35.9 C
Tirana
E dielë, 28 Qershor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi PAS URËS

PAS URËS

0
Fetah Rrustem Sheholli

Pështjellim, shkundullimë e hallakamë
Re në qiell e në kokën time
Furtunë e vullkan…

Në fund të pranverës dielli shkrumbonte
Ftohtë!
As dielli më s’bënte dritë
M’u errësuan sytë…

Nëpër mjegull dallova mezi
Ndjellakeqen, Urën-kufi
Autobusi zhurmonte, rrotat rrotullonte
Heshtje
Heshtje varri!

Frymë pa frymëmarrje!
Udhëtoja e s’dëshiroja, ëndërroja e mallkoja
Përpara, në pikë të ditës
Errësirë, mall e lot shtesë

Pas Urës e pas shpinës:
Robëri, qëndresë e shpresë…
Tek Ura e Merdarit

Nisja për mërgim: 1 qershor 1994

Dërgoi për publikim, Arif Ejupi, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.