Drejtimi i shtetit nga parti të reja!

0
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa, 02.04.2024

Asnjëherë në jetën time nuk kam mbajtur armë në trupin tim. Lapsi dhe librat më kanë shoqëruar dhe më shoqërojnë edhe sot. Armë e kam lapsin, shok e kam librin. Kam ndihmuar të tjerët aq sa kam pasur mundësi, por të keqen askujt nuk ja kam menduar.

Sllogane të vjetëruara me strategji mashtruese për qytetarët dhe mërgimtarët

Slloganet “Drejtimi i ri” dhe “Rruga e re” të shtetit me parti të vjetra dhe tejëkonsumuara politike si në rrafshin e brendshëm politik ashtu edhe në atë të jashtem diplomatik, nuk janë gjë tjetër veçse një mashtrim i ri për qytetarët e vendit.

Thuajse qytetarët e vendit dhe mërgimtarët janë aq naiv për të mos e kuptuar mashtrimin e provuar disa në lëkurën e tyre. Qytetarët duan ndryshimin e kursit qeverisës e jo përseritjen e refrenit, i cili vendit i solli stagnimin ekonomik, kurse qytetarëve varfërimin dhe denigrimin social.

Vetëdijësimi i qytetarëve është imperativ i kohës, kurse ndërgjegjësimi i mërgimtarëve për bojkotimin e vizitave të ekspeditave të partive të dështuara politike është urgjente për të parandaluar mashtrimin e radhës nga politikanët mashtrues dhe matrapaz, të cilët, vizitat në mërgatë i shkrytëzojnë, jo për të nderuar dhe ndihmuar mërgimtarët, por, për të bërë shpërlarjen e parave të pista në shtetet evro-perëndimore.

Falenderim publik për kryediplomaten Gërvalla

Kur jemi në këtë segment duhet ta falenderoj publikisht kryediplomaten, znj. Donika Gervalla për ndaljen e abuzimit të buxhetit të shtetit apo zbrazjen e grazhdit për sekserët diasporës në shërbim të pushteteve të kaluara në Kosovë, të cilët në emër të organizimit të aktiviteteve dhe hapjes së shkollave shqipe në Diasporë përfitonin me dhjetramijëra euro e më shumë në vit nga Ministria e Diasporës që nga rishpallja e pavarësisë e këndej.

Me ndaljen e kësaj gjakderdhje financiare nga zv.kryeministrja dhe kryediplomatja Donika Gërvalla janë kursyer miliona euro të buxhetit të shtetit.

Në asnjë rrethanë nuk duhet të lejohet kthimi prapa apo kthimi i shtetit nën drejtimin e partive dhe grupeve të interesit që e rropën dhe ç’rropën shtetin për dy dekada rresht, të cilat e trajtuan shtetin si plaçkë lufte, kurse qytetarët dhe mërgimtarët i trajtuan si skllëvër dhe instrument të pasurimit të tyre.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.