Çohu shqiptar nga kafja, çohu!

0
Çohu shqiptar nga kafja

Leonardo Nika

E gjithë bota bën çudi
Me politikanët tanë në Shqipëri
A janë njerëz apo bagëti
Që po e shesin këtë Shqipëri
Që i vraftë kjo perëndi

E majta dhe e djathta
Nuk janë të ndryshëm
Por qënkan një mut i ndarë përgjysëm
Nuk po shkruaj sipas adetit
Por veç prej hallit dhe sikletit

Shitjen e vatanit s’e duroj dot
Më lejoni të qaj me lot
Politikanë të ndyrë e tradhëtarë
Të shitur për euro dhe për dollarë
Për të na mohuar që jemi shqipëtarë

Për vite me radhë
Shqipërinë e shkatërruat
Popullin shumë sakatuat
Ne varr të gjallë i dërguat

Shisni parime dhe morale
Nga ana tjetër bëni s’kandale
Flisni për paqe e harmoni
Në fshehtësi bëni tradhëti

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.