Kur do të dënohet Trump nga vendimi i Gjykatës së Nju Jorkut?

0
94
Jury finds Trump guilty on all counts in new york criminal trial

Menjëherë pas dhënies së vendimit, Merchan, gjykatësi, caktoi datën e dënimit të Trump më 11 korrik, vetëm disa ditë para fillimit të Konventës Kombëtare Republikane.

Sipas ligjit të Nju Jorkut, çdo akuzë e falsifikimit të të dhënave të biznesit në shkallën e parë mbart një dënim maksimal prej katër vjet burg dhe një gjobë 5000 dollarë (gjithsej maks. 136 vjet burg dhe 170 mijë dollarë). Por Merchan ka diskrecion të gjerë kur bëhet fjalë për shqiptimin e një dënimi. Shumica e vëzhguesve ligjorë presin që ai ta ndëshkojë Trumpin me pak ose aspak kohë pas hekurave, bazuar në faktorë, si statusi i Trump si shkelës për herë të parë dhe mosha e tij. Në vend të kësaj, Merchan mund të mbështetet në opsione si dënimi me kusht, mbyllja në shtëpi ose vetëm një gjobë.

Trump është zotuar se do ta apelojë vendimin dhe çdo dënim mund të shtyhet deri në përfundimin e këtij procesi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.