ALEKSANDËR VUÇIQI, PËRSE NË SHKUP, NJË DITË MË PARË SE TË VOTOHEJ PËR KRYEMINISTËR TALAT XHAFERI?…

0
90
Vuçiq në Shkup

Gani I. Mehmeti

Me këtë nuk besohet se ai kishte shkuar me qëllim të ndalimit të Talat Xhaferit kryeministër. Nuk është shumë me rëndësi se kush çka thotë, pok ai shkuar në kohën kur nuk mbetet t’i besohet. Ai, edhe ashtu, nuk ndneji shumë, pse nuk ishte koha. Apo, mos vallë, shkloi të “shmallet” me krtyeministrin në largim Dimitar Kovashevski, mbasi Stevo Pendarovski mbetet ende kryetar dhe ka kohë kur të kohet, nëse jo diku tjetër, le të presë “Open Ballkanikn”.

Duke e ditur se ai është i hasmaur me popujt që e rrethojnë, i quajti vëllezër e motra maqedonët e maqedonaset, duke harruar me problemet që kishin vite më pare rreth një vendi religjioz diku në Maqedoni. Ai u tregoi atyre se nuk kishin askë më të afërt se maqedonët, i konsideroi si vëllezër, me motivacionin e ofrimit me ta, ani pse nuk kanë asgjë të përbashkët përveç që i lidhë  feja e njëjtë – ortodokse.

Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që me maqedonasit të ndërtojmë marrëdhënie sa më të afërta, nuk kemi (popull), më të afërt”. – është shprehur Vuçiqi. Ai edhe u ankua në Parlamentin Evropian, që po përgatit rezolutë për zgjedhjet e manipuluara në Serbi.

Dhe, si zakonisht, ashtu si e ka zakon Vuçiqi, të shprehet me cinizëm, ishte i kënaqur në pesë vendet e BE, pse nuk po dëgjojnë Parlamentin Evropian për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, me çka ishte  gëziuar, por nuk mundi t’u thotë edhe atyre të pranishmëve që ta çnjohin, e në kundërshtim me këtë, ata po e zgjedhin edhe Kryeministrin shqiptar, Talat Xhaferin. Këtu e kishte dhimbjen ky, e jo diku tjetër.

Ndoshta kishte menduar se me paraqitjen e tij në Shkup, do të pendoheshin e nuk do ta zgjidhnin Talatin për kryeministër, por nuk i ndezi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.