ZONJA VDEKJE S’MË DESHI NË “QAFË THANË”

0
377
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Unë erdha para Agimit)

Natën e kalova në “Qafë – Thanë”
Mes maleve. Dhe, mushkonjave:
Spitalit Përrenjas. Dhe, Rogozhinë.
Hënë nuk kishte. Dielli bënte gjumë
Zonja Vdekje, më mbante në prehër:
Ballin ma lëmonte me dorë. Flokët.

Të nesërmen, Engjëlli im Grua
Heret, më dha gji. Fuqi për luftë.

Dhe, Unë: erdha para Agimit…

(Dielli më rroku përqafe)

Rrugë e gjatë mes maleve. Hëna e plotë
Dhiare kërkoj përmes Liqenit. Dallgëve.
Qiriri i ndezur në breg. Shtrati nën qiell
Yjet kush m’i shkund natën mbi kokë?!

Mëngjes. Vesa m’i lau sytë. Ballin
Dielli, te Burimi më rroku përqafe…

(Nata më ikë nga duart
edhe pa një Grua
)

Gruaja ime besnike trembet. Dhe, bërtet:
Nuk dua të të marrë asnjë grua. Ujkonjë!
I përgjigjem: Megjithatë më mori një grua
Më hedh dorë më dorë majë lisave. Çative.

Gruaja ime besnike trembet. Çmendet
Nuk të lë në dorë të asnjë gruaje. Ujkonjë.

I përgjigjem: E kotë, më ka marrë Poezia…

(Unë nuk kam lotë
dhe nuk di të qaj
)

Vjeshtë. Gjethet më paskan mbuluar Natën
I ka shkundur Hëna e plotë. Qielli.
Qyqja, ma paska shtruar shtratin
E, Unë nuk kam lotë. Dhe, nuk di të qaj.

Vjeshtë. Gjethet më paskan mbuluar Natën
Unë, nuk kam lotë. Dhe, nuk di të qaj…

(Nuk mundem ta ndez
qiririn e djegur
)

Unë mundem, të ta kthej prapë çdo gjë
Netët e kaluara. Po, nuk mundem t’i kthej:
Çmendurinë. Verën. Dhe, qiririn e djegur.

Unë mundem, ta kthej Hënën. Edhe, Diellin
Po, nuk mundem ta ndez qiririn e djegur…

(“Vendi i Vdekjes”, do të thirret:
“Vendi i Lindjes”
)

Pasmesnate. Vetë i katërti rash në Përrua
E bukur Vdekja. Rren hoxha në minare.
Që, thotë : “Vdekja është Grua e keqe”:
Ferexhenë kur e hedh krahëve. Shaminë
Dhe, del fushave. Maleve me kosë në dorë.

Pasmesnate, Vdekja lindi në “Përrua Thanë”
“Vendi i vdekjes”, do thirret: “Vendi i lindjes”…

(Deti i Dhërmisë nën male
më hëngri mësysh
)

Erdhëm nga Saranda. Parajsa e kësaj bote
Manifestimi i Poezisë Jonane, 2007 -të.
Rrugës, u ndalëm në breg të Dhërmisë.
I hoqëm brekët. Dhe, kërcyem në det
Qielli i hapi sytë. Një sirenë doli në breg.

Valët e qeta si lurekë na morën në gji
Deti i Dhërmisë më hëngri, mësysh…

(Zonja Vdekje nuk më deshi
në “Qafë – Thanë”
)

Edhe një herë, erdha nga mesi i të vdekurve
Shkaku: Premtimeve. Borxheve ndaj Atdheut.
Ende nuk e fitova Lirinë. Gruan besnike
“Hajmalinë” e Baba Shehut, në Baba Tomor.

Edhe një herë, erdha nga mesi i të vdekurve
Shkaku: Premtimeve. Borxheve ndaj Atdheut.
Zonja Vdekje, në përrua. “Qafë – Thanë”:
Përsëdyti, më bëri remont ta vazhdoj jetën.

Edhe një herë erdha nga mesi i të vdekurve
Zonja Vdekje, nuk më deshi në ”Qafë – Thanë”…

Dhe, pas këtij Libri:
(Pa e vra Veten nuk mund
të jeshë Poet pa luftë
🙂

Po. E vras Veten me raki rrushi
Dëllinjave të maleve Ҫelëvjollcës:
Poet, nuk mund të bëhesh pa luftë.
Edhe, pse: në tavolinës e punës
Mikja, të jep gji: Dy shtama verë.

Po. E vras Veten me raki rrushi
Edhe, Dy shtama me verë nën Rrap:
Shkaku, se: nuk jeni poezi erotike…

Nga libri: Engjëlli im është Grua.
Shkup, 2007

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.