Shkolla private pakistaneze në Amerikë – vajzat me hijab…

0
567
School - girls with hijab

Në foto, ilustrim i një klase të vajzave me hijab…

Valbona Quku - Lifsha Valbona Quku Lisha

Kishim rreth pese vite ne amerike, ishte viti 2000. Jeta ne kontinentin amerikan kishte fillu me hy ne normalitet. Im shoq vazhdonte me punu me ore te zgjatuna e une vazhdojsha mos me pase asnji moment per vedi, cdo gja ishte 100% ne sherbim te femijve dhe familjes. Vajza ishte ne klase te dyte dhe sa kishte fillu me kriju shoqni me dy vajza qe i kishim kojshi te cilat gjithashtu ishin ne te njajten moshe. Ishin dy vajza te qeshuna brune me floke te preme shkurt, mjaft aktive per moshen.

Me kalimin e kohes u miqesuem edhe me prindt e tyne. Ishin nji familje nga Pakistani, baba ishte drejtor i nje shkolle private muslimane, ndersa nana ekonomiste e nalte. Me bante pershtypje menyra e te veshunit te nanes se vajzave, nje shall me ngjyre te kuqe si ne vishnje i mbeshtillte trupin duke i lane disa pjese te belit te zbulume. Ishin nji familje intelektuale dhe ne menyre krejt organike fillume me shkemby vizita ne shtepite e njeni-tjetrit. Ishte periudha qe une sa kisha fillu me vleresu licensen e mesueses dhe po mendojsha seriozisht me u licensu qe me pase mundesi me ushtru profesionin e mesueses.

Nje dite kur po e diskutonim kete problem, i jati i vajzave na thote. “Asht shume ma kollaj me punu ne nji shkolle private nuk keni nevoje me marre licensen e mesuesit. Gjithashtu ne se deshironi mund te punesoheni te dy tek shkolla ku jam drejtor. Mund ti sillni edhe femijet ne shkolle pa pagese meqe do jeni mesues ne te njajten shkolle. Kur te doni mund te vini ta vizitoni shkollen.” Meqe vajzat ishin shoqe dhe rrinin me shume deshire me njena tjetren, nuk u menduam shume dhe dy dite mbrapa u nisem me vizitu shkollen.

Drejtori, baba i shoqeve te Violes na prite tek dera. Ne fillim na shoqeroj tek zyrat, e mandej u nisem per nga klasat. Cdo gja ishte e rregullt dhe e paster, nuk u shifnin femije neper koridore as adult gja qe me terhoqi vemendjen. E tane ndertesa ishte e lyme ne ngjyre neutrale, gja qe e bante ambjentin me u duke i ftohte dhe profesional. Te gjitha kto detaje mu desht me i kerku ne memorje, meqe me kalimin e viteve cdo gja ishte mjegullu, normalisht. Sa kaluam nji kthese, para na doli roja i sigurise, figuren e tij ndrysh prej te toerave e kam edhe sot te qarte me imtesi.

Nje burre i gjate gjithe muskuj, me lekure te zbehte, i heshtun me veshtrimin e tretun diku ne nji pike te papercaktume. Ne ate moment I gjithe trupi jem shkoi ne nje gjendje 100% alerte. Cdo detaj jo i randesishem deri ateher, u nenvizu me ngjyra te shndritshme mbrenda nji fragment secondi. Vazhdume rrugen tek klasa 2A ku mendohej te bante pjese edhe Viola. Dera u hap mesuesja nje zone americane me floke te kuqe na buzeqeshi nga tavolina, ktheva kryet nga klasa, rreth 20 vajza mes tyne edhe shoqet e Violes me jihab te uluna neper banka.

Ftyrat e tyne nuk e kishin normalitetin dhe shkelqimin e zakonshem, me te cilin isha msu me i pa. Djemte dhe vajzat ishin te ndame ne klasa te ndryshme. Drejtori vazhdoj me fole per hollesina te tjera si rroga etj, por fjalet e tij nuk mberrinin sic duket ne receptoret e mija te ndigjimit. Mbaj mend qe im shoq vazhdonte te fliste me ngadali me drejtorin i cili na shoqeroj deri tek dera e jashtme e ruajtur nga rojet e sigurise.

Kur dolem jasht u pame ne sy, nuk kishim nevoje me fole, vendimi ishte marre. Viola dhe Gerti nuk do te paguanin qe nana e baba i tyne te kishin nji jete normale…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.