Sali ik! Bashkë me Metën, ndryshe nuk ikën Rama!

1
Sali Berisha - dritare
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Sali ik! Je një turp për Shqipërinë! Lëre Ramën të ikë! Se ti po e mban aty!

Tash 34 vjet, e njëjta metodë, i njëjti stil, protesto, djeg disa objekte, fut disa njerëz në burg, merr pushtetin e vjedh e abuzo!

Tani nuk dihet a e merr Saliu më pushtetin, se duke përfshirë edhe mua, bëhemi shumë që mbajmë Ramën aty nga frika se po kthehet Saliu, me enturazhin e tij, Jozefinën, Ramiz mollakun, etj.

Prandaj ik o Sali, se po nuk fitove dot, i ikur je! Ik Sali bashkë me edepsëzat e tu! Se nuk ofron zgjidhje për këtë vend, vetëm probleme!

Saliu e Rama ngjajnë më shumë me Khomeinin, se me lidera europianë.

Të vjen keq ta pohosh, por liderët shqiptarë, si Saliu e Rama, sillen më shumë si liderë muslimanë, lindorë e jo europianë. Saliu e Rama afrohen më shumë me Khomeinin në sjelljen e tryre, se sa me liderët europianë.

Shikojnë ta mbajnë pushtetin me zor, për gjithë jetën. Pse? Kur nuk bëjnë gjënë e duhur për Shqipërinë, hap rrugë, thirri ndërgjegjes, reflekto. Nuk ia vlen të këmbëngulësh për pushtet, kur nuk je në gjendje të bësh ndryshime pozitive për vendin, kur e sheh se populli nuk të do, e kur synon të vjedhësh votat.

Me një drejtim të duhur e pro-europuian, real e racional, në pak vite Shqipëria kishte hyrë në BE. Ju u dhatë pas fesë e islamit, pas agjërimeve e iftarëve dhe ja ku jemi, 34 vjet më pas, e BE shumë larg realisht e praktikisht nga Shqipëria. Edhe musliman, edhe europian, është e vështirë të jeshë, se nuk është feja problemi, është mentaliteti i qeverisjes. Prandaj shqiptarët kanë lidera hajna e abuzues, si ju, se kanë mentalitet turqeliko-islamik, e jo europian.

1 KOMENT

  1. Shqipëria duhet të lirohet përfundimisht nga ata që vite e vite qëndruan në pushtet dhe lanë pak ose fare gjurmë suksesi në integrimin e saj në Evropë. Shqipëria ka njerëz të aftë dhe të përgatitur brenda dhe jashtë saj. Është koha që atyre t’u hapet rrugë. Në Shqipëri modeli me udhëheqës pleq dha panjohuri në teknologjinë e informacionit nuk funksionon.

    Nëse e marrim si shembull Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gabojmë rëndë. Në këto vende Presidentët dhe Kryeministrat në lëshimin apo keqpordorimin e pozitës shkarkohen brenda natës, kurse në Shqipëri dhe vendet e tjera Ballkanike edhe skandali më i madh nuk e penalizon askënd. Si pasojë e kësaj liderët partiakë qëndrojnë në pozita deri në vdekje.

    Votuesi shqiptar me votën e tij të lirë është i vetmi që mund ta bëjë ndryshimin duke sjellur në krye të vendit të rinj e të reja, që e shpien vendin kah progresi dhe e bëjnë të barabartë me vendet e Përendimit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.