10.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Promovimi i projektit për Serbi të Madhe dhe Emanuel Makron

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Serbia dhe Vuqiqi po promovojnë rrefimet e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Kjo i ngjanë thënjës ”Ujki qimën e ndron por zanatin nuk e harron”. Ky nuk është spekulim por është karakteristikë e sjelljeve dhe veprimeve të presidentit serb. Për t’i shpjeguar tezat e tilla, më së miri është të kthehemi pak në biografinë kriminale të Vuqiqit, i cili po përkdhelet nga BE-ja. Ai ka qene anëtar i Partisë Radikale Serbe të kriminelit të luftës, Vojsllav Sheshel. Moti që të dytë këta së bashku më Millosheviqin kan promovuar projektin për Serbi të Madhe.

Në këtë Serbi të skicuar moti ishin përfshirë BH-ja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Në gjithë këtë mesele serbomadhe ka lidhshmëri tradicionale Rusia më Serbinë. Qysh nga Luftërat Ballkanike e deri më sot, Rusia është paraqitur si vëllai i madh i Serbisë. Rusia dhe Serbia janë ato që po i rritin tensionet politike të shoqëruara më dhunë në rajon, e veqmas në Kosovë. Edhe propagandimet e medieve i kanë të përbashkëta. Ndikimi i mediave ruse është rritur shumë në Serbi, posaqerisht pas shpërthimit të luftës në Ukrainën sovrane.

Një tjetër aleat i Serbisë ka mbetur duket Franca, e sidomos kjo e Emanuel Makronit. Presidenti francez ishte ai që e vonojë edhe ashtu të vonuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse u plotësuan kushtet e kërkuara nga BE-ja. Deklarata e tij e fundit, së ka mundësi që Kosovës nën sanksione shumë të padrejta ti ndalohet edhe liberalizmi tashmë i konfirmuar është apsurditet i llojit të vet. Kjo dëklaratë e Makronit, shpërfaqi aleancat e vjetra më shtetin serb. Tjetër. Ky gjoja behët sikur i kërcënon Kosovën dhe Serbinë, por në fakt këtu bëhët fjalë vëtem për Kosovën që është më shumë se skandaloze.

Serbia liberalizimin e vizave e ka moti, ndërsa Kosova më shumë përipeci e pikërisht nga makinacionet politike të Makronit, e fitoi të drejtën e levizjes së lirë këtë vit. Serbia nuk është nën masa të sanksioneve ekonomike dhe politike, pikërisht së për këtë po kujdeset Franca. Dhe, natyrishtë së as qëndrimet politike të dy ndërmjetëseve te BE-së, në bisedimet Kosovë-Serbi, Borrel e Lajqak, nuk ka mundësi të janë ndryshe, veç qëndrime proserbe. Serbia dhe Rusia gadi që nuk e kan futur Ballkanin në luftë, e Vuqiqit si protagonistit kryesor nuk po i mungon as një qime e flokut.

Po ndëshkohët Kosova e vogël e cila po mbron sovranitetin, për apetitet serbomëdha, kurse Serbia po ledhatohet.Serbia më strukturat kriminale në veri, krejtë pas luftën nuk pushojë së vepruari më aksionet subversive e shumë të dhunshme për të ndarë Kosovën. Kësaj fryme të destabilizimit i kontribuan Lajqak, Borrel, Eskobar, Makron të cilët përkrahen bandat serbe, e akuzuan Kosovën për ngjarjet e fundit destabilizuese në veri të Mitrovicës.

Është për çdo lavdatë edhe për të parën here, që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të reagon ndaj dëklaratës amatoreske politike e hileqare ndaj Kosovës, të Emanuel Makronit. Nese Makron po kërkon më çdo kusht dhe në dëm të Kosovës të ketë normalizim të marrdhënjëve më Serbinë përmes bisedimeve, duke e kushtëzuar Kosovën, Vjosa ja beri më dije së nese ndodhë ashtu siq ka dëklaruar presidenti francëz, bisedimet duhet të ndërpritën. Dhe, zatën këto bisedime kurrë nuk kan pasur kuptim as të zhvillohen.Pse?

Serbia nuk ka kërkuar kërkim falje për gjenocid ndaj shqiptarëve, nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, nuk e ka hequr nga preambula kushtetuse Kosovën si pjesë përbërëse e Serbisë, nuk i ka paguar dëmet e luftës, dhe as që ka bërë gjë për të pagjeturit shqiptarë si pjesë e marrveshjës që është. Edhe diçka për në fund të këtij shkrimi. Nga përspektiva e shteteve perëndimore, është që mos të bashkëpunohet më ish kriminelet e luftës, siq është Vuqiqi.

Tolerimi i regjimit autokratik e shovenist të Beogradit, nuk e dërgon rajonin në paqe dhe prosperitet, dhe as që I ndihmon proceset demokratike. Strukura politike e BE-së i ka të gjitha instrumentet konkrete për ti bërë presion Serbisë. Por, më dëklarime të tilla të deritashme të Borellit, Lajqakut dhe Makronit, nuk do të arrihet paqja në rajon, dhe Zoti e dinë kur do të kemi normalizim të marrdhënjeve Kosovë-Serbi.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit