Gjuha ‘standarde’ shqipe ka nevojë për përmirësime, që i përgjigjen logjikës gjuhësore, e jo anarkisë

1
401
Berat Buzhala
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

KY KA PROBLEME ME VETVETEN… edhe pse emrin e ka Berat, nga toskërishtja. Po del edhe kundër babës së vet, si ai katoiku shkodran, që shiti shtëpinë në Shkoder, se gjeti Biblën në Itali (e mbeti pa shtëpi).

A MA MIRË FALEMINDERIT, APO FALIMINDERS?! – thoshte një shkodran një ditë. Ma mirë, FALEMINDERS, i thanë ata nga jugu… padyshim.

Nuk është pyetja, cila është ma mirë, por cila është dialektore, e cila zyrtare (standarde).

Anarkistat shqiptarë, që shpesh bëjnë edhe lojën e djallit, shikojnë me futë pyka edhe në gjuhën shqipe, me e nxjerrë gjuhën gegë si gjuhë hyjnore – ndër ta edhe kisha katolike – dhe gjuhën zyrtare si toskërisht, e djallëzore. Gjuha zyrtare është një përmirësim i toskërishtes. Nuk po e thotë kush, se bazën nuk e ka toskërisht.

Ashtu si shumë shqiptarë, që urrejnë shtetin e ligjin në këto 32 vjet, me idenë se urrejnë komunizmin, sepse duan me vjedhë, duan anarki e të mos i dënojë kush, disa i kanë hy tani me sulmua si Berat Bukshkala, edhe standardin e gjuhës shqipe.

Kosovës ndoshta i duhet një standard tjetër, ndryshe nga shqipja standardte – zyrtare e Shqipërisë. Një standard gegë. Edhe austriakët kanë gjuhë gjermane, që ndryshon pak nga gjermanishtja që përdoret zyrtarisht në Gjermani. Edhe pse e quajnë gjermanisht.

Kjo i takon popullit të Kosovës dhe drejtuesve atje të vendosin. Ne e kemi bërë abetaren e njësuar me Kosovën, por ja, Beratit nuk po i pëlqen standardi i Enverit…

Ashtu si disa kosovarë, që po kërkojnë të shpikin edhe ‘kombin kosovar‘ (derisa t’i sulmojë prapë serbi), meqë duan tani shtetin e tyre shqiptar Kosovën, me qenë shtet i pavarur, e jo bashkë me Shqipërinë, ata po shikojnë me futë në Kosovë edhe një standard gjuhe tjetër, nga standardi zyrtar shqiptar. Është e drejtë e tyre.

Dhe sulmojnë komunizmin, i cili duhet pranuar, unë e pranoj, ishte një sistem i gabuar dhe kriminal, por realisht ma shtetformues se anarkia që kemi sot në shtetet gjoja “demokratike” Shqipëri e Kosovë, ku politikanët vjedhin paratë publike e pasurojnë veten, ndër ta edhe Berati – eshumica prej tyre nuk dënohen.

Ka edhe filozofë e studiues të tjerë, para meje – nuk po bëj shpikje, që në kohën e Platonit, që demokracinë e quajnë anarki, nëse ligjet e ligjshmëria nuk zbatohen. Dhe Polibi nxori edhe teorinë e tij, Procesin e Polibit, që shtetet ku ligjshmëria nuk funksionon, kalojnë nga një sistem vlerash në një tjetër, dmth. nga anarkia në diktaturë, e anasjelltas.

Pra, këtu e në raste tjera, kemi të bëjmë me sulme ndaj vlerave, që na bashkojnë si shqiptarë, që ndër më kryesoret është edhe gjuha shqipe – se një komb flet një gjuhë. Kur flet për veten fëmijë, Arshi Pipa, ai gegë’, tregon se kishte si fëmijë probleme ta kuptonte Fishtën, ma shumë se kishte probleme Meritan Spahija si fëmijë, përkthyesi i Dantes, të kuptonte poezitë e Dantes në një italishte të vjetër – që më vonë i hyri dhe e përktheu. E si t’ia bëjmë, të kthehemi në primitivitet? Të kthehemi në lashtësi, në gjuhën tonë të kohës së Buzukut? Sa investim do kjo, e cilat janë arsyet, që ne duhet të dëgjojnë çdo farë budallet?!

Pra, ta braktisim standardin e gjuhës shqipe, se thotë Berati, etj. e të kalojmë në anarki, cili verzion (jo version) është ma mirë, president apo prezidente, si kanë qejf me i thanë disa kosovarë, apo të përmirësojmë aq sa lejohet gjuhësisht, edhe standardin e gjuhës shqipe, ku gjuhëtarë – e jo amatorët e llapaqenët si Berati, të merren me gjuhën shqipe seriozisht dhe të dalin me një standard të përmirësuar, për Shqipërinë e Kosovën, si shtete shqiptare, që të përfshihet shumica e të folmes së popullsisë në të dy vendet, e të bëhet një gjuhë zyrtare e standardizuar e me bazë më të gjerë. Se ndryshime do të kemi prapë, por do të jenë më të vogla.

Si i ke cullët? – i thonë andej nga Dibra për fëmijët… Apo si i ke robët/robtë? – i thonë shumë shqiptarë, rob = familiar, në këtë rast, që nga koha e turkut, ku secili shqiptar ishte rob i turkut. Dikush thotë edhe “t’i q…fsha robtë!” – sidomos me qenë gegë, apo nga Kosova.

Pra, Gjuha shqipe është ajo që është, dihet botërisht, se ka dy dialekte, gegë e toskë, por që nuk janë tmerrësisht larg nga njëri-tjetri, më shumë bëhet propogandë ndarëse mes nesh, se sa të kuptohemi me njëri-tjetrin. Berati psh. i përket atij grupi, që thotë se veriun e Kosovës duhet me ia dhanë Serbisë, se i kemi dhanë pak, e pikërisht se atje jetojnë shumica e 4% të serbëve, që jetojnë në Kosovë dhe përbëjnë popullsinë e Kosovës – e kanë 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, prej 120 anëtarëve të Kuvendit (4% e popullsisë = 10 deputetë).

A i heqim edhe ata, veiun e Kosovës si Çakorrin, ku Arbana Xharra e futur në PDK, para se ta rrihnin e të ikte në Amerikë, thoshte se “do kodra e male janë, s’po i duhen kujt, le të marrim liberalizimin e vizave, e t’ia japim atë pjesë toke Malit të Zi”, se Kosova me 2 milion banorë ka tokë tepër e Mali i Zi me 600 mijë banorë, ka tokë pak… E liberalizmin e vizave nuk e morën ende. Sa ta marrin, do të ikin një përqindje e madhe e popuillsisë… Se edhe në Kosovë, si në Shqipëri, nuk dinë me krijua jetë, nuk i mban toka aty.

Tani me çfarë po i rren Vuçiqi ndërkombëtrarët e disa shqiptarë, se do i japë Kosovës në këmbim të dhënies së veriut Serbisë? Apo ndër tre, me atë më të gjatin… Ta merr vendin, si ta ka marrë deri tash, ta futë gishtin, e mbaje. Kështu edhe me gjuhën, sulmo strandardin, se nuk po mund merremi vesh, e lene shqyptarin edhe pa gjuhë standarde – anarki. Se standardin e ka ba Enveri?! Po mirë, këta kosovarë që përdorin zhabën e barkut ma shumëse trurin, po i pyes: Pse i duhet Çakorri Malit të Zi, kur Kosovës nuk i vyen gjë?! Po veriu i Kosovës Serbisë, meqë ju në Kosovë gja nuk po u duhet?! E ushqeheni përditë me ushqime serbe?!

O papakë, o bir kurvash, o njerëz të shitur! Thirrni more mendjes, se nuk latë gja pa vjedhë e pa shitë në trojet e shqipes. Me e pyetë një mirdituer nacionalist, a e dini çfarë don? Sha’ zoten, don kapidanin e Mirditën principatë. Dhe ai mirditueri, që vrau edhe Marko Boçarin, (Lleshi i Zi), për llogari të turqve, don me ia dhanë Greqisë edhe nga Tebeleni e poshtë, se janë grekë sha’ zoten edhe ata. Marria shqiptare nuk ka kufi. Nuk na kanë nda të tjerët, si duket, paskemi nda veten. Ose duke u mësuar me ndarjen nga të tjerët, na ka hyrë gradualisht ndarja në gjak, e nuk dimë ndryshe! Tani një pyetje për ju: Çfarë na duhet ne shqiptarëve mirditori nacionalist? Ku i shërben ai shqiptarisë së përbashkët me ato që synon? Synimit të një shteti të përbashkët shqiptar?!

Prandaj, duhet të bëjmë përpjekje përbashkuese. Diskutimet për gjuhën, është mirë t’i vazhdojnë gjuhëtarët. Por duhet ditur, jo të gjithë fjalët e dialektet mund të futen në një gjuhë standarde. Vende si Italia e Gjermania me gjuhë më të mëdha se shqipja, kanë dialekte edhe ata, kanë marrë si stabndard të folmen e një rajoni të caktuar, dhe atë e kanë bërë gjuhë zyrtare. Se një popull e ka një gjuhë të përbashkët, përveç dialekteve, me të cilën i shkruan dokumentet e tij, e pataj ti fol si ta dojë bytha. Pikë.

Beratat e bukshkalët e tjerë të kësaj race të shpërdoruar, janë në fakt spermatozoide të shkuar dëm të kësaj shoqërisë sonë kaotike e anarkike, ku vlojnë idetë e të marrëve. Në gjigthë botën e zhvilluar e racionale, shtetet ruajnë vlerat e veta, e këta njerëzit e anti-vlerave i kufizojnë. Ne i lëmë të harlisen e të na bëhen modele, pikërisht ata që janë të shitur, te islami, te turku, e te arabi, apo te serbi, greku e te shkau. Mora spunto nga kjo video e Beratit (më poshtë), në këtë mëngjes, për ta bërë këtë reagim.

Ndiqni videon e Berat Buzhalës, më poshtë në Facebook:
https://www.facebook.com/nacionalevideosofficial/videos/1745071225958768

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.