Je shqipëtare në gen dhe në gjak

0
595
Gresilda Rrugeja

Poezi dedikuar poetës talentuar nga Kavaja (Gresilda Rrugeja)

Si poet dhe si shkrimtar
Këtë poezi kam për ta qarë
Për një poete të talentuar
Që natë e ditë duhet nderuar

Për atdheun shumë mendon
Bukur vargjet ia rreshton
Je artiste dhe atdhetare
Je shqipëtare shumë shqipëtare

Me diktaturën nuk bëhesh pis
Bukur vargjet ja qëndis
Kujt t’i djegë le ta mbajë
Por ti shkruaj dhe mos iu ndajë

Je vajzë e pastër por si ari
Fundja ke gjak shqipëtari
Nderon familjen kur i shkruan atdheut
Nderon flamurin e Skënderbeut

Nderon Kavajën nderon Shqipërinë
E bën për vete dhe perendinë
Shkruan për komunizmin nuk pushon
Shpirti nga brënda ty të vlon

Nganjëherë nuk shkruan sipas adetit
Por ndoshta prej dhimbjes dhe sikletit
Shumë u vranë dhe u torturuan
Të rinj e të reja u sakatuan

Duhet ditë dhe duhet natë
Që të shkruash për ata xhelatë
E di që vargjet nuk të shterrojnë
Në zemrën tënde ata qëndrojnë

Vargjet e tua i lexojmë
Me të drejtë edhe lotojmë
Lotojmë se njohim ndjenjën njerëzore
S’na lidh gjë me diktaturën mizore

Je poete e paarritshme
Që të themi e papërsëritshme
Ndoshta mundohen të të imitojnë
Por e kanë të kot s’e realizojnë

Ca vargje për ty unë i shkrova
Ta marr vesh Çamëria dhe Kosova
Që kësaj pune ti vëmë kapak
Je Shqipëtare në gen dhe në gjak

Autor (Leonardo Nika)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.