Skënderbeun e helmuan osmanët me venedikasit në bashkëpunim

0
410
Skënderbeu në shtratin e vdekjes - ilustrim

A vdiq Skënderbeu në pyll të dimrit nga Malarja?

Nga Fahri Xharra

Që 550 vjet jetojmë me një mashtrim të madh turko-venedikas se Skënderbeun e mbyti Malarja. Dhe as kush deri më sot të thotë diçka ndryshe.

Gjithëherë kam pase dyshime rreth vdekjes se beftë të Heroit tonë Kombetar në Lezhë me 17 Janar 1468, kur thuhet se “vdiq nga malarja” …Nga malarja në janar? Vdekja e tij vjen në nji kohë kur Venediku ishte shterngue me mbrojte zotnimet e veta prej osmaneve ne ate qe quhej Shqipnia Venedikase – “Albania Veneta” – shkruan Ilir Seci në studimin e tij.

Me anë të marrëveshjeve me osmanët, Venediku hoqi qafe rivalët e hershëm Republiken detare të Gjenovës. Kështu që në fillimin e luftës me Osmanët në vitin 1467 venedikasve iu interesonte mbeshtetja dhe përthithja e tanë potencialit shqiptar për me perballue osmanët, por nuk i interesonte Skënderbeu si komandant legjendar, i cili nuk pranonte nënshtrim ndaj askujt, as ndaj Venedikut. Ishte Janari 1468 një rast i mirë për venedikasit me e hjeke qafe një kundërshtar që kishte shkaktuar vetëm andrralla për ta? Perveç venedikasve ishin edhe osmanët të interesuem për vdekjen e Skënderbeut, ata kishin qenë të interesuem nga dita e parë… Ta kenë helmue një nga këto dy fuqi, Osmanët ose Venedikasit? Ku i dihet… por malarja në muajin Janar më duket si e zorshme me u kapërdi…

Duke e llogaritur se çfarë dimrash të ashpër ishin para 500 e kusur vjetëve, po si mund të fluturonin mushkonjat në ato temperatura?
Edhe e dyta, mushkonjat tona e kanë pushimin letargjik të dimrit.

Pak njohuri: “Riprodhimi i mushkonjave nis kur meshkujt dalin nga gjendja e pupës dhe temperatura mesatare arrin 21°C. Mashkulli dhe femra çiftëzohen ne fluturim, duke fekonduar vezët në 10-15 sekonda. Mashkulli ngordh pak kohë më mbrapa dhe femra menjëhere duhet te thithi gjak deri sa vezët të arrijnë në pjekjen e tyre. Mbasi është ushqyer, depoziton vezët në sipërfaqe të ujit. Vezët hapen mbas disa ditësh duke nxjerrur larvat, te cilat ushqehen me mbetjet vegjetale ne dekompozim.

Në dy javë ato transformohen ne pupë, që është dhe faza finale, kështu kryejne metamorfozen në formën e rritur, fazë kjo që zgjat disa ditë. Kur të rriturit dalin prej ujit, meshkujt ushqehen me nektar, kurse femrat duhet te presin disa ditë deri sa t’u forcohet aparati i gojes, qe t’u bëjë të mundur të ushqehen për herë të parë me gjak. Në temperaturat e ulta, femrat e fekonduara dimërojne deri në pranveren e ardhshme dhe zakonisht ngordhin pasi depozitojnë vezët” (fxh, mësim nga libri i Biologjisë)

Si e thashë edhe në fillim, çdo krim sa do të jetë i organizuar në mënyrën ma ideale, edhe pas 550 vjetësh dalin kokat, që me një të menduar të mprehtë e shpalosin sekretin e krimit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.