Vështrim
— Politikanët jo të gjithë e kanë kuptuar politikën më shumë si lojë bixhozi, e jo që është profesion shumë serioz, se nga njerëzit e politikës mvaret fati i popullit dhe i vendit. Prandaj, është gabim të interpretohet situata aktuale si mungesë informacioni ose mungesë interesi…
Skënder MULLIQI
Jeta është gjithnjë e më dinamike. Dhe, në këtë dinamikë, ajo çka po na servohet si lajm shpesh konsumohet. Nuk është natyrisht e njejta gjë, edhe pse duken të ngjajshme. Nuk ka ditë që nuk ndëgjojmë ndonjë lajm, nga bota dhe nga vendi. Ndëgjohet për ndonjë luftë, një skandal politik apo të natyrës tjetër, ndonjë gjë që më shumë është e natyrës përsonale, fatkëqësi të ndryshme, vrasje, pastaj diçka banale, diçka që është e rëndësishme dhe më pak e rëndësishme etj. Në këto kohë krize globale, vëmedja e opinionit të gjerë publik është përqëndruar të lajmet së si është gjendja, apo mos do të ndodhë ndonjë luftë e karakterit botëror, duke ditur së janë hapur shumë vatra të krizës më luftëra. Lajmet e tilla shqëtësojnë njerëzit për fatin që mund ti pret.
Këto lajme kanë një vijë ndarëse midis asaj që kërkon vëmendje, dhe asaj që nuk do të meritonte një vend serioz. Ne Kosovë sikur nuk e kan vemendjën të ngjarjet në botë, por as në vendin e tyre. Më shumë po lënë përshtypjen se këto ngjarje për ta janë krejtësisht të parëndësishme ! Ky neutralitet i tyre nuk përkon më seriozitetin. Ata në këtë mënyrë së si po sillën dhe po veprojnë i bënë shumë pa serioz në politikë, të padijshem dhe natyrisht të padobishem për shoqëri dhe për shtet. Ata që nuk e kuptojnë realitetin e sotëm, nuk meritojnë më qenë njerëz të politikës. Nuk po kan aftësi intelektuale, por kan vetëm aftësi emocionale. E dihet së çka ndodhë kur veprohet nën ndikimin e emocioneve, asgjë e dobishme. Ai apo ata që nuk bashkëjetojnë më kohën, më ngjarjet që po zhvillohen, më krizat politike, pasigurinë ekonomike, të disponueshme në kohë reale, nuk meritojnë respect dhe aq më pak të janë vendimarrës në jetën shoqërore dhe politike të Kosovës.
Elitat politike nuk po janë në gjendje të gjejnë mekanizma dhe nuk kan vëmendje në seriozitetin e gjendjës politike dhe institucionale të përkeqësuar. Njerëzit që rastësisht janë katapultuar në jetën politike të vendit, nuk janë në gjendje të përceptojnë asnjë situatë në mënyrën e duhur, dhe kjo bëhët pastaj rrezik për shtet dhe për komb. Kush nuk është në gjendje më kuptuar se çfarë po ndodhë, thjeshtë është i paditur. Reagimi nuk zhvillohet më në përputhje me ashpërsinë e ngjarjeve, por në përputhje me shpejtësinë me të cilën ato alternojnë. Në këtë mënyrë, lind një mospërputhje midis asaj që dihet dhe asaj që ndihet. Kjo mospërputhje ka pasoja të rëndësishme. Po ndëgjojmë dhe po shohim fjalime tashmë shumë bajate, që nuk përkojnë më realitetin. Një fjalim serioz kërkon përqendrim, vemëndje dhe serizitet në qasje të një problemi apo më shumë problemeve që kërkojnë zgjidhje. Ana përiferike e ka mundur përmbajtësoren që shumë kohë.
Gjithnjë e më shumë po humbet pësha e përmbajtjës. Mos kuptimi i rrjedhave shoqërore dhe politike, pastaj të rrjedhave ekonomike, e fut një vend në kriza të vazhdueshme. Dikujt i duket ndoshta e rëndë, por pak gjë serioze kemi në përceptimin e realitetit. Çdo gjë bëhet pjesë e të njëjtës rrjedhë në të cilën është e vështirë të krijohet një hierarki e qëndrueshme kuptimi. Kjo nuk është një humbje e thjeshtë e vëmendjes, por një ndryshim në strukturën e vëmendjes. Vëmendja nuk është më e fokusuar dhe e qëndrueshme, por e shpërndarë dhe e nënshtruar ndaj ndërprerjeve të vazhdueshme. Thuhet së ai që pëson mëson. Këta nuk po dëshirojnë duket të kuptojnë as pësimin dhe as mësimin.
Kjo është për studim. Politikanët jo të gjithë e kan kuptuar politikën më shumë si lojë bixhozi, e jo që është profesion shumë serioz, se nga njerëzit e politikës mvaret fati i popullit dhe i vendit. Prandaj, është gabim të interpretohet situata aktuale si mungesë informacioni ose mungesë interesi. Problemi i botës moderne nuk është vetëm në krizat që e formësojnë atë, por edhe në mënyrën se si këto kriza ndërmjetësohen dhe përjetohen. Kur një politikan humb aftësinë për të njohur seriozitetin e asaj që po ndodhë, atëherë qytetarët dhe shteti nuk mund t’i kenë punët mirë. Kjo shkon përtjej ngjarjeve individuale. Interesi individual po e ngulfatë që shumë kohë Kosovën. Deri kur se…?











