Recension i shkurtër
Skënder Karaçica
Akad. Idriz Ajeti, ishte figura intelektuale, shkencore, pedagog i brezave në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, që jetoi dhe mori frymë për një shekull në nënqiellin e Kosovës.
Opusin e tij shkencor ndër vite, me prorosinë e Akad. Idriz Ajeti iu besua për fushën e studimeve kërkimore-shkencore dr. Begzad Baliu dhe, tevona të angazhimit të Dr. Bahtijar Kryeziu, që për frymën në dritën e shkrimit shkencor, Akad. Idriz Ajeti ia ndërtuan panteonin e shekullit të dijes akademike për fushën e gjërë të shqipes në vijat e gjuhës së lashtë indoevropiane dhe të kulturës shqiptare.
Në një studim për figurën e albanologut të shekullit të kaluar Akad. Idriz Ajeti, në shkrimin e dr. Begzad Baliu me ka rënë para syve dialogu i shkurtër me profesorin Ajeti në apartamentin e tij në Prishtinë.
Në historinë e frymës shkencore dhe letrare, studiuesit dhe shkrimtarët, tashti janë bër përmendore në shkencën e gjuhësisë dhe të letërsisë, bartësitë e fushës shkencore-letrare dhe, na është prezentuar nga kritika se si ata e parandjejnë orët e fundit të jetës.
Në takimin e tij me Akad. Idriz Ajeti, i këndshëm, i afërt me taktin e Tij prej shkencëtarit e pedagogut të brezave shqiptarë në Kosovë, dr. Begzad Baliu, pena e tij prej studiuesi hodhi dritë në bisedën në relacionet e jetës, që, sipas profesor Ajeti, tashti ka ardhur fundi, – i thoshte ai studiuesit të ri Begzad Baliu.
– Nuk kam shumë kohë të pres, – me përseriti duke buzëqeshur. E kishte fjalën profesor Ajeti se mosha e tij një shekull jete në botën kërkimore-shkencore në fushë të shqipes dhe, sipas tij trokitja e orëve të fundit të jetës.
– Jo,jo- i thoshte profesor Baliu, – do të keni kohë e do të prisni Ju kur do të dalin në dritë botimet e dorëshkrimeve të tij të dijes për shqipen dhe kulturën shqiptare!
Njerëzit e panteonit të dijes shkencore dhe letrare,tashmë jemi në dijeni se si e dijnë për orët e fundit të jetës,shkruajnë kronikat tona dhe ato të përbotshme.
Profesor Begzad Baliu e mbajti fjalën dhe dorëshkrimet që ia dha në duart e tij Profesor Idriz Ajeti,dolën në dritë dhe u bën pronë e dijes për institucionet shkencore,akademike dhe universitare në hapësirën gjithë shqiptare.
Ne të gjithë jemi të tijtë të Akademik Idriz Ajeti!
Çikago, më 15 tetor 2024