ZEMRAT DHE RRËNJËT TONA

1
105
Shqiptarët në Itali

Ishte qyteti i  Astit në rajonin Piemonte të Italisë i cili u “pushtua” për të dytin vit nga fëmijë, burra e gra, prindër e të rinj, grupe valltarësh e këngëtarë të ardhur nga shumë rajone e provinca të italisë me flamujt kuq e zi, ashtu siç edhe na porositi miku ynë Hasan Bulçari, drejtor i qëndrës kulturore “Margarita Xhepa”.

“Ejani të veshur me kostume kombëtare e flamuj të përmasave të ndryshme, merrni me vehte çdo gjë, qeleshe e pankarta, lodra, daulle e dajre“.

Dhe kështu ndodhi. Demostrimi kulturor shumë dimensional filloi nga sheshi Roma, përgjatë rrugës Alfieri ku ndodhen një seri veprash arti (shekulli IV), si Muzeu e Rilindjes me galerinë e pikturave, liceu klasik “Dante Alfieri”, ndërtesat arkitektonike me torrat e shumta të cilat i japin vlera të veçanta historike këtij qyteti.

Kollona e gjatë shumë ngjyrëshe e shoqëruar nën ritmin e daulleve dhe të valleve në drejtim të sheshit ”1 Maji“ ndalon në parkun “Way Assauto” ku do të bëhej koncerti festiv me këngëtare e valltarë të shumtë. Në krye të shoqatës (onlus) AssoAlbania është z. Marjan Bjeshkza, si cili me stafin organizator kanë punuar për ta zhvendosur imagjinatën e tyre të brëndëshme të mendimit racional në lidhje me atë real, duke shfrytëzuar të gjitha resurset e komunitetit shqiptar. Lidhje të cilat për dy vite rrjesht i kanë demostruar me daljen jashtë mureve të qendrës kulturore “Margarita Xhepa” e ngritur me kontributin e mjaft bashkëpatriotëve, ku lista emrore e tyre ishte e gjatë dhe në vendin e nderit të kësaj qendre.

Të shoqëruar nga miku ynë Nikolin Gjeloshi, themelues dhe president i parë i AssoAlbania, grupi ynë i ardhur nga Breshja me presidenten e shoqatës”Alba” zj. Miranda Bruçi, bashkëshortin z. Lulzim Bruçi, Këshilltari i Federatës FNAI z. Dadin Paci me bashkëshorten Elsa, vizituam të gjitha lokalet e kësaj qendre dhe anën funksionale të tyre. Përgjatë takimeve patëm fatin të takoheshim me aktivistë të shoqatës ”Elbasani”, me kryetarin e saj z. Arjan Tollumi të ardhur nga Athina ku së bashku me ta ishte nga Bergamo, aktori i teatrit “Skampa”

dhe regjisor i teatrit të kukullave miku i ta gjithëve z. Eduart Stavri Çala. Nga Rovereto takova aktivisten, mësuesen, organizatoren e një seri eventesh dhe krijuesen e mjaft veshjeve tradicionale kombëtare Nereida Xhakolli së bashku me bashkëshortin e saj,të mrekullueshim Renzo Bonafini, një italian i respektuar dhe i vlerësuar nga komuniteti shqiptar për pjesëmarrje në një seri aktivitetesh social-kulturore, edhe për vënien në dispozicion të ofiçinës së tij, të së parës shkollë shqipe në Rovereto.

Përgjatë kësaj dite të mbushur me emocione,pata kënaqësinë të takohesha me vëllezërit Giorgio e Roberto Rubolino, me një histori mbijetesë të fëmijërisë së tyre në Durrës dhe në veçanti kontributin e Giorgio-s për të drejtat e pensioneve të emigrantëve në Itali. Me drejtuesin artistik të grupit të valleve Bajram Curri në Conegliano (Veneto) të pa përtuarin Arif Musaj. Me poetin Fatmir Gjata, me aktivistin dhe ish presidentin e shoq, AssoAlbania Dedë Kola, me të cilin njihemi që në vitin 2013 në konferencën e Milanos me rastin e 100 vjetorit të copëtimit të Shqipërisë… Me z. Ndriçim Kërçuku kryetar i shoq. ”Krenaria Shqiptare” në Azzano

Decimo (Pordenone) si edhe përfaqësues të shoqatave “Arbëria” (Bolzano) Shkolla shqipe (Perugia) “Zëri i Atdheut” (MonteBelluno), “Ura” (Novara) ”Diaspora 91-19 dhe ”Alba Calcinato” (Brescia) dhe Alban Gjata djali i prof. tim Halim Gjata i cili edhe ai vinte nga Qendra e Kulturës “SLOWMILL”, Milano.

Nga konsullata e Përgjithshme e Rep. së Shqipërisë në Milano ishte dr. Luljeta Çobanaj, oficere për Diasporën në Itali, e ku do ndodhur në të gjitha aktivitetet që organizon komuniteti shqiptar me shoqatat, shkollat dhe kurset e gjuhës shqipe, ndërsa nga Komuna Azzano Decimo (Pordenone) ishte edhe z. Ervin Ramaliu, këshilltar për politikat integruese. Të shumtë ishin grupet e tjera instrumentale, valltare e këngëtar të cilët patëm kënaqësinë t’i përcillnim në skenën e ngritur apostafat në shesh, nën llamburitjen e fanarëve shumë ngjyrësh të cilat nxirrnin në pah edhe grupet e njërëzve që vallzonin në shesh.

Faleminderit miq të qëndrës kulturore “Margarita Xhepa” dhe përkujdesjes së shoqatës Onlus ”AssoAlbania në Asti për ftesën dhe emocionet që na dhuruan duke qënë së bashku në festën e madhe ku shqiptaria këndonte dhe hidhte valle në paradën e saj të dytë e të madhe.

Petrit R Aliaj. President i nderit i Federatës Kombëtare të Shoqatave
Shqiptare (FNAI-It) 23.09.2023.

1 KOMENT

  1. Nje DOZE-*TRINITRINA*shkrimi;*ZEMRAT dhe RENOJAT TONA*-z.Petrit R Alia sjelle:
    PRESIDENT nderi i Federate Kombetare te Shoqatave Shqiptare ne Itali(FNAI-it)23-09-2023!

    Se pari faleminderit Gazetes*Fjala e lire*sa *admin*sjelle kete shkrim(sa shume te tjere)qe me beri ta lexoj me laps ne dore,une 87 vjecari-fatmiresisht nje jete (87 vjecar)MESUES sa *PASARDHES VETERAN*(Antar i Komitetit Kombetar une zgjedhur ne Konferencen e 12te-), 30vjet rugeve te emigracionit(Athine-Toronto)fatmiresisht *i rethuar*me te nderuar bashkeatdhetare,deri krijuar Org*Pasardhes VETERANE*ne Toronto,sot e 6 vjet me pare(16 Shtator 2017te).Sot lexoj kete shkrim qe me impresionoi sa me beri te qortoj veten,sa lexova dhe mesova kete eksperience te shkelqyer te Bashkatdheytareve tane ne Itali.Ju faleminderit.Do ua rekomandoj kryesise org *Veterane Pasardhes* sa shoqates se gjere ne pjesmaresit esaj Shqiptaro-Kanadeze si nje eksperience te ralle,per punen Bashkatdhetaret ne Toronto,Veprimtaria Juaj ne ITALI- pervoje e cmuar. Ju faleminderit Dhe suksese ne KETO MUAJ prag festave te;*TRE NENDOREVE te PV e te CLIRIMIT*qe kemi para.Ju prifte e mira.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.