Në vend të lajmit
Nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me projektin e tij të njohur të partisë fare pak shqiptare (URA), po qëndron shumë afër me Serbinë e Aleksandër Vuçiq.
Para do dite,presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq për vëllain e tij nga Ulqini si gjenetist i njohur (sic!) ia afroi si “dhuratë” klinikën e spitalit në Beograd (sic!).
Kolovajza e Dritan Abazoviq nuk është ndalur vetëm më kaq. Ai, në emër të qeverisë të Malit të Zi dhe si shqiptar përmes të disa proceseve “paqësore” me kishën ortodokse serbe në Beograd, që, për shqiptarët tash e dy shekuj janë të njohura “bekimet” anti-Zot dhe kundër popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës, ka organizuar takime më priftërinjët të veshur në të zeza dhe me kryqin anti-Zot(sic!).
A është i vetëdijshëm Dritan Abazoviq me projektin e tij politik dhe loja me qarqet antishqiptare në Serbi dhe, sidomos me kishën ortodokse dhe me presidentin Aleksandër Vuçiq si pioner i kryekriminelit Slobodan Millosheviq për gjakderdhjen deri në shkallë të gjernocidit ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve të Kosovës?!
Për tërë kolovajzën politike të Dritan Abavoviq, nuk e kemi të qartë pse deri tash, partitë politike shqiptare në Ulqin nuk janë distancuar nga “zyrtari” i qeverisë i pakicës dhe jo përfaqësues i shqiptarëve në hapësirën etnike në Mal të Zi? Për këtë djalë që po vrapon pas kalit politik qorr në të dy sytë(URA) nuk distancohen dhe nuk dalin me kërkesën e zëshme se Dritan Abazoviq nuk është shqiptar dhe nuk i përfaqëson shqiptarët (Akad. Mehmet Kraja) me notën (non grata)!
Çikago, 24 shkurt 2022
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com