Prof. Karaçica nga Amerika, e kundërshton Behgjet Pacollin për “Ballkanin e hapur”

0
558
Behgjet Pacolli

Në vend të reagimit

Për nismën që doli nga sheshet e Beogradit “Ballkani i hapur”, që për fatin jo të mirë, i doli në krah kryeministri shqiptar Edi Rama, duke e lënë pas shpine rrjedhën e shtetndërtimit të Kosovës dhe raportet hiç të mira lidhur me njohjen në mes të këtyre vendeve sovrane. Këtë nismë nuk e përkrahen shtetet tjera të Ballkanit pos Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkaq kjo nismë i ka mbetur e varur si “mirënjohje” (sic!) Serbisë që, po synon të bëhet faktor dhe bartës i relacioneve ndërkombëtare për rajonin e trazuar me shekuj nga skenarët e njohur të këtij shteti agresor për popujt jo serb.

Me këtë reagim e nis shkrimin nga Amerika, prof. Skënder Karaçica, veprimtar dhe drejtor ekzekutiv i SHSHA-së në Çikago, duke e kundërshtuar deklaratën e Begjet Pacollit:
“Kosova duhet të bëhet pjesë e ‘Ballkani i hapur'”.

Pacolli si ish-bodyguard i Titos, e donte dikur edhe Kosovën me Serbinë

Pa njohjen e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës nga regjimi i Serbisë, thuhet në reagimin e prof. Karaçica nga Amerika, nuk i duhet Kosovës “Ballkan i hapur”. Tregu i hapur dhe i lirë në nismat e reja ballkanike, na duhën atëherë kur shteti i Kosovës, do të jetë i barabartë me kodin e vet të shtetësisë dhe e njohur nga Serbia,me shenjën e paqes në Ballkan dhe pjesë e BE-së, kështu i drejtohet Prof. Karaçica nga Amerika, Begjet Pacollit.

Një çështje e ditës, thuhet në reagimin e prof. Karaçicës nga Amerika dhe kundërshtimi i tij ndaj deklaratës së Pacollit(AKR), për “Ballkanin e hapur” nuk duhet lejuar, që përmes nismës nga sheshi i Beogradit, shteti i Serbisë të faktorizohet si bartës i balancimit politik dhe ekonomik në rajon, për të hedhur ë hapin në relacionet ndërkombëtare.

Shteti i Serbisë, i thotë prof. Karaçica në kundrështimin e deklaratës së Begjet Pacollit, duhet të paguajë dëmin e luftës deri në shkallë të gjenocidit për popujt jo serb dhe, në veçanti për popullin shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës (1990-1999).

Deklaratat e ish- zyrtarëve dhe të udhëheqjes të partive politike në Kosovë, sa herë që duhet dhënë deklaratë në relacionet me regjimin e Serbisë në Beograd, duhet të jenë në frymën e unifikimit konstantë të institucioneve shtetërore të Kosovës, thuhet në reagimin e prof. Karaçica nga Amerika, duke e kundërshtuar deklaratën e Begjet Pacollit, tashti në aktivitetin e tij të orientuar të biznesit e më pak të politikës.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.