Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Në jetën dhe kujtesën e popullit mbetet vetëm ai njeri të cilin populli e ka dashur.
Në jetën e vet, poeti duhet të thur e të punoi mirë vargjet e tija, në mënyrë që ato të janë me vlerë e të prekin zemrat e njerëzve.
Jeta është e shkurtër, por e vërteta rron shumë dhe arrin larg.
Gjatë jetës, mos nxito në krijimin e miqsive të reja, por, poashtu, mos nxito në prishjen e miqsive të vjetra!
Jeta nuk është kurrë aq e shkurtër sa të mos kemi kohë të sillemi mirë.
Jeta, në thelb, është gjithmonë materiale, por, edhe kur baza e saj racionale nuk shfaqet gjithmonë qartë, ajo prapseprapë u shtrohet ligjeve të llogjikës (gjykimit).
Jeta na ka mësuar se historia s’bën gjë tjetër, vetëm se përsëritë vetveten.
Ju jeni ekspert për ekonomi e financa çfarë është mendimi i juaj për këtë lami sot tek ne?
Si ekspert për ekonomi dhe financa, gjykatat filluan që nga viti 1972 të më agazhojnë për ekspërtiza gjyqësore, se pari Gjykata Komunale e ajo e Qarkut në Mitrovicë, e pastaj edhe gjykatat në Vushtrri, Skënderaj, Leposaviq, Zubin Potok dhe gjykatat në Prishtinë (komunale, e qarkut, gjykata themelore e punës së bashkuar, gjykata ekonomike e qarkut) dhe thuaja se gjykatat në tërë Kosovës. Dëtyrën e ekspertit e kryeja me përshkushtim dhe nën betimin e dhënë dhe emri im si ekspert u bë i njohur edhe jashtë Kosovës: Instituti për ekspertiza gjyqësore dhe Shoqatat për ekspërtiza gjyqësore në Novi Sad e Beograd, dhe ndër ekspertët më zë të asaj kohe, unë kisha vendin e 3-të. Përmes duarve të mia kanë kaluar mbi 30 mijë lëndë gjyqësore, në të cilat kam kryer ekspertiza. Ishte punë me përgjegjësi të veqantë morale e penale, sepse prej eskpertizës varej se cfarë Aktgjykimi do merrte gjykata, pra, ekspertiza konsideroj element relevant. Me ekspertizë duhej të vërtetohej gjëndja faktike në bazë të dokumentacionit autentik/burimor origjinal.
Eksperti i përgjegjshëm para Trupit Gjykues, para Prokurorit, para mbrojtësve/avoketërve, andaj duhej përgatitje profesinale kur prezentoje në gjykim. Vlen të përmenden dy gjëra interesante: e para, kam pas rastin kur një lëndë që më është dorërua nga gjykatësi peshonte diku 300-400 gram, e kur mblodha materialin që e kisha shiquar gjatë ekspërtizës, e një pjëse duhej bashkangjitur Ekspertizës si provë, dhe kur ia ktheva lëndën gjykatësit, lënda peshonte 33 kilogram; e dyta, në një seancë gjyqësore në Mitrovicë, diku në vi. 1990, kur prokurori kishte akuzuar pa bazë një të pandehur, ku unë kisha kryer ekspertizën, disi prokurori më nëvlerësoi dhe më nënqmoi e unë u ngrita dhe para Trupit gjykues të përberë prej 5 anëtarëve, para 4 avoketërve dhe publikut në sallë, ia bëra në gjuhën e tij: ”Svak mozhe kako hoqe, ali nemozhe dokle hoqe!” -“Secili mundet si të dojë, por nuk mundet derisa të dojë!” Me këto fjalë të mia prokurori u ndie i ofenduar dhe i propozoi Kryetarit të Trupit gjykues – gjykatësit që “…fjalët e ekspertit të evidentohen në procesverbal, sepse janë ofenduese dhe kërcënuese ndaj prokurorit të Qarkut, dhe mbi këtë të thirret Inspektorati i SPB-së (sekretarijatit për punë të brendshme) e të ndërmerr masa ligjor ndaj ekspertit.
Mirëpo, gjykatësi, pas një pauze, “nuk ia pranoj” këto fjalë të prokurorit të hyjnë në proces, dhe unë u ndjeva më i qetë, se ishte koha e pas marrjes së autonomisë së Kosovës, kur vinin në ndihmë gjykatës e prokurorë nga Serbia e Mali i zi dhe “vrânin e kthjellnin në Kosovë” e numri i gjykatësve shqiptarë, sa vinte e zvogëlohej. Pas vitit 1990, pasi isha i larguar me dhunë nga Kombinati Trepça, vendosa në atë kohë dhe në at regjim serb, dhe rregjistrova si veprimtari të pavarur ekspertizat gjyqësore si firmë: “Ekspertiza Gjyqësore, ekonomiko-financiare” dhe vazhdova të punoj si firmë – e licencuar dhe si ekspert i pavarur gjer në vitin 2004, kur u dëtyrva që më padeshirë me familjen time të emigroj në Suedi, ku me Lejeqëndrim dhe Shtetësi suedeze jetoj që 8 vite. Të theksoj se gjatë karierës sime si ekspert gjyqësor, përmes duarve të mia kanë kaluar më së 30 mijë lëndë gjyqësore, në të cilat kam kryer ekspërtizë.
Mburem dhe jam krenar që në Kosovë isha i pari dhe i vetmi ekspert, jo vetëm ndër shqiptarë, që kisha statusin e ekspertit të përhershëm, e që nga viti 1991 edhe firmën e pavarur për ekspertiza gjyqësore dhe isha i njohur dhe i angazhuar jo vetëm në të gjitha gjykatat nëpër Kosovë, por edhe ekspert në Entin për ekspertiza gjyqësore në Beograd, Shoqatën e ekspertëve gjyqësor në Novi Sad, kështuqë, në ato lëndë të këtyre ku kërkohej të kryhej ekspertiza, e që kishin të bëjmë me ndërmarjet nga Kosova, gjyqëtarët i orijentonin këto ekspertiza tek Byroja ime, duke ua shpjeguar palëve në kontest se ”e keni ekspertin e autorizuar në Kosovë, konkretisht në Mitrovicë.
Pas një kohe, më shpjegonin disa nga gjyqtarët e nacionalitetit serbë, se kanë vërejtje ”ata të Beogradit: Si po lejoni që ekspertizat t’i drejtoni kah eksperti shqiptarë?!” Ndërkaq përgjigja e gjyqtarëve ka qenë e prerë: ”Néve, si gjyqtarë, nuk lëshohemi në përkatësinë nacionale të ekspertit, por në aftësitë e tija profesionale e shkencore, dhe se kur ky ekspert (shqiptarë) kryen ekspërtizën, jemi plotësisht të bindur se ”për shkak të ekspërtizës” lënda nuk kthehet në rigjykim, nga se eksperti e kryen me përkushtim dhe me prova relevante e mbështetë ekspërtizën”.
Jeni edhe mësues i fëmijëve shqiptar në mërgim çfarë mund të na thoni për këtë, si funskionon arsimi i tyre sot?
Siç theksova më lartë, me padeshirë e lëshova Kosovën dhe emigrova në Suedi (2004), por këtu, pa pasë obligim (përshkak të moshës) me vetëdeshirë kërkova të shkollohëm dhe në afat të shkurtër mbarova Shkollën për Emigrantë SFI (grupin A, B, C dhe D) dhe vazhdova kursin për “Suedishjta 2″ të cilin e kreva me sukses. Në ndërkohë, në moshën 63 vjeçare në suedi e dhashë provimin për vozitës/shofer, pas kësaj më thonin në shkollë: bëjmë çudi, si një emigrant shqiptar, në moshen 63 vjeqare të fitoi Patentin për shofer, që as suedezet në këtë moshë nuk do mundnin me kalua?!
Pasi shkollimin e mbarova me sukses, as pa e dijtë as pa kërkuar, më njohtuan se më kanë pranuar m ë s u e s të nxënësve shqiptarë, boshnjakë, kroatë e serbë. Mirëpo, shkollat ku duhej të mbaja mësimin gjëndeshin larg qytetit tim (në Orkelunga, Shevlinge, Kallmar etj, që janë edhe mbi 200 kilometra larg) dhe sipas rregullave të Suedisë, unë duhej t’i bartë shpenzimet e udhëtimit në këto largësi në njërin drejtim, e tek në fund të vitit të bëhet refundimi.
Më kushtonte shumë shtrenjët vetëm udhëtimi e unë isha “me ndihma soiale” dhe nuk pata mundësi të vazhdoj punën si mësues, se edhe asthu kisha pak orë mësimi dhe “m’u afrua pensionimi”. Sa i përket arsimit në Suedi kam vetëm fjalë miradije. Kam shetitur nëpër shumë shtete të Evropës: Gjermani, Zvicër, Austri, Francë, Angli, ku kam vizituar shumë shkolla dhe universitete, por organizim të shkollimit si në Suedi nuk kam parë. Suedia ua plotëson të gjitha kushtet nxënësve, edhe ushqimin në shkollë. I aftëson që, pas mbarimit të shkollimit janë të aftësuar dhe të përgatitur si asnjë profil në vendet tjera. I përvetësojnë nxënësit i “bëjnë për veti”, sa që nxënësi në radhë të parë e dëgjon dhe e kryen atë që i thotë mësuesi sesa atë që i thotë mami e babi.
Për dallim nga vendet tjera, nxënësit suedezë mësuesin/mësuesën e thërrasin në emër dhe kjo s’paraqet pëngesë fare për ta. Suedia është shtet demokratik dhe ekonomikisht shtet i fortë, prandaj po them: nëse dëshirojmë shtet të fortë, duhet ta kemi themelin e fortë, e themeli i cdo shteti është a r s i m i!” Poashtu, edhe për nxënsit e emigrantëve (refugjatëve) kanë të njejtat kushte, vetëm se mësimi në gjuhën e tyre amtare mbahet brenda orarit të mësimit në shkollë e jo si mësim shtesë i ndonjë nacionaliteti. Mendoj së në arsimimin e fëmijve shqiptarë, rol evident luajnë prindërit. Nuk ka pasurit tjetër më të madhe që ia lën në trashëgim prindi fëmiut, sesa edukata e mirë. Mirëpo, qëndron edhe tjetra sa u përket fëmijve të tyre: Sa më të mëdhenj e sa më të njohur t’i kemi prindërit, aq më të madhe e kemi përgjegjsinë dhe obligimin që ata mos t’i koritim.
Sa jeni ju i kënaqur me punën në shkolla në mërgim kur kemi të bëjmë me Lëndën e Gjuhës shqipe, sa është ky mësim sot efektiv tek fëmijët mërgimtarë?
Po ia filloi më këtë thënie: O zë i ëmbël! Sa bukur tingëllon gjuha amtare të atdhé të huaj. Në qoftë se dëshiron të njohësh e ta duash edhe më shumë atëdheun tënd, jeto pak në atëdhé të huaj!
Pjesërisht u përgjigja në pyetjën paraprake sa i përket arsimit, prandaj nuk po e përsëris, po po shtoj se “Lënda e gjuhës shqipe” thuaja se i përfshinë të gjitha lëndet shoqërore dhe mësuesi shqiptarë është shumë i ngarkuar me plan-programe dhe me ndërlikueshmërinë e lëndës që e shtjelllon dhe ua bën të kuptuar nxënësve shqiptarë. Kam vërejtuar se të gjithë mësuesit shqiptarë kanë bartë me vete përvojën nga atdheu i tyre dhe e kanë kompletuar më atë suedeze. Ajo më e mira është se të gjithë e njohin mirë suedishtën dhe shqipen, e kjo nuk u paraqet pëngesë dhe janë në gjendje që edhe neënësve suedezë t’iu japin mësim të mirëfillët. Mësuesit shqiptarë e arrijnë efektin, në radhë të parë, duke e mbajtë gjallë gjuhën shqipe, duke ua mësuar nxënësve bashkë me gjuhën edhe historinë, kulturën, traditën e Kombit shqiptar.
Një mergimtar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër si është Ismeti nga natyra?
Për nga natyra, edhe të tjerët me thuan se jam i qetë. Por sa i përket informimit mbi atë që është aktuale, jam mjaft i përpikët. Unë kam shprehi – shumë shkruaj, marr shënime për ndonjë temë që më zgjon kureshtjën dhe nëse dikë e informoj, atëherë e informoj drejtë, sepse informimin e marrë burimor, ose, nëse dic nuk më kujtohet, i them bashkëbiseduesit: ndal të shiqoj se e kam të shkruar. Atë që e shënoj, anipse e shkruaj në kompjuter, dorëshkrimin e ruaj. Posedoj mbi 20 fletore të mëdha-shumfletëshe me përplot shënime dhe afër 10 mijë faqe të shrkuara në kompjuter e të bartura në CD.
E mbaj edhe “Ditarin” e jetës, dhe kisha preferuar secilit që di shkrim e lexim të mbaj “Ditarin”, i cili, veq tjerash është “Përkujtues” i mirë në jetë. Gjatë kohës sa “punoi” në kompjuter, afër e mbaj fletorën dhe lapsin dhe shënoj ato që duhet evidentuar – s itë rëndësishme dhe mëpastaj i “qes në kompjuter”. Kur flasë, apo përgjigjem, gjithmonë i përmbahëm asaj të kaherë e kam të mësuar: “Mendo mirë, si në rast kur e lavdëron dikë, por edhe kur e “përgjon” tjetrin, për të dyja ti e mbanë përjgegjësinë!” (Naim Frashëri). Prandaj i porosis të gjithë ata që duan të flasin apo të shkruajnë: “Qite fjalën me vend! Në se e qet fjalën pa vend, i mencuri nuk ta vlerëson, e i marri mund edhe të të ofendon!”
Edhe pse për nga natyra më konsiderojnë të qetë, prapë se prapë: ujkut i përgjigjëm edhe më me shumë trimëri – dhelprës i përgjigjëm edhe më me shumë dhelpëri e dinakëri!
Ju jeni shkrimtar, ekonomist, publicist, çfarë është aktiviteti juaj në media. Si e ndieni veten si mësues, shkrimtar, ekonomist në mërgim?
Për sa i përket ekonomisë dhe mësuesisë, për mua janë “të perënduara”, pasi tash jam në pension. Por nuk jam edhe krejt “i harxhuar, i pa vlerë!” Njeriu gjatë tërë jetës merret me mësim e dituri: në rini, gjërat i mëson për vete, në pjekuri – mësimet e rinisë i ven në zbatim, i futë në jetë; në pleqëri – i mëson të tjerët! Këtë duhet ditur secili. Ndërkaq sa i përket profesionit të shkrimtarit dhe publicistit, këtë “zanat” e fitova në mërgim. Kur vendosa të mbetëm në Suedi dhe mora Lejeqëndrimin e tash edhe shtetësinë, me preferimin e shumë miqve fillova të merrëm me shkrime. Në fillim me disa poezi të shkurtëra e me disa fjalë të urta, aforizma, thënie filozofike, fillova të krijoj vet mendime që i titullova “Mendimet e zemrës”, pastaj anektoda, rrot’lla, meselé, fabula, satira dhe kur me dikë bisedoja, apo i shkruaja, përdorja ndonjë nga këto, më thonin: sa po e hijshon muhabetin me to.
Kur jepja ndonjë koment të ndonjë shkrim i mirë, poashtu përdorja ndonjë fjalë te urtë, “mendim të zemrës”, diku-diku edhe ndonjë akekdotë, rrotull, atirë apo fabulë, disi u pëlqenin autorëve dhe kjo u bënte shkas që të krijoj miqësi të reja e të mirëfillëta. Ngjashëm më ka ndodhë me shumë krijuesë e publicistë që tani jemi miq, poashtu edhe me Mikun e Madh të Shqiptarëve prof Ullmar Qvick, i cili në fillim tëntonte të terhiqet nga unë, por më fjalë të urta, thënie filozofike, me mendimet e zemrës, “thua se e bëra për veti” mikun Ullmar dhe pastaj më shkruante rregullisht duke me quajtur Ismet -filozof. Kështu duke u marrë lakmi disa shkrimtarëve, publicistëve, fillova edhe vet të shkruaj dhe këto shkrime u pritën fort mirë nga auditorijumi i gjërë.
Shumë udhëheqës dhe moderatorë të emisioneve të ndryshme në TV apo radio, shumë drejtorëe e webfaqeve dhe kryeredaktor të gazetavdhe filluan të më kërkojnë “krijimet e mia” dhe u binda në thënien se: “As teologët në kisha e xhamia, as oratorët më zë në parlamente, as ligjëruesit më me famë në shkolla e universitete, nuk kanë më shumë ndikim në popull, sesa mediat dhe shtypi!” (Winston Churchill, ministër i dikurshëm i Anglisë). Kështu kam publikuar në albanur.net (Londër), radio-kosova, Juniku.org (Zürich), Radioprojekt2-Kopenhagë,Lidhja e Shoqatave Shqiptare Bårlënge-Suedi, islam gjakova.net, zemrashqiptare.net, shemsi.tk, revista drini.com, zeri i arbërit-Oslo-Norvegji, Forumi Shqiptar, revista “Besa”, etj. Kryeredaktori i revistës “Dituria” në Borås (Boros) – Seudi, z. Sokol Demaku më ka ofruar bashkëpunim, mbi çka e falënderoj tejet mase dhe pres që se shepjti krijimet e mia do të gjejnë vend edhe në këtë revistë, ku publikohën shkrime të mirëfillëta. Të gjithë i falënderoj përzemërsisht sepse këta ma zbardhën fytyrën- qofshin faqebardhë! Me këtë që thashë, duhet të ndjehem mirë si shkrimtar e publicist.
( v a z h d o n )











