjen e rëndë, që ia rrëfeu Kiarës dhe e trishtoi vajzën e shkretë, sa ajo i tha: “Po të ishim të lidhur, nuk do të lija kurrë.” Dhe e trishtoi për disa ditë. Por kjo mbetet hamendësim…

Do të shihet në vazhdim, se si do të shkojnë gjërat në Big Brother VIP Albania, por duket qartë deri tani se Luizi ka marrë e po merr një popullaritet të madh publik, pavarësisht fjalëve banale e fyese, që përdor për pjesëmarrësit e tjerë aty. A do të bëjë spektakël Luizi aty, dhe a do ta fitojë çmimin e madh të Big Brother VIP Albania, pavarësisht irritimeve që sjellë në shtëpi dhe në publik, apo do e pësojë edhe ai si dy talentet e përmendura më sipër dhe në fund çmimin e madh e fiton një bythëmadhe nga Spanja? – Kjo mbetet për t’u parë. Se gjthçka mund të ndodhë. Askush nuk e di me siguri. Parandjenja e shkodranëve se “nuk i duan“, ekziston me të drejtë. Këtë s’e luan as Topi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.