Poezi nga Halit Haliti

0
749
Halit Haliti - Edhe sonte

Halit Haliti SHTÈPIA NUK SHITET

Ka kohè shtèoin time pa e parè
Unè nè vend tè huaj i mèrguar
Lotèt m’tradhètuan u shkreha nè tè qarè
Pergjigje nuk gjeta pse isha larguar.

Shtèpin s’do ta shes, zemra nuk mè lè
Tè ua lè fèmijève tè mi mendova
Sot jan kètu nesèr mund t’jen atje
Nga zemra e njè humnere zèrin e tyre dègjova.

Djersè tè ftohta trupin ma mbuluan pèr njè çast
Dhomat e vogla me pak dritè,trarèt e ngujuar
Kujtimet u ngjallen e thèrrisnin nga ajo jetè
Sa me pèrmallim e kujtob kohèn e shkuar.

Ta shes shtèpin do tè ishte mè i madhi mèkat
Kètè gjè nuk do ma falte as perèndia
Shpirti im s’do ishte i qete e s’do ndjehej rehat
Kètu kam qarè, ketu kam qeshè, e imja shtèpia

NOMAD I SHPIRTIT

Ky vend i huaj qè m’èshtè bèrè thèngjill i zemrès
I qepur nè shumè fije damarèsh pèr t’i dhènè jetè
Rrugèt duken bosh si njè shtrèngatè e vjeshtès
Nomad i shpirtit, as fillin s’mundem me ia gjetè.

Me syrin e dhembjes udha udha duket si vijè e gjakut
Sa herè tè pèrmend ty, zemra mè lèkundet
Vendit tim qè asnjèher s’kam mund t’i dal hakut
I etur pèr gjumè, si femija kur pèrkundet.

Dua tè kacavirrem nè grep tè hènès
Kur tè zbardh dita dua t’jem aty
Tè zgjohem nga gjumi me ninullat e Nènès
Bjeshkève tè vendèlindjes tè mrizoj me sy.

KÈNGA IME

Ka kohè pa e dègjuar atè timen kèngè
Vèshtirè ta kthej kohèn mbrapsht
Refreni nga truri mè ka rènè
Duket sikur jam nè èndèrr,ta kujtoj kohèn e lashtè.

Kènga ime ka njè mesazh pèr tè treguar
Se si njèher e njè kohè dy tè ri ranè nè dashuri
Po, i rrezistoi kohès kurr pa u friguar
Zemrat e tyre nuk pyeten fare çfar fe ke ti

Mes buzève tè sharrit tek pèrroi i thatè
Tè heshtur para “mèkatit” qe nuk falet nè malsi
Takoheshin aty natè pèr natè
Atje ku bashkohen yjet,bashkoheshin dhe kèta tè dy.

“Edhe nèse zoti mè dènon
Unè ty prap tè dua
Edhe atèher kur pusi shterron
Ti do tè jesh pèr mua”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.