RRETHIMI I HEKURT I KOSOVËS

0
194
Qeveria e Kosovës - Flamuri

Nga: Binak MAXHARRAJ

Serbet nuk janë popull autokton në Kosovë. Ata erdhën ne Ballkan nga Karpatet si pushtues kah fundi i shek XII në Ballkan. Çprej se erdhen ne këto anë ata vazhdimisht shtronin trysni, benin skica dhe plane për zhdukjën e banoreve autokton, sidomos kishin urrejtje patalogjike ndaj shqiptareve auotkton ndaj të cilëve ne vazhdimësi ushtronin dhunë, luftra për zapimin e trojeve te tyre dhe për përndjekjën dhe debimin e tyre. Për këtë bënë plane dhe projekte ne vazhdimësi, qe nga projekti Ilia Grashaninit e deri te ai i Ivo Andriqit të cilët parashiheshin se si duhet vepru për debimin e shqiptarve nga trojet e tyre e sidomos debimin e tyre për ne Turqi, ku sot jetojnë hiq me pak se 5 milion shqiptar pa kurrfar tedrejtash nacionale e kombëtare.

Është interesant fakti kur gjatë krizës Lindore të vitit 1878 nga Sanxhaku i Nishit u debuan më dhunë për ne Turqi mbi 300 mijë shqiptare, kurse nje pjes tjeter u debuan për ne Kosovës si muhaxhir.Ata ne vazhdimesi me ndihmën e aleatës se sajë Rusisë pushtonin trojet shqiptare i ndanin, i coptonin. Shqiperia e terë etnike e cila dikur kishte 98 mijë kilometra katror, mbeti ne 28 mijë kilometra katror, sepse serbet, përkatesisht sllavet i pushtuan, i ndanë në pesë shtete,ku siç thuhet Shqiperia ishte i vetmi vend ne botë ku kufizohëj me etnin e vetë nga të gjitha anët.

Por, trysnia e Serbis për gllaberimin e trojeve shqiptare nuk u ndal kurr gjatë histories si në koherat kur sundonte fashizmi çetniko-serb ne këto hapesira kërcnimet dhe luftat ishin përmenante ne këto anë. Për shkak te këtyre kërcnimeve për zgjerim dhe krijimin e Serbisë se madhe edhe e shkaterruan ish-jugosllavin. Trysnia e sajë vazhdon edhe në kohërat e sotme kur Ballkani Përendimor gjendet në transicion e sipër. Serbia ne këto rrethan të reja as se si të gjejë vehtën, as se si të adaptohet rrethanave te demokracisë, sepse në këtë vend ende e kësaj dite gjenden ne pushtet njërëzit e regjimit fashisto-çetnik te S. Millosheviqit siç janë Aleksander Vuçiq, Ivica Daçiq të cilët e frymëzojnë nacionalizmin dhe ekstremizmin serb.

Serbia në vend te oriejtimit kah vlerat përendimore e zgjodhi rrugën e gabuar rreshtimin e sajë kah sllavizmi për krah Rusisë e cila jo vetem qe nuk e denoj agresionin e Rusisë në Ukranin por edhe shkonë edhe më larga duke nenshkruar Mareveshje me te natyrës mbrojtës por edhe e cila furnizohet me arme nga Rusia. Në këto rrethana Kosova pati fatin e keqë qe te diagoloj me Serbin gjë e cila nuk do te duhej te ndodhë, por një dialog i tillë është dhuratë e Hashim Thaçit gjoja për përmirësimin e maredhënjeve me Serbinë.

Bile ai shkonte edhe më larg duke deklaruar se me Serbin duhet te pajtohemi se krimet e luftës tanime janë vejruar. Por, pos kësaj ky shkonte edhe më larg duke deklaruar, bërë skica e plane më Vuçiqin për ndarjën e Kosovës, korigjimin e kufijve, etj., përdrisa nuk u ndalua nga ish-kancelarja e Gjermanisë Angela Mërkel, por edhe nga vetë Amerika, sepse thjeshtë Amerika dhe BE e hodhën nga skena politike në drejtim te Hagës sepse Amerika dhe UÇK nuk e kishte çliruar Kosovën për te ndarë në paqë.

Sot Kosova po ballafaqohën me ekstremizmin serb të përmasave te pa imagjinueshme për rrethant e sotit. Kjo vjën se Serbia hala e qorruar nga nacionalizmi millosheviqian nuk po e gjënë rrugën, nuk po dine çfarë done,kahë po shkonë, tenton të hajë me dy lugë duke u lidhur shpirterish me Rusin kurse duke e mashtruar Përendimin per të përfituar fianciarisht. Sot, derisa Serbia po e mashtron Pëerndimin me sjelljën e sajë “pro perndimore” Rusia ka hyer thellë në Serbi, ka formuar qendra informative sidomos ajo në Nish, e armatos Serbinë dhe sillet si ne shtepin e vetë, dhe krejtë këtë e bënë për interest e saja gjeostrategjike për dominim ne Ballkanin Përendimor.

Pra,Serbia edhe në këto rrethane të transicionit demokratik si ide te sajë e ka krijimin e Serbisë se Madhe, por tashti me ide tjera siç është” Ballkani i Hapur. Serbia nuk heq dorë nga kjo strategji nacio-fashiste për dominim ekstrem ne Ballkanë.

Njëherit qe 11 vite Serbia po zhvillonë dialog me Kosovën, jo për qellim të përmiresimit te gjendjes se serbeve në Kosovë, sidomos asaj ne Veri,por manipulon me ta për qellime tjera gjeostrategjike të ndarjës së Kosovës, coptimin e sajë apo korrigjimin e kufijve, ku fatekeqesisht gjeti edhe përkrahes edhe nder shqiptarë siç është Hashim Thaçi i shantazhuar dhe i zënë ”rob” nga Serbia, pastaj fatkeqesisht edhe nga kryeministri Edi Rama i cili me tërë qenjën e tij është vuar në sherbim te Serbisë duke i rrezikuar jo vetem Kosovën por edhe Shqiperin si shtet, sepse Rama më me qejfë takohet me Vuçiqin se sa me liderët e vetë ne Kosovë me Vjosën dhe Kurtin e te tjerët të cilët i injoron për interest e Serbisë.

Albin kurti nuk po kërkon luftë, por po e paralajmëron mundësin e një lufte nga ana e Serbisë?!
Fiilimisht Serbia i ka drejtuar shigjetat në destabilizimin e tërë Ballkanit Përendimor. Ajo fillimisht po e luaj lojën e djallit, po e luaj lojën e zjarrit. Serbia po kërkon prap të derdhet gjak ne tërë hapesirin e Ballkanit Përendimor, kur kjo tokë ende nuk është terë nga gjaku i më parmë i shkaktuar nga luftrat e Serbisë.

Në këtë drejtim sot gjendja në Veriun e Kosovës dhe përrreth te sajë nuk është aspak e mire,është e tensionuar dhe e tmershme kur Kosova është pothuajse në një rrethim te hekurt ushtarak,sepse ushtria serbe,.militante dhe kriminelët e llojit te Veselinoviqeve,Radojçiqeve dhe Rakiqeve sillën ande si bishat e qartura dhe presin rastin për sulm.Mu për këtë arësye kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ngritë shqetësimin e tij.Ai në një bisedë të hapur nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte në Kosovë, pasi sipas tij, rreth kufirit të Kosovës me Serbinë, në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 i përkasin xhandarmërisë.

Ai beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt dhe se nuk do të ketë më luftë.Kjo sipas tij është gjendja dhe situate reale,jo se ai po kërkon luftë por po e paralajmeron mundësinë e një lufte. Sipas Kurtit, Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina, dhe kjo përbën rrezik për Ballkanin Perëndimor. “Përderisa serbët i kanë këto ëndrra për Kosovën si pjesë e Serbisë, këto ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë luftë pa Serbinë, as paqe pa shqiptarë”, ka theksuar Kurti në një intervistë ekskluzive për Vecernji list.

Deklarata e tillë e kryeministrit Kurti për rrezikun e ndonjë lufte të mundshme në Ballkanin Perëndimor e sidomos më Kosovën, u këqinterpetuan nga opozita e Kosovës për qellimet e tyre meskine,për përfitime politike, për ndonjë avantazhë politikë ne skenën politike duke e injoruar deklaratat e Kurtit se ai gjoja ai po kërtkon te luftohet me Serbinë, se po nxitë luftë me Serbinë.Më te zëshmit në këtë drejtim ishin kr eret e partive politike si Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi, Ramush harajdinaj por edhe të tjerët të llojit të Isa Mustafës te degraduar. Kurse një fare grnelisti i Kosovës Avdulla Hoti ne veçanti deklaroi se disa politikanë që e përmendin luftën (aludon ne kryeministrin Kurti), e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflaconi i lartë e pakënaqësitë sociale”, etj.

Por kërcnimet për luftë janë të pranishme nga ana e Serbisë e sidomos tani kur Rusia është në luftë më Ukrainën nga e cila po përjeton debakël te ngadalët dhe se përkeqesimi i situates se luftës atje mund të kët edhe reprekusione në Ballkanin Përendimor kur Rusia për te larë fytyrën e vetë permës Serbisë të kërkoj te dhezë fituilin e luftës në Ballkaninn Përendimor e sidomos në Kosovë. Këtë me se miri e ilustron deklarata e vetë kreut te shtetit të Serbisë Vuçiq i cili këto ditë në gradimin e ushtarakeve deklaroi” Do të luftojmë për Kosovën”. Kjo është vetëm një prej shumë deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili në vazhdimësi po e kërcënon Kosovën.

Kërcënimet e shpeshta dhe të vazhdueshme, janë alarm për qytetarët e Kosovës, se me të vërtetë mund të ndodh një sulm i tillë nga Serbia e i përkrahur nga Rusia.

Duke u bazuar në sjelljët e Serbisë për kërcnimet e sajë me luftë ndaj Ballkanit Perëndimor e ne veçanti ndaj Kosovës te cilën e ka vu ne rrethim te hekurtë me ushtri dhe me bandat kriminele ne veri si vegla te sajë edhe ekspertët e sigurisë nuk përjashtojnë mundësinë për ndonjë provokim apo konflikt në veriune Kosovës perms bandave qe i ka atje dhe të cilat janë vu ne gjendje gatishmerie, edhe përkundër asaj se në Kosovë është KVOR-i dhe NATO dhe se kjo varet nga zhvillimet e luftes midis Rusisë dhe Ukrainës kur Rusia nisë te deshtoi duke i dhënë sinjalin Serbisë qe te veproi, por edhe nga vendosmeri e mbrojtjës se Kosovës nga KVORI dhe NATO. Mu për këte arsye duke e pare tensionimin e situates në very SHBA do i sjellë 300 marinca shtesë në mbrojtje të Kosovës nese e do nevoja.

Jo vetem qe u deklarua kryeministri i Kosovës për mundësinë e ndonjë konflikti duke e pare rrethimin e hekurtë te veriut me ushtri dhe më instalimin e bnadave kriminele ne veri, por një mundësi të këtill nuk e pëjashtojn as ekspertët e sigurisë. Kështu Philips, drejtor i programit për paqë dhe të drejta të njeriut në institutin respektiv në Universitetin e Columbis thekson se: ”Bota e ndarë midis demokratve dhe autokrateve, Vuçiq është rreshtuar ne anën e autokratëve. Nese Putin ndihet i deshpruar për shkak te humbjes së luftës me Ukrainën mund te përpiqet ta shpërqendroi Përendimi dhe NATO-n, duke e hapur një front tjetër e duke e përdor Serbin e Vuçiqin si një luftë në distance. Duhet te pregatitemi për këtë”shton profesori amerikan.

Edhe eksperti tjetër amerikan i sigurisë Ivan Sascha Sheean, prof në Universitetin Baltimore,fletë për doza të mëdha të rrezikut për shpërthimin e një dhune te përgjakeshme, sepse sipas tij Serbia prej kohesh i ka grumbulluar trupat rrtth Kosovës dhe patrollon kufirin me avion luftarak të prodhimit Rus, kjo është një pamje shqetësuese dhe e tmërshme thekson ai.

Por një shpërthim të pritur dhe të planifikuar mire nuk e përjashton as analisti i njohur amerikan Bugajski i cili thekson se ”Serbia është peng i Rusis ne Ballkan e cila po mundohet t’i përdor serbet për të nisur një luftë të re me fqinjët e sajë, për te rritur ndikimin ndërkombëtar. Sipas Bugajskit Beogradi dhe Moska vazhdimisht i akuzojnë qeveritë e Kosovës dhe shqiptarët se po kërcnojnë te drejtat dhe ekzistencën e pakices serbe në Kosovë”tezë kjo e cila ëshët në focus dhe në venmendjën e Serbisë qe një shekull e këndej për te kulmuar gjatë regjimit te Millosheviqit.

Shqetesimet e kryeministrit Albin Kurti për ndonjë rrezik te mundhëm konflikti përkrahet edhe nga ekspertet vendor. Doajeni dhe eksperti i sigurisë Ramadan Qehaja thotë se armatosja e Serbisë më armatim kryesisht të rend ovansiv nga Rusia e se fundit edhe nga Kina çdo gjë është e mundshme. Kujtoj, thekson Qehaja, se këto deklarata janë te bazuara dhe nuk kanë te bëjnë siç thonë disa nga opozita me tentative e shmangjës nga problemet e mbrendshme dhe zhvendosjën diku tjetër-ne rrezikshemrin nga angazhimi luftark serb ndaj Kosovës.

Organizimi i dhjetëra trajnimeve, ushtrimeve, manovrave në bashkëpunim të ngushtë me komandat dhe njësitet ruse me emërtime si “Vëllazëria Sllave” nuk mund të trajtohen thjesht si një demonstrim force”. Sipas tij, pretendimet e hapura të krerëve të Serbisë, janë argumente shtesë në favor të tezes që sulmi ushtarak nga Serbia nuk mund të përjashtohet. Edhe eksperti i njohur i sigurisë Hajrullah Tërnava theksaon se “Serbia dhe Vuçiq ne vazhdimesi po provokon situatën në Kosovë.Ajo bënë tensione ne vend edhe për shkak te mos realizimit te marevshjeve në dialog e cila po deklarohet me tendenca provokuese, destabilizuese, luftënxitëse ndaj Kosovës”.

Ndërsa eksperti i sigurisë Avni Islami thotë se “Serbia dhe ai që është në krye të saj, Vuçiq janë në gjendje gatishmërie dhe tendenca e tyre është që ta krijojnë në Krime të vogël ashtu siç ka bërë Rusia, por tash me veriun e Kosovës”. Eksperti tjetër i sigurisë profesori Seb Bytyqi thekson se edhe “pëkundër të pranisë ndëerkombetare Kosova nuk guxon të përjashtojë, neglizhojë kurrfarë presioni dhe agresioni nga Serbia. E kemi parë edhe rastin e Ukrainës por edhe rastet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Shpesh herë lufta dhe veprimet ushtarake kanë nisur kur nuk është pritur e sidomos kohëve të fundit. Kështu që Serbia mund të frymëzohet nga suksesi i Azarjbaxhanit ndaj Armenisë dhe të ndërmarrë diçka”, ka thënë profesori Seb Bytyçi.

Pra siç po shihet nga deklarimet e eksperteve të siguri ne nivel ndërkombëtar dhe vendor shqetesimet e kryeministrit Albin Kurti nuk janë vetem një frazë.nuk është pse ai po kërkon luftë,nuk është qe po e shqeteson popullatën e sidomos shqiptaret ne Kosovë, por këto janë vete shqetesimet e opozitës se Kosovës të të gjitha partive politike në Kosovë ne krye me Ramush Harajdinaj, Memili Krasniqin, Lumir Abdixhikun e disa të tjerë, te cilët nuk e kanë hallin e agresionit të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës, por halli i tyre nuk është interesi nacional i Kosovës, mbrojtja e shtetit por është ajo që me poshtersitër e tyre si politikan te paftyrë e pa dersë duke u rreshtuar përkrah Serbisë, anipse ajo i ka mbreh thikat mbi shpinën e Kosovës, për këtë këta mjeran te oppzites nuk kanë dertë.

Derti i tyre në këto ditë te veshtira nepër te cilat po kalon Kosova është se si të ia nxinë jetën qeveris Kurti, se si të bahën bashk edhe me Serbin e më te birin e djallit për te rrexuar qeverin Kurti, bile këta mjeran të pafytyrë shkojnë edhe aq larg sa qe i përdorin edhe femijt e shkollës duke i lane pa mesim për qellimet e tyre meskine të poshtra dhe karirjeriste. Këta mjeran qe me afër e kanë Vuqiqin se sa Kuetin e Vjosën dhe qeverin, se shpejti në zgjedhjet e ardhshme përseri votuesi, populli do te ua tregoi vendin do ta përdor gërbaqin për ti fundos si stërvina.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.