Një ndër rojet e sigurisë së lart të Shtëpisë së Bardhë, edhe një Shqiptar

0
339
White House - Secret Service

Nga Beqir SINANew York

Një nga rojet e sigurisë së ndërtesë së Shtëpisë së Bardhë, duket se është edhe një shqiptar, i vet fotografuar duke mbajtur në dorë në mënyrë demostrative një bluzë T-shirt me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar – kuq e zi, në gjoks të bluzës është e stampuar Shqiponjën e zezë me dy krena.

Simbas “dizenjinjimit” të fotografisë së publikuar në rrjetin social Facebook, duket “clear” se qendron dukshëm një “person” mbi tarracën e Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë, që pas tij në pejsazh duket “Kopështi i Trandafilave”, dhe pak më tej shihet Monumenti Linkoln – i cili është një obelisk brenda Qendrës Kombëtare në Uashington, D.C.

Djali që shihet në foto, duke valëvitur një fanellë me flamurin shqiptar, ndodhet në tarracën e ndërtesës më të rëndësishme të botës, ku merren vendimet dhe qëndron presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe me sa duket i përket ndonjë “personi” i cili është agjent i një divizioni të tërë të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara. Ky divizion njihet si Ekipi kundër Sulmit të USSS. (CAT)

Foton e ka ndarë i pari në rrjetet sociale, Gjon Juncaj, një prokuror shqiptaro-amerikan, në shtetin e Michigan, i cili ka punuar disa vite edhe në Ambasadën amerikane në Tiranë, për të ndihmuar zbatimin e reformës në drejtësi.

Ai ka shkruar se me anë të kësaj fotografie përcjell po ashtu përgëzime : “Përgëzime mikut tim dhe vëllait shqiptar, pas përfundimit të misionit të tij në Shërbimin Sekret Amerikan“.

I cili thotë Junçaj, nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë, po i tregon gjithë botës krenarinë e tij (shqiptare) pas 30 vitesh që ka mbrojtur presidentet e Shteteve të Bashkuara.

Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, shkruan Junçaj në statusin e tij në rrjetet sociale.

Cili është një “person” ose agjent i një divizioni të tërë të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara?

Ky divizion njihet si Ekipi kundër Sulmit të USSS – (CAT)

Ekipi kundër Sulmit (CAT) është një njësi taktike e specializuar e Shërbimit Sekret të SHBA-së që ofron mbështetje taktike për Divizionin Mbrojtës Presidencial për të mbrojtur Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Kjo është në kontrast me Divizionin Mbrojtës Presidencial, misioni i të cilit është të mbrojë presidentin nga një sulm dhe ta evakuojë presidentin në një vend të sigurt. CAT gjithashtu mund të ofrojë mbështetje taktike për të mbrojturit e tjerë të caktuar, në vende dhe ngjarje të Sigurisë Speciale Kombëtare.

Ata shpesh punojnë me Divizionin e Uniformave të Shërbimit Sekret.

Ekipi kundër snajperëve: Përdorimi i pajisjeve të vëzhgimit, shikimit dhe armëve me performancë të lartë për të siguruar një mjedis të sigurt për të mbrojturit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.