GJITHMONË ME ATDHEUN

0
Gjergj Kastrioti

Fragment nga poemi për Gjergj Kastriotin

Atdhe Geci - Kanuni poetik

Princa të nderuar të Shqipërisë dhe të Epirit
Gjergji, qëllimin e kam te lufta dhe te fitorja
të mundurit nëpër burgje trajtoni me drejtësi
mizorinë ndaj të mundurve mos e përdorni
shkrimtarët, historianët, ata që shkruajnë për
ne, ju duhet t´u jepni lapsa, letra dhe ngjyrë
përmes shkrimeve të tyre të ardhshmit do
ta njohin kohën tonë dhe luftën që po bëjmë.
Trima të luftës, në mua luftojnë gjitha flakët
e jetës, duart tona prush, gishtërijtë, guximi
dhe mendja, të tëra betejat që na shoqërojnë,
janë jeta jonë me diell, me hënë, dhe me yje.
Një zë në Parlament të Krujës pyet Gjergjin:
I nderuari Gjergj Kastriot! I nderuari prijës!
Ti je babai ynë pas Zeusit, Pirros e Thotit
pas Apollonit , Aleksandrit dhe Ptolemejve,
ti je mendja e luftëtarit dhe strateg i kombit,
sa është fuqia jonë për t´i dalë zot Arbërisë?
Trim, fuqia jonë s´ është e vogël! Ne kemi
aq gjak në trup sa t´i mbrojmë kufijtë tanë
dhe aq gjak në trup sa për t´i dalë zot vendit.
Gjergj, je gjak pellazg prej Shqipërisë Ilire,
dhe, gjak pellazg prej Dardanisë dhe Epirit
si t´ia ruajmë Shqipërisë emrin e diellit, Iliri
Gjergji, e sotmja do forcën tuaj dhe guximin
ne po mbrojmë veten si në kohët Homerike,
Princa të nderuar të arbërit dhe ju luftëtarë
të lirisë, ne e dimë si ngrihet dielli me duar!
Rroftë Shqipëria! Dhe Rroftë flamuri Kuq e zi!…

Atdhe GeciFragment nga poemi pë Gjergj kastriotin

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.