Festat shtetërore të Kosovës, pa festën e 7 marsit

0
153
Kosovobarn fik egen skolklass

Sinan Kastrati në orën e mësimit me nxënës refugjatë shqiptarë nga Kosova, të ikur në kohë lufte, më 1999. Mönsterås, 2000

Për festat e muajit mars

Kujtime për muajin mars, marsin e vitit 1981, 11 e 26 mars

Nga Ditari im

Nuk ka ditë, datë e muaj të vitit që nuk ka ndodhur një ngjarje e rëndësishme në Kosovë.

Muaji mars, është muaji kur fillon pranvera, kur zgjatet dita, shkurtohet nata e territ ia zë vendin drita, është muaji kur hapet shkolla e parë shqipe në Korçë.

Në muajin mars kishim edhe betejat e lavdishme të 5, 6 e 7 mrasit në Prekazin heroik të Ahmet Delisë, të Nebih e Tahir Mehës dhe të Hamzës e Adem Jasharit, djemtë e mësuesit të bacës Shaban. Në muajin mras kemi edhe festën e nënave, 8 marsi, ditën e grave. Në Kosovë, është edhe 11 e 26 marsi i vitit 1981, kur filluan demonstratat e studentëve për të vazhduar edhe më 1 e 2 prill në tërë Kosovën me puntorë, shsatarët, nxënës, fëmijë e pleq.

Por unë e kisha ndërmend të flas shkurt për 7 Marsin. Ditën e Mësuesit shqiptar, jo vetëm të mësuesit shqiptar në Shqipëri, por edhe mësuesit shqiptar në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë … e në Mërgatë.

7 marsin, ditën e mësuesit në Kosovë në ish Jugosllavi e festonim dhe e kujtonim ashtu qysh dinim e mundnim. Me disa mësues, ish kolegë, më duhët ta përmend Ismet Byqtyqin e ndjerë e me nxënës lexonim vjersha që i kishin shkrua nxënësit, antarë të grupit letrar e dramatik ku unë punova dhe i themelova ato grupe letrare.

Si nxënës filloreje, mësuesit nuk na flisnin për 7 marsin, për Korçën plakë, për Mësonjëtorën e Korçës e për Ditën e Mësuesit. Ndoshta nuk dinin, a nuk guxonin, Si shumë data e ngjarje edhe Dita e Mësuesit nuk ishte në festat e kalendarit të festave shtetërore të asaj kohe. Nëpër shkolla, 7 Marsi, ishte ditë e zakonshme pune e mësimi.

Fatkeqësisht apo, paturpësisht, në Kalendari e Festave Zyrtare të Republikës së Kosovës, as për vitin 2024 nuk ishte 7 marsi, Dita e Mësuesit.

Sa bukur respeketohet gjuha serbe në Kosovë ku në çdo institucion shtetëror, shkollor e shkencer, pas gjuhës shqipe, shkruhët edhe në gjuhën serbe por me alfabet latine.

Nuk iu besova syve që nuk e gjeta 7 Marsin. Hyra edhe njëherë, tash në:

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës

LIGJI NR. 03/L-064 PËR FESTAT ZYRTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Kot, nuk ishte 7 Marsi-Dita e Mësuesit shqiptar.
Ishin festat fetare, festat e motmotit, (disa) festat kombëtare e shtetërore dhe festat e kombësive, e turqve, romeve, ashkalinjëve, boshnjakeve, dhe 6 Maji, dita e goranëve, së pakut të ishte thënë se 6 Maji është edhe Dita e Shën Gjergjit, si festë e motmotit.

Kishte festa e festa por nuk ishte festa e 7 Marsit- Dita e Mësuesit.

Në shkollën ku unë punova, kur fillova punën si mësues letërsie, në fund të viteve 1970-ta, në në orën e gjuhës shqipe, nxënësve të mi, jasht plan-programit mësimor, iu flisja vetëm për shkollën shqipe, për Korçën e për Prizrenin, për mësuesit e nxënësit e parë, djem e vajza.

Do të doja që Qeveria e Kosovës, edhe nëse nuk e fut 7 Marsin- Ditën e Mësuesit në Kalendarin e Festave Shtetërore, së pakut Ministria e Arsimit, 7 Marsi të mbetet si ditë pune, por jo si ditë mësimi, siq ishin edhe shetitjet njëditore, ditë pune e jo ditë mësimi. Kjo do të thotë që të gjithë mësuesit e lëndëve të ndryshme, histori, matematikë të punojnë me grupe nxënësish me aktivitete që lidhen me shkollën, shkrimin e librin shqip, me mësuesin e nxënësit. Nxënësit mund të vizatojnë psh se si dukej tabela (drrasa e zezë), klasa, shkolla. Të këndojnë këngë, në orën e muzikës e kështu me radhë edhe në lëndët e historisë, gjeografisë duke iu shpjeguar gjendjen e rëndë në pushtimin turk e më vonë sllavo-greko-otrodokas duke iu tregua hartat historike, vendbanimet e qytetet shqiptar.

Urime të gjithë mësuesve e mësueseve që punuan në kushte të vështira lufte e ata që punojnë sot në mërgatë, URIME!

Sot kur jemi të lirë, kemi dy shtetet shqiptare, nuk po bëjmë ate që mundemi e as ate që bënë 2 vllezërit Frashëri (Naimi e Samiu). “Në vitin 1885, Naim Frashëri, si zyrar në Ministrinë e Arsimit në Stamboll, me të vëllain, Sami Frashërin dhe shqiptarë të tjerë me ndikim të “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip”, ia dolën të siguronin lejen nga Sulltan Abdylhamidi II për hapjen e një shkolle shqiptare për djem në Korçë. Mbështetja financiare iu mundësua edhe nga mërgata e Rumanisë, anëtarët e Shoqërisë “Drita” të Bukureshtit, ndërsa shqiptarët e Stambollit vendosën që drejtor i shkollës të ishte Pandeli Sotiri” (Marrë nga “Mësonjëtorja e Korçës”, Histori

https://www.wikiwand.com/sq/M%C3%ABsonj%C3%ABtorja_e_Kor%C3%A7%C3%ABs

*) Dita e mësuesit

https://sq.wikipedia.org/wiki/Dita_e_m%C3%ABsuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të dalluar shpërbleheshin me dekorata të larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.[1]

*) Mësonjëtorja e Korçës

https://sq.wikipedia.org/wiki/M%C3%ABsonj%C3%ABtorja_e_Kor%C3%A7%C3%ABs

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë kombëtare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në periudhën e fundme të perandorisë.[2] Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si një muzeum[3] dhe ndodhet në veri të bulevardit “Shën Gjergji”.[4]

Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare brenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja përbënte një qendër për edukimin kulturor dhe patriotik; kishte rëndësi e një vlerë të veçantë duke qenë se shkrimi i shqipes nuk u lejua pas ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit.[5]

Data e hapjes së saj festohet nga shqiptarët si “Dita e Mësuesit”.[6]

*) Festat zyrtare në Republikën e Kosovës për vitin 2024
Službeni praznici u Republici Kosova za 2024 god
file:///C:/Users/sinan/Downloads/Kalendari%20festave%20zyrtare%20_%202024.pdf

*) Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës
LIGJI NR. 03/L-064 PËR FESTAT ZYRTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2539

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 6 mars 2024
sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.