Nuk të kam harruar

1
167
Leonardo Nika - yellow

Nuk të kam harruar as në mendim
Të kam akoma pjesë të shpirtit tim
Mungesën tënde e vuaj shumë
Lotët më rrjedhin por si lumë

Fotot e tua s’i shoh dot
S’e sytë e mi mbushen me lot
Vetëm në ëndërr mundem të të përqafoj
S’e kaq shumë të dashuroj

Ky shpirti im i ndjeshëm ka kohë që të thërret
Nga dashuria për ty unë u bëra poet
Kthehu shpirti im ku je arratisur
Të shikosh zemrën time sa shumë është mërzirur

Unë do të kaloj male do të kaloj dete
Do tu lutem zogjve të më marrin me vete
Të më sjellin atje tek ty
Që ti puth ata dy sy

Edhe me hënën do bisedoj
Rrugën për tek ty të ma ndriçoj
Përmes gojës së krokodilit do të kaloj
Dhe sikur ta di që do më kafshoj

Ndjenjat për ty s’i komandoj dot
Më lejoni të qaj me lot
Sa të fortë e kam për ty dashurinë
Mund ta pyesësh veç perendinë

(Autori i poezisë) (Leonardo Nika)
(18 shkurt 2024)

1 KOMENT

  1. Mënyra e të shkruarit, stili i butë dhe melankolik, rimimi i vargjeve mjaft i mirë ja vlen poezia të lëxohet dhe të mësohet përmendësh. Kjo poezi mundet edhe të këndohet dhe do të tingllonte edhe më fuqishem më instrumentin e gitarës, pianos dhe çiftelisë. I lumt Z. Nika.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.