Kush është Skënder Karaçica?

0
112
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica ka lindur në vitin 1954 në Sankoc të Drenicës. Kreu studimet në Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Fakulteti Filologjik në Universitetin e Prishtinës. Një kohë ka punuar në arsim dhe shkollën shqipe në Drenicë dhe në organizatat shoqërore të kohës, që kishte të bëjë më punësimin në Gllogocin e kohës.

Qysh në Shkollen Normale të Prishtinës, pati filluar të merret me shkrime nga fusha e letërsisë, të gazetarisë dhe ishte lexues i pasionuar i shtypit, të publikimeve shkencore që botoheshin nga institucionet shkencore të Kosovës. Si nxënës i Normales në Prishtinë, ai botonte në gazetën e studentëve,”Bota e Re”, pastaj në, “Rilindje”, në gazetën “Flaka e Vëllazërimit” në Shkup si dhe në emisionet nga kultura dhe për fëmijë në Radio Prishtina e tjerë.

Në botën e shkrimeve të tij, duhet veçuar disa redaktime që ia ka bërë poezisë bashkëkohore dhe për fëmijë, ku ishte redaktor i këtyre botimeve në Prishtinë dhe në diasporën shqiptare në Çikago të Amerikës. Nga kjo fushë recensionet, vështrimet letrare, kritike si dhe polemika ndër më të ndryshme  e bëjnë me dhjetra zëra të fushës së studimeve të tij.

Në biografinë e tij dhe ata që e njohin, Skënder Karaçica pati një fëmijëri të vështirë, ndonëse në kohën e regjimit të Rankoviqit në shekullin e kaluar, në aksionin famëkeq për grumbullimin e armëve, UDB-ja serbe ia mbyti babain Dyl Danin në shkollën e Sankovcit dhe kështu për të mbyllur shtëpinë e tij me të vetmin fëmijë si trashëgimtar.

Në vitet e 90-ta shekullit të kaluar, regjimi serb një nga të parët e masave antishqiptare, e përjashtojnë nga puna dhe për dhjetë vjet pati punuar punë të nduarnduarta për ekzistencë dhe rritjen e katër fëmijëve. Ndërkaq, në kohën e luftës në vitin 1998-1999 ishte reporter i luftës së UÇK-së në Drenicë në gazetën “Koha Ditore” në Prishtinë.

Në vitin 1999 migroi në Amerikë dhe tash sa vjet është një nga veprimtarët dhe krah i fortë i lëvizjeve dhe të shoqatave si dhe në krah të arbëreshit Joe DioGuardi (LQSHA-së në Nju Jork) dhe të KSHA-së në Çikago.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.