Raporti i OKB-së për Kosovën, apo i Antonio Guterres

0
280
Njësia speciale e Kosovës

Njësia Speciale e Kosovës

Gani I. Mehmeti

Antonio Guterres, i paaftë të thotë realitetin. Ai nuk do duhej të jetë neutral. Neutraliteti nuk vlen gjithmonë, ai në raste të ndryshme është i dëmshëm.

Pra, edhe në rastin Kosovë – Serbi, neutraliteti nuk vjen në shprehje të mbahet. Duhet të thuhet realiteti, të qortohet apo t’i jipet vërejtja atij që është I padrejtë e të përkrahet ai që është në të drejtën e tij.

Serbia kërkon të pushtojë Kosovën sërish, deri sa ajo nuk e pranon Pavarësinë e Kosovës. Kosova, me ndihmën e trupave të NATO-s është çliruar nga Serbia. Tani, cila është më e drejtë, ta fusë nën sundim Kosovën Serbia, apo Kosova të jetë e lirë?

Guterres nuk deklarohet në asnjërën palë, përpiqet të jetë neutral, ani që nënkuptohet se qorton Kosovën, me ngjarjet e 31 korrikut 2022 lidhur me letërnjoftimet dhe targat.

E, ku ishte Guterres për 11 vite që nuk kishte reaguar ndaj Serbisë, si për zbatimin e kartave të identitetit, që serbët e Kosoves të pajisen me to, ashtu edhe me target e veturave. A ka ndonjë vend në botë kur banorë të një shteti pajisen me dokumentacion të shtetit tjetër? Kjo është tërësisht e patolerueshme, është e papranueshme.

Ky lloj regjistrimi i automjeteve me targa të Serbisë përbrenda Republikës së Kosovës është një mashtrim i madh i popullsisë serbe se gjoja janë banorë të Serbisë, deri sa ata jetojnë në Kosovë. Këtë mashtrim nuk do duhej ta kishin bërë as edhe vetë organet shtetërore të Serbisë, pa marrë parasysh si çka e trajton Kosovën ajo.

Pra, Guterres, si duket, del kundër të drejtës së drejtë të Kosovës për letërnjoftimet e banorëve serbë të Kosovës dhe të targave të automjeteve brenda Kosovës, që jo nga tani, por që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, do ishte dashur të kishin targat e Kosovës, pra me RKS, ashtu siç është vendosur për të gjitha veturat brenda shtetit të Kosovës.

Shtyrjet e tilla, me qëllim të «pajtimit» të një pakice serbe brenda Republikës së Kosovës, shihet se nuk ka pasur efekt pozitiv, por vetëm negativ, për ç’shkak po dalin sot probleme, në vend se të kishin kaluar këto probleme që para 11 vitesh.

Në fund thuhet se në Kosovë janë kthyer 120 persona të dëbuar më parë, prej të cilëve 102 serbë.

Nuk jipet asnjë shifër e kthyerjes së shqiptarëve në veri të Mitrovicës, nga ku, nën mbikëqyrjen e KFOR-it qenë dëbuar mbi 15 mijë shqiptarë dhe kurrë më nuk u lejuan të kthehen në shtëpitë e tyre.

Numri i përgjithshëm i të kthyerve që nga viti 2000 arriti në 29,285 persona, thuhet në raport. Sikur të mos ndjeheshin të lirë, për çka po ankohet Vuçiqi, se nuk janë të sigurt, ata nuk do tê ishin kthyer të jetojnë në Kosovë.

Ndërkaq, për kthimin e shqiptarëve në Mitrovicën e veriut nuk flitet nga askush, as nga Kosova e as nga ndërkombëtarët.

Kjo është «drejtësia» e Antonio Gurretes!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.