LETËR GABRIEL ESCOBARIT

0
307
Gabriel Escobar
US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans

Gani I. Mehmeti 

Deri më tani Amerika dy herë ka dalë shpëtimtare për shqiptarët e mjerë e të gjorë, të përçarë e që nuk dinë tjetër vetëm të shtyhen, të grinden, ndoshta edhe të vriten ndërmjet vetit, për çka këta kanë mbetur më prapa të gjithë popujve të tjerë.

Shqipërinë e cunguar, e shpëtoi  kryetari i SHBA THOMAS WODROOV VILSON në Kongresin e Londrës më 1913 dhe e shpëtoi pa e gllabëruar fqinjtë, për çka ne i jemi mirënjohës për sa të ekzistojnë shqiptarët.

Siç jeni në dijeni, popullin e Kosovës, nga gjenocidi e shpëtoi kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton bashkë me NATO-N dhe shtetet jera perëndimore në vitin 1999 nga ushtria serbe e Millosheviqit, i cili shkaktoi edhe tri lufta tjera me republikat tjera në Jugosllavi, për çka e dini edhe ju.

Unë jam i çuditur se si t’i besoni Vuçiqit, Daçiqit e të tjerëve që ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Millosheviqit, të cilët, për viktimat e shkaktuara në luftërat e Jugosllavisë është dashur të dënohen, tani bëheni dhe u besoni atyre në ankesat se gjoja serbët në Kosovë janë në gjendje të vështirë, pse askush nuk i ndjek, askush nuk i vret, askush nuk i ngacmon, askush nuk i maltreton dhe askush asgjë nuk ju bën, por vetëm pse Kosova u bë shtet me ndihmën e vetë Amerikës, ata nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, dhe vetëm kaq ka këtu. Përndryshe, ti si politikan e di më mirë se ata i kanë të drejtat më të mëdha në botë si minoritet me Kushtetutën e Ahtisarit. Nuk ka minoritet në botë që me  3 a 4% të popullsisë, të dominojë mbi 96 a 97% të shumicës, përveç në Kosovë, ku, pa miratimin e kësaj pakice, të mos mund të marrë vendime as kuvendi republikan!

Nuk ka në botë që minoriteti të ketë vende të rezervuara në kuvend, sikur që janë serbët në Kosovë. Nuk ka askund në botë që nuk e njeh shtetin ku jeton që ndërmerr aksione kriminale dhe as nuk ndiqen, as nuk arrestohen, as nuk dënohen, përveç serbët në Kosovë.

Shko në Serbi dhe shiko sa flmuj serbë po i sheh nëpër qytete e rrugë dhe kthehu në Mitrovicë e komunat tjera të Kosovës, dhe do të shohësh më shumë se në krejt Serbinë, ndërsa nuk ta zë syri asnjë flamur dhe simbol të Republikës së Kosovës.

Të gjithë jemi dëshmitarë të krizës politike të shkaktuar nga targat e veturave të minoritetit serb në Kosovë, pse nuk donin t’i konvertonin në taraga të Republikës së Kosovës, për çka edhe ju vetë i jepnit të drejtë qeverisë ën zbatimin e ligjit, për kundër kërkesës suaj për shtyrje në zbatimin e saj, por se si tani dilni kundër zbatimit të ligjit në Kosovë dhe favorizoni kriminelin Vuçiq me kriminelët tjerë, ndërsa veheni kundër të drejtave të shtetit ligjor të Kosovës, pa marrë parasysh se nga kush këto përfillen dhe se kush është në qeveri.

Zotëri Escobar, Kosova është e popullit, ajo nuk është e Kurtit, i cili, megjithatë, ai  është zgjedhur me shumicën e votuesve të Kosovës dhe edhe ne edhe ju edhe të gjithë, duhet  respektuar e duhet biseduar.  Për të gjitha problemet e shtetit të Kosovës.

Këtu, problemi kryesor po na del ASOCIACIONI serb, për çka, ju vetë nuk do duhej t’ia shihni për të madhe Kurtit si kryeministër në kundërshtimin e tij, sepse, ai edhe për këtë ka ardhur në pushtet. Nuk e besoj se ai do të vinte në pushtet po të ishte gjatë fushatës zgjedhore për Asiociacionin serb! Tani, ai edhe ashtu, ka bërë një kthesë, por ju nuk ia përfillët fare kërkesën e tij, kërkesë që ishte edhe në letrën e kryetarit të tanishëm të SHBA, Bajden, ku shprehej për Njohjen reciproke të dy shetetve Serbisë e Kosovës, ju eliminuat nga Marrëveshja Franko-gjermane njohjen e Kosovës nga Serbia dhe të Serbisë nga Kosova.

Kurti këtë po e kërkon, ai po ankohet se përse u eleminua  kjo pikë: Si të bëhet më parë Asociacioni e pastaj të njihet Kosova nga Serbia? Me formimin e Asociacionit, që përveç se është i dëmshëm për Kosovën, Serbia më kurrë nuk do ta njohë Kosovën shtet. Këtë mbaje mend mirë. Ti nuk i njeh serbët sa janë mashtrues. Ai gjithçka pranon me gojë, por nuk nënshkruan. Ai, edhe kur nënshkruan, nuk zbaton atë që nënshkruan, e lë ashtu zvarrë që ti të ankohesh gjithmonë…

Tjetër, pyete Vuçiqin, përse  serbët kanë urrejtjen më të madhe ndaj shqiptarëve, që ata na kanë sulmuar ne në trojet tona, në shtëpitë tona, në tokën tonë, sa edhe na kanë përndjekur që nga Beogradi e deri ku jemi sot. Lexo histroinë serbe dhe shqipatre, kjo kështu të del.

Pyete se përse bën lojëra me trupat e të pagjeturve Serbia, çka u kanë hyrë në punë që i morën me vete të vdekurit, ndoshta!? Ata deri sot janë edhe mbi 1600 që i mungojnë Kosovës. Si nuk ndjeni një dhembje e nuk është një ndërgjegje ndërkombëtare për familjet e tyre që për 24 vite jetojnë në ankth, duke mos pasur eshtrat e tyre ku do ua dërgonin nga një lule një herë në vit, të paktën.

Zotëri Escobar, kurrë në asnjë rast nuk mund të gjesh një maskaër të shkaktuar nga shqiptarët mbi serbët, përveç që i kemi mbrojtur sa herë kanë qenë në rrezik apo të sulmuar nga kushdo qoftë. E kjo bëmirësi ndaj tyre, neve po na hakmirret edhe prej serbëve edhe, në këtë rast, prej Teje. Unë nuk kam regjistruar sa maskara kanë bërë mbi shqiptarët ata, por nga viti 1811, kur mbahet mend, është masakra e parë serbe mbi shqiptarët, ajo ka ndodhur në fshatin Reçicë të Llapit, ku mbi trqind deri një mijë serbë, sipas gojëdhënës, kanë marrë pjesë në maskarën e një familjeje dhe kanë masakruar 28 anëtarë të  një familjeje dhe dy mysafirëve që ndodheshin aty. Nuk i njohim fare maskarat e bëra mbi shqipatrët në Pashallëkun e Beogradit, kur i kanë ndjekur shqipatrët, sepse edhe sot kemi shqipatrë që mbajnë për mbiemra në emër të vendbanimit ku ishin, si Pllana e tjera.

Masakrat tjera mbi shqipatrët janë ato të përndjekjes së tyre nga shtëpitë e tokat e tyre prej Nishit e deri në kufirin me Kosovën sot në vitet 1877 dhe 1878. Kanë ndodhur tragjeditë më të mëdha deri atëhere. Zotëri, merre me mend, kur fëmijn ia kanë marr nga ngryku nënës, ia kanë ngulur singinë në bark fëmijës, e kanë ngritur lart duke shpurdhur fëmija ngulur në singi dhe nënës i kanë thën të qeshet!  Nga këto vende është përndjekur popullsia shqiptare e tëra. Ka pasur raste që dikush ka mbetur, atë e kanë asimiluar, ose e kanë vararë.

Pas vitit 1912, kur e pushtojnë Kosovën, kanë shaktuar me qindra masakra deri në vitin 1941, deri kur Kosova është pushtuar nga gjermanët. Masakra mbi shqipatrët kanë ndodhur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, më e njohura është Masakra e Tivarit, ku janë vrarë rreth 5000 shqiptarë të mbledhur nga viset e Kosovës. Aty është bërë maskara mbi të pambrojturit  dhe mbi të paparmatosurit, ani pse ata ishin mbledhur e grumbulluar gjoja për ndjekjen e forcave gjermane nga Jugosllavia.

Në anën tjerër, një numër i madh maskarash kanë ndodhur mbi shqipatrët pas kapitullimit të Gjermanisë, pse deri atëherë nuk kishin si nga gjermanët.

Po gjatë viteve 1912 deri më 1941 me qindra mijëra shqipatrë janë shpërngulur me dhunë për në Turqi sipas marrëveshjes Serbi – Turqi, ku sot janë me miliona shqipatrë në Turqi.

Kjo shpërngulje ka vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, në vitet e 1950-ta.

Më 1956 kemi edhe Aksionin e mbledhejes së armëve, nën të cilin aksion u vranë, u rrahën e u maltretuan shumë shqiptarë dhe nga zullumi, shumë u shpërngulën sërish për në Turqi. Një e tillë është edhe një nxënëse e klasës sime, aëherë kur mbaj mend se mungonte dhe thanë se ka shkuar për në Turqi, kur isha në klasën e parë fillore, më 1956.

E, sa për maskrat e luftës së fundit në Kosovë, nëse pak ke ndjekur ato, i di edhe ti, që më duket, dikush e tha, tani me rastin e përkujtimit të maskarës së Raçakut se ishin rreth 300 maskara në Kosovë!

Unë kam shkrimin tim sipas dëshmitarit që e kanë marrë nergut për të parë se, 25 të rinjve  dhe një të reje, ua kanë marrë jetën, duke ua ngulur gozhdën e nxehtë në maje të kokës në Podujevë më 6 maj 1999.

Ky dëshmitar, tani i ndjerë, ka biseduar edhe me dikë nga anglezët, siç më ka thënë, ka kërkuar të jetë dëshmiatr edhe në Hagë kundër Millosheviqit, por nuk e kanë ftuar.

Shkurtimisht, ja këta janë serbët, që ti me tjerët po duani t’u jepni të drejta më shumë se shumicës, që ata të dirigjojnë pastaj tërë rrjedhat në Kosovë, që Kosova të mbetet tërë jetën me zorrë nëpër këmbë, pa mundur kurrë të jetë shtet normal!

Tani veproni si ta shihni ju.

Në anën jetër, unë kam parasysh kohën dhe luiftërat që po zhvillohen në Ukranië nga Rusia,  pozitën gjeopolitike të SHBA e NATO-s, ashtu edhe armatimin e Serbisë nga Rusia e Kina. Por, si do që të jetë, ju lutem shumë, Asociacioni të mos ketë fuqi ekzekutive, që shumica të mos sundohet nga pakica, pse kurrë të lirë nuk do jemi.

Në anën tjetër, përse të mos formohet një asociacion edhe në komunat  e Serbisë me shumicë shqiptare, kur atje ka më shumë shqiptarë se serbë në Kosovë? Vallë, a nuk po mbesim qytetarë të rendit të dytë a të tretë ku do që jemi ne shqiptarët?

Më në fund, Blinken pati kërkuar zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë, duke përfshirë Asociacionin e Komunave Serbe, porse i njëjti nuk mund të jetë shteti mbi shtet, as në kundërshtim me Kushtetutën.

Pra, a nënkuptohet se Asociacioni nuk mund të ketë fuqi ekzekutive?

Ju lutemi, Kosova është e popullit. Popullit iu dashtë ta zgjedhë Albinin, pse qeveritë tjera dështuan, vodhën dhe e plaçkitën Kosovën, njerëzit u vranë dhe nuk i zbuluan vrasësit…

Kjo nuk ishte një fitore e Albin Kurtit, kjo ishte një dënim i qeverive të mëparme. Ato e shaktuan fitoren e Albinit.

Dhe tani, po të mbahen zgjedhjet, ne nuk kemi një lider që mund t’i besojmë…

Që të mos ju mërzis, i kam rënë shkurt…

Me respekt,

Gani Mehmeti,
Francë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.