LAJME
CHRIS ENLOE, TheBlaze.com – 12 janar 2023 – Përktheu Arben Çokaj
Një familje në Las Vegas është në zi për humbjen e një adoleshenti, i cili vdiq “papritur e pakujtuar”, pasi pësoi arrest kardiak.
Jordan Brister, 17 vjeç, ishte në shkollë më 3 janar kur pësoi arrest kardiak të papritur. Ai u gjet brenda njërës prej banjave të shkollës pas orës së palestrës, tha familja e tij për KSNV-TV.
Zyrtarët e shkollës ofruan mbështetje për shpëtimin e jetës dhe Brister, e transportua në një spital aty pranë. Por ai vdiq të dielën, pesë ditë pas urgjencës së tij mjekësore.
Një GoFundMe e krijuar për nder të Brister tha se nuk kishte asnjë shpjegim për vdekjen e papritur të Brister.
“Familja Brister ka pësuar një humbje të jashtëzakonshme, një humbje për të cilën asnjëri prej tyre nuk ishte i përgatitur”, shpjegon GoFundMe. “Jordan Tyler Brister papritur e pakujtuar pësoi arrest kardiak, ndërsa ishte në shkollë – pa asnjë shpjegim se pse.”
Nëna e Brister, Savanna, tha në një deklaratë, se djali i saj planifikobte të shkonte ushtar.
Jordan ishte një zotëri vetëmohues, i respektueshëm, jugor që ishte i sjellshëm me të gjithë. Ai ishte i zgjuar dhe simpatik. Ai donte të bashkohej me ushtrinë për t’u bërë një kërcyes para shpëtimi për të shpëtuar të tjerët. Në fund, ai shpëtoi të tjerët përmes dhurimit të organeve, kështu që ëndrra e tij u realizua disi. Ai ishte një vëlla i urtë dhe më i madh, i cili kujdesej shumë për vëllanë dhe motrën e tij. Jordan ishte me të vërtetë gjithçka që mund të kërkonit dhe më shumë. Ai kishte një zemër prej floriri.
Zyra e Kërkuesit të Qarkut Clark po heton për vdekjen e Brister. Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.