Black Lives Matter ishte dhe mbetet Gënjeshtra më e Madhe e shitur ndonjëherë para publikut amerikan

0
379
Candace Owens - presents BLM

Më shndërruan në armikun numër një publik, sepse fola me saktësi për George Floyd, jo në cilësinë e heroit, por në cilësinë e një personi që ishte i varur nga droga dhe që kishte mjaftueshëm fentanil në sistemin e tij për të vrarë një kalë në koha kur ai vdiq. Ata grabitën emocionet e amerikanëve, ata nxorrën emocione. Ata përdorën dhimbjen e zezë, për të krijuar konfuzion dhe për të marrë miliona dollarë nga njerëzit.” – Candace Owens, regjizore & producente e filmit

Klajd Kapinova

Disa ditë pasi prezantuesja e talk show-t Candace Owens u pa në krah me reperin dhe bisnesmenin e famshëm me ngjyrë afrikano-amerikanë Kanye West, të veshur me bluza të stamposura West, një bluzë të zezë me germa të bardha, ndërsa Owens kishte një bluzë të bardhë me germa të zeza, ku lexohej shkrimi: White Lives Matter. (Jetët e të bardhëve kanë rëndësi).

Ato sëbashku thanë për gazetarët, se i kishin bërë bluzat e tyre ashtu, për të theksuar se Black Lives Matter, është një mashtrim me propaganda globaliste anarkiste-marksiste.

Gjithashtu para mediave Candace Owens njoftoi se ajo po lançon një film dokumentar, që do të ekspozojë me detaje dhe prova origjinale gënjeshtrat e vazhdueshme të organizatës marksiste-anarkiste BLM, e cila ka kohë që kthyer një mashtrim të madh në ditët tona.

Për ironi, ju vuani nga një jetë me privilegje të jashtëzakonshme të bardhë. Ju thoni ‘jetët e zezakëve kanë rëndësi’ jo, sepse e keni parasysh, por sepse shpresoni që kjo t’ju ​​ofrojë legjitimitet brenda një komuniteti, që nuk e keni njohur kurrë.”, tha Owens.

Vajza inteligente dhe e mirëshkolluar me ngjyrë afrikano-amerikane Candace Owens, është një aktiviste e fjalës së lirë dhe gjatë këtyre vitëve, është autore librash, në përmbajtjen e të cilave ka treguar publikisht dhe hapur me fakte dhe prova vetë ekzistencën e privilegjit të elitës së njerëzve me ngjyrë, që kanë krijuar një skemë mashtrimi, për përfitime personale financiare nga organizata Fake, me emërin mashtrues BLM.

Gjatë verës së vitit të zi 2020, anarkistët-marksistë, kanë rrëzuar mbi 185 monumente historike të kombit amerikanë, statuja, bustet, permendore, simbole kombëtare dhe kanë shkatëruar dhe vandaluar dhe lyer apo përçudnuar me bojëra me ngjyra bustet dhe figurat më të shquara të historisë së lavdishme amerikane.

Në këtë rast duhet theksuar, se më së shumti janë vandalizuar nga anarkisto-marksistët e majtë të BLM monumenti i madh në Capitol Hill i Presidenti Abraham Lincoln në Washington D.C., i cili, ka miratuar ligjin e barazië sociale në shoqërinë amerikane, ka hequr me ligj skllavërinë, i cili fatkeqsisht ka ekzistuar për shumë shekuj, ku viktima kryesore kanë qenë komuniteti me ngjyrë afrikano-amerikanë.

Owens e njeh shumë mirë komunitetin e saj me ngjyrë afrikano-amerikanë, sepse vetë ajo vjen nga ai komunitet. Media e majtë globaliste, anarkiste-marksiste si hyenat janë hedh në sulm kolektiv keqinformues, të orkestruar si piranja të pamëshirshme, duke kritikuar vajzën e talentuar dhe të zgjuar (brisk nga goja dhe me mendje produktive të shëndoshë) të mirëshkolluar me ngjyrë Candace Owens, sepse ajo hapur u zbulon dhe thotë hapur vazhdimisht të vërtetën e të vetëquajtur lider apo krerët e komunitetit të saj, se sa politikanët e majtë të Partisë Komuniste Demokratike Amerikane dhe rrymat e tjera të ekstremit të majtë, që veprojnë këtu, që i keqpëdorin ato si shifra numerike.

Ato hipokritë, kujtohen për njerëzit me ngjyrë afrikano-amerikanë, pikërisht sa herë që bëhen datat e zgjedhjeve, për vendet në Senatin Amerikan, apo karriget politike për në Kongresin Amerikan (Dhoma e Përfaqsuesve) dhe garat para presidenciale (primare) dhe më vonë presidenciale, për kandidatët si governatorë, apo për kryetar bashkie etj., ku komuniteti me ngjyrë gjithnjë del me humbje apo nuk arrin të kualifikohet apo zgjedh përfaqsues të tyre, gjatë primareve brenda partisë së majtë, ku ato aderojnë prej disa dekadash,  në masën më të madhe.

Dokumentari aktual i Owens, ka si subjekt organizatës me kontraversale marksiste-anarkiste BLM, që gjatë verës së vitit 2020, ka gjeneruar dhunë dhe vandalizma huliganësh kudo në shumë shtete të SHBA-së, monumentet e cultures dhe historise sone kombetare dhe pronat private e shtetërore, si dhe makinat e policisë dhe vetë viktimat e dhunës së tyre që ishin forcat e rendit në shumë shtete këtu.

Në këtë mënyrë, filmi dokumentar zbulon akuzat e drejpërdrejta ndaj rrjetit internacional globalistë marksistë dhe anarkistë të BLM, e cila keqpërdori maksimalisht, për interesa pasurimi personal fondet dhe donacionet financiare të ndryshme (kryesisht nga donatorë majtistë globalistë), që ka marrë për aktivitetin skandaloz komunist dhe anarkist kudo në botë.

Akuzat e saj në film, fatmirësisht janë përsëritur shpesh edhe nga vetë antarët e BLM, por që deri më sot askush nuk i ka marrë dhe vlerësuar seriozisht abuzimet e kupolës së saj, të cilat sot kanë degjeneruar në skandale korruptive të mëdha në mbarë vendin.

Kushdo duke parë me shumë kujdes filmin e ri, natyrshëm zbulon se ato fakte të dokumentuara janë të vërteta dhe ekspozuar dhe treguar tashmë përmes dokumentëve masive investigative nga vetë Candace Owens dhe stafi i saj.

Ekipi profesional i filmit dokumentar investigativ, sëbashku ato arrijnë të nxjerrin në dritë para publikut botërorë dhe atij amerikanë qindra dhe mijëra dokumente origjinale, faksimile, duke zbuluar hap pas hapi korrupsionin e madh sistematik të organizatës anarkiste-marksiste BLM.

Sipas analistëve të pavarur ameirkanë, arrihet në përfundimin se fatmirësisht, këto fakte dhe prova, sot përputhen me saktësi edhe me konstatimet apo investigimet e afatgjata të gazetarëve të pavarur amerikanë dhe botërorë (kryesisht europianë), që i kanë shprehur kohët e fundit, në lumin e madh e gjatë të shkrimeve kritike në mediat online, gazetat e përditshme dhe rrjetet e ndryshme sociale.

Media e majtë këtu dhe vetë partia socialkomuniste me emrin “demokrate”, tani kanë ra në hall, sepse BLM po ekspozohet botërisht për mashtrimet e saj me fondet dhe bashkëpunimin e madh dhe të vazhdueshëm, që ajo ka pasur dhe ka edhe sot me demokratët në Kongres dhe Senat si dhe në pushtetin lokal të shtete të ndryshme.

Demokratët këtu, sot janë më shumë të interesuar për hallin e vet, se janë zënë ngusht para stuhisë së kuqe të votuesve të zemëruar ameirkanë, në doitën e madhe të votimeve më 8 nëntor 2022.

Sikurse dihet, kohët e fundit ose më saktë tesh 2 vjet të administrates komuniste hlobaliste Obama-Biden 3, është rritur në maksimum zemërimi mbarëpopullor amerikan, si pasojë e shkatërrimit dhe falimentimit të ekonomisë së SHBA-së dhe të vetë komunitetit me ngjyrë afrikano-amerikanë, i cili e ka ndier me shumë se askush tjetër degradimin total drejt humnerës të ekonomisë, mbasi shumë prej tyre kanë dale pa punë dhe s’kanë mundësi të përballojnë ditët e vështira të jetës, nën administratën e ri venezuelan komunist të Joe Biden.

Shfaqja e këtij filmi dokumentar, një javë para zgjedhjeve të përgjithshme për Kongres dhe Senatin Amerikan, do të thotë më pak vota dhe karrige politike për elitën politike të “demokratëve” e ekspozuar hipokritë, që dominon në të gjithë forumet nga njerëzit e bardhë ekstremistë komunistë.

Ndoshta kjo është një arsye më shumë, se përmes filmit dokumentar të Candace Owens, ata (demokratët) do të humbasin zgjedhjet kudo, sikurse e tregojnë fatmirësisht edhe sondazhet kombëtare të bëra nga vetë mediat e majta globaliste anarkiste, mbasi për fat të mirë komuniteti me ngjyrë afrikano-amerikanë po ndërgjegjësohet çdo ditë mbi mashtrim e madh mediatik dhe të vetë politikanëve demokratë, të cilët vazhdimisht u kanë bërë atyre me fjalë boshe tesh 2 vjet (premto dhe mos bëj asgjë), duke ua shpërlarë trurin dhe lenë prej dekadash në gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe financiare.

Gjatë viteve 2016-2020, nën presidencën e republikanit Presidentit Donald J. Trump, komuniteti me ngjyrë afrikano-amerikanë kishte nivelin më të ulët të papunësisë, duke arritur në shifra rekord në të gjithë historinë e SHBA-së. Presidenti Trump, gjatë vitit 2016, kishte premtuar se do të ulte dhe përmirësonte jetën e komunitetit me ngjyrë, që edhe ata të integrohen me dinjitet në jetën amerikane, krahas komuniteteve të tjera që jetojnë këtu. Dhe ai e mbajti këtë premtim dhe  e tejkaloj atë disa herë.

Kurse sot nga 20 janari i vitit të zi 2021 dhe deri më sot nëntor 2022, gjendja ekonomike dhe papunësia është shumë e keqe për komnitetin me ngjyrë. Papunësia, si plagë e madhe është rritur në shifra rekord, sikurse në të njëjtin nivel janë edhe krimet brenda këtij komunitetit.

Në qytetin Chicago çdo ditë vriten 3-4 vetë dhe më e keqja është se afrikano-ameirkanët (ose amerikanët me ngjyrë, sepse ato kanë lindur dhe rritur brenda territorit të SHBA-së) vriten me njeri-tjetrin dhe organizata e tyre hipokrite marksiste-anarkiste BLM dhe organizatat e tjera simotra si dhe i vetëquajturi lider Al Sharpton, nuk kanë bërë asgjë, për të ndihmuar këtë komunitet dhe dramat e panumërta të gjakderdhjes me armë zjarri mes tyre.

Jeta ekonomike e familjeve të tyre prej dekadash, është e varur tërërisht nga shteti dhe ndihmat apo asistencat e ndryshme sociale, që u ofrohen atyre thjeshtë sa për të mbajtur frymën gjallë. Kjo fatkeqsisht po ndodh në të gjithë shtetet e gomarëve blu, ku drejtojnë govenatorët dhe kryetarët e bashkive demokratë të bardhë dhe servilët e tyre me ngjyrë. Shembulli më klasik është Eric Adams, kryetari i Bashkisë së New York City, ku kriminaliteti dhe papunësia është ulur këmbkryq në shifra rekord, duke ia kaluar disa herë edhe paraardhësit të tij komunistit rebel Bill DeBlasio.

Gënjeshtra më e madhe e shitur ndonjëherë me emrin BLM

Në dokumentarin e ri të Candace Owens “Gënjeshtra më e madhe e shitur ndonjëherë” (2022), ka shumë episode interesante, duke përfshirë edhe vetë shokët afrikano-amerikanë të dhomës së George Floyd, në kohën e vdekjes së tij më 25 maj 2020, të cilët në unison me të drejtë pretendojnë se Organizata Arnarkisto-Marksiste BLM, nuk ka dhënë mbështetje atyre dhe vetë familjes Floyd, por i kanë përdorur ato për të bërë para. (Los Angeles Times)

(Confession: I DO NOT support George Floyd and I refuse to see him as a martyr. But I hope his family receives justice.

https://www.facebook.com/realCandaceOwens/videos/confession-i-do-not-support-george-floyd-and-i-refuse-to-see-him-as-a-martyr-but/273957870461345/)

Në dokumentarin e ri të Owens, zbulohet se themeluesi i BLM shpenzon mijëra, për rinovimin e oborrit prej 1.4 milion dollarësh në shtëpinë e re në LA (Los Angeles), të blerë me paratë apo donacionet, që i janë dhënë organizatës në fjalë, në një kohë që në Harlem (New York) dhe vende të tjera në Californi, është shumë i gjatë rreshti i njerëzve me ngjyrë afrikano-amerikanë, lypsarë, ish burgaxhi, që nuk kanë familje, drogaxhive, të sëmurëve, pa streh, ushqim, veshmbajthje, shërbime shëndetsorë etj., të cilët vazhdimisht votojnë fatkeqisht demokratët, për mjerimin e tyre që vjen direkt nga liderët e partisë demokratike amerikane, si: të dinastisë Clinton, Barok Hysen Obamës, Joe Biden, Nancy Pelosi etj., dhe liderëve të komunitetit me ngjyrë afrikano-amerikanë në Kongres dhe Senatin Amerikan.

Një vit pasi qejfi i blerjes së pasurive të paluajtshme të themeluesit të BLM, u ekspozua nga gazeta kombëtare e vjetër New York Post, një dokumentar i ri me realizuesen afrikano-amerikanë Candace Owens, tregon se zhytet thellë me hulumtime apo investigime të hollësishme, mbi burimet dhe financat e errëta të Fondacionit Global të Black Lives Matter dhe takon (sikurse shihet me zë dhe figurë brenda dokumentarit) disa nga njerëzit, që dyshohet se i kanë dëmtuar apo përdorur ato (antarët), jashtë qëllimeve të organizatës në fjalë.

Gënjeshtra më e madhe e shitur ndonjëherë“, është një film i realizuar nga komentatorja konservatore Candace Owens, e cila me sukses u shfaq si premierë në Teatrin Nashville, në një shfaqjen e të cilit morën pjesë antarë të komunitetit afrikano-amerikanë dhe V.I.P. si : Kanye West, Ray J dhe Kid Rock.

Në dokumentar, prezantuesja e Daily Wire, shqyrton atë se Patrisse Cullors, si bashkëthemeluesja e vetë-përshkruar marksiste e trajnuar e BLM, bëri me 90 milionë dollarët që grupi i saj grumbulloi pas vrasjes së George Floyd në maj të vitit 2020, njeriu me ngjyrë, klithma e të cilit: Nuk mund të marr frymë, shkaktoi protesta të dhunshme globaliste kudo, kur ai vdiq nga sasia e madhe e drogës në trup dhe nën gjurin e një oficeri polici të bardhë në qytetin Minneapolis.

Cullors dha dorëheqjen nga organizata “jofitimprurëse” kombëtare në vitin 2021, një muaj pasi gazeta njujorkeze The Post, zbuloi dhe ekzpozoi hapur me fakte dhe prova, se ajo kishte shpenzuar miliona për blerjen e pasurive të paluajtshme në muajt e mëparshëm dhe organizata BLM, ka mbetur e zhytur në skandale të mëdha financiare ndër vite…

Ajo tha, se largimi i saj nuk kishte lidhje me ato sulme mediatike ndaj saj dhe se ajo po largohej për t’u fokusuar në një marrëveshje për botimin e një libri dhe pjesëmarrje në show televizive. BLM, si gjithnjë kur i zbulohen skandalet e njëpasnjëshme, ka mohuar se ka ndodhur ndonjë shkelje financiare.

Kanye West, i cili krijoi shumë polemika kur ai dhe Candace Oëens veshin këmisha White Lives Matter, në shfaqjen e tij të modës Yeezy, në Paris (në fillim të muajit tetor 2022) ishte me Owens në premierën e saj të dokumentarit të ri.

Organizata marksiste-anarkiste “Jetët e zezakëve kanë rëndësi” (BLM), ka reaguar për filmin dokumentar kushtuar atyre, duke akuzuar producenten e saj Candace Owens se është “një organizatë mashtruese, që … përdor emocionet e zezakëve dhe dhimbjen e zezë, për të zhvatur dollarë nga Amerika e bardhë”. BLM ish dhe drejtuesit e saj deri më sot, nuk kanë provuar të kundërten e filmit të Owens, por vetëm kanë bërë zhurmë emocionesh mbi ish skllavërinë dhe të drejtat e njeriut, me blah blah blah, sikurse e kanë në zakonin e tyre rutinë.

Mirëpo ajo që ka rëndësi për publikun amerikanë, i cili e ka parë me kujdes filmin dokumentarë, sheh se në sekuencat e momenteve më prekëse të filmit, ishin pikërisht njerëzit me ngjyrë afrikano-ameirkanë, që u dëmtuan nga BLM dhe mbështetësit e saj. Ata pa frikë, tashmë flasin me kurajo dhe hapur, duke i ilustruar fjalët apo historitë e tyre me përvoja negative apo shembuj konkretë asokohe.

Kështu Alvin Manago dhe Theresa Scott Alvin Manago dhe Theresa Scott jetuan me George Floyd për katër vjet, para vdekjes së tij, sot publikisht dëshmojnë hapur historitë e tyre të hidhura.

Asnjë nga dhuratat prej 90 milionë dollarësh të BLM, nuk e ndihmoi çiftin, që ndau katër vitet e fundit të jetës me George Floyd. Shokët e shtëpisë Alvin Manago dhe Theresa Scott, jetonin me Floyd-in, në një shtëpi të rregullt dykatëshe të kuqe, në një pjesë qoshe në lagjen me gjethe Minikahda Vista të Minneapolis.

Ai ishte një person popullor,” u thotë Manago regjisorëve të Floyd. “Një Bibël ishte e vetmja gjë, që do të shihje në tavolinën e tij.”

Në film, Scott shfaq Biblën e Floyd-it, të mbushur me pikat kryesore rozë dhe të verdhë, që ai përdori, për të zgjedhur vargje nga Fjalët e Urta dhe Ungjilli i Mateut.

Unë e dëgjoja atë, duke e lexuar atë Bibël me zë të lartë gjatë gjithë kohës,” kujton ajo me një buzëqeshje Manago, në shtëpinë e tij, thotë në film. Ai shton se BLM nuk bëri asgjë për t’a ndihmuar atë dhe Scottin të paguanin faturat e tyre, pas vdekjes së Floyd. (The Daily Wire LLC)

Çifti, ka ende Biblën e Floyd-it, sepse asnjë anëtar i familjes së tij të gjerë nuk erdhi t’a pretendojë atë. “Unë nuk kam takuar kurrë një motër, nuk kam takuar kurrë një vëlla,” thotë Smith.

Kur Floyd vdiq, duke e katapultuar familjen e tij në qendër të vëmendjes së mediave, “ata as nuk erdhën të shikonin dhe të shihnin se ku jetonte njeriu”, thotë Smith. “Ata nuk erdhën kurrë dhe nuk morën asgjë nga gjërat e tij. Asgjë!!!.”

Kjo i la Manago dhe Smith me një grumbull pasurish dhe faturash në rritje. “Ne do të ndajmë gjithçka, qiranë, dritat, gazin”, thotë Smith. Scott kujton shokun e saj të dhomës Floyd, duke lexuar me zë të lartë fragmente nga Bibla e tij. (Associed Press)

Makina e Floyd-it, një PT Cruiser me ngjyrë jeshile e errët e mbështjellë me pëlhura blu dhe të zeza, kundër motit të ashpër (lagështirës) së Minesotës, u la për t’u modeluar në rrugën e tyre.

Nuk mund të bënim asgjë me të, sepse nuk e kishim titullin. Ata nuk do ta marrin ose nuk do ta lëvizin.”, thotë Manago

Manago, shpjegon se çfarë ndodhi me të gjithë aktivistët e BLM-së, të mbledhur dhe pse asnjë prej tyre nuk shkoi për t’i ndihmuar ata. “Kjo duket, sikur ata e përdorën atë (Floyd) … si një mënyrë, për të financuar vetvetën, cilido kjoftë motivimi i tyre,” thotë ai.

Një detaj interesant në filmin dokumentar, është edhe pronari i butikut Fraser Ross (duke u intervistuar nga Owens), i cili tregon se influencuesit e mediave sociale e detyruan atë që të bëj një donacion për BLM, për t’i mbajtur ata që të mos inkurajonin njerëzit të plaçkisnin dyqanin e tij. (Daily Wire LLC)

Ne u grabitëm për mallra me vlerë mbi 400,000 dollarë. Ishte një fatkeqësi.”, tha Fraser Ross nga butiku i tij Kitson në Los Angeles, California.

Por protestat e 30 majit 2020, që çuan në plaçkitjen e dyqaneve të preferuara të të famshmëve, ishin vetëm fillimi i poshtërimit të Ross nga duart e aleatëve të vetëshpallur të BLM, rrëfen ai në film.

Plaçkitja erdhi vetëm disa orë, pasi modelja Chrissy Teigen postoi mesazhe në mediat sociale, duke premtuar 100,000 dollarë për të liruar protestuesit nga burgu, gjë që Ross me të drejtë mendonte se po inkurajonte dhunën.

Kur ke afërsisht 30 milionë ndjekës, mund të nisësh një lëvizje”, thotë ai në film.

Dhe më pas ju kishit të famshëm si Jennifer Garner, duke i dhënë katër zemra atij postimi. Epo, nuk janë gjërat e tyre duke u shkatërruar. Unë hyra në internet dhe postova një Instagram të dyqanit që po grabitej dhe e etiketa atë, Faleminderit, Chrissy”, shton ai.

Ross thotë në film se më shumë se 400,000 dollarë mallra u morën nga dyqani i tij. Postimi i tij ndezi një luftë flakë me Teigen dhe dy nga miqtë e saj të shquar në internet, Jen Atkin nga Ouai Haircare dhe influencuesja e Instagramit Dana Omari, të cilët talleshin publikisht me humbjet e Ross dhe e akuzuan atë për racizëm.

Ata po tallen me plaçkitjen! Ju duhet të jeni në burg federal, nëse jeni duke nxitur dhunë, me kaq shumë njerëz që ju ndjekin.”, thërret ai.

Postimet gjithnjë e më të këqija arritën kulmin me një ultimatum nga Omari, Ross pretendon: ose t’i kërkojë falje publike Teigen-it dhe të pranojë, se zemërimi i tij për plaçkitjen “vjen nga një vend privilegji” ose të shkruajë një çek 10,000 dollarë për Black Lives Matter.

Unë isha i shqetësuar se sa agresivë ishin ata,” thotë ai. “Dhe plaçkitja po afrohej akoma”, butiku kryesor i Kitson. Ai pagoi 10 mijë dollarë.

Në film, Ross pretendon se ndikuesi Dana Omari kërkoi të shihte një faturë për donacionin e tij BLM ose ajo do të postonte më shumë për dyqanin e tij.

Filmi tregon atë që Ross thotë se është një mesazh me tekst nga Omari, i cili kërkoi të shihte faturën e tij nga BLM, ose ndryshe.

Dhe presioni vazhdon: “Mos harroni, se nëse nuk e bëni donacionin, unë do t’i kthej postimet nga arkivi,” thuhet në tekst. “Dhe unë do të bëj një postim tjetër, për këtë situatë fatkeqe. Faleminderit.”

Dhe ajo më tha: “Chrissy Teigen, më falënderoi”, për atë që bëri, shton Ross. Omari, mohon historinë e Ross në dokumentar, duke u thënë krijuesve të filmit se ai e bëri dhurimin e BLM me vullnetin e tij. Një përfaqësues për Teigen, nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Pastori Charles Karuku në bashkëbisedim me Owens në film, mendon se BLM nuk ka bërë mjaftueshëm, për të mbështetur komunitetin e Minneapolis dhe bizneset e dëmtuara, gjatë protestave të vitit 2020. (Daily Wire LLC)

Katër milje në lindje të bllokut paqësor, ku jetoi George Floyd në Minneapolis, është rruga e rëndë ku vdiq: Chicago Avenue, e njohur tani si George Perry Floyd Jr. Place.

Pastori Charles Karuku, një emigrant kenian, ka jetuar në këtë zonë që nga viti 1987. “Ishte thjesht një qytet tipik i mesperëndimit me krim të ulët dhe njerëz punëtorë,” kujton Karuku në film.

Ne pamë zemërim, kaos, plaçkitje, shkatërrim pronash, djegie të zonave të policisë”, thotë pastori, për protestat e BLM, që u kthyen në trazira pas vdekjes së Floyd. “Dhe ishte krejtësisht e huaj për mua.”

Karuku, predikoi në Chicago Avenue, gjatë gjithë kaosit. “Ne kemi parë vdekjen. Ne kemi parë një burrë të qëlluar pikërisht përballë nesh; ne kemi parë një grua që ishte shtatzënë të qëlluar pikërisht përballë nesh. Ne pamë zemërim, kaos, plaçkitje, shkatërrim të pronës,” tha Karuku për protestat.

Vrasjet në Minneapolis u rritën me 60% në vitin 2020 dhe kanë mbetur kokëfortë të larta që atëherë.

Kur dokumentarët erdhën për të filmuar në mars 2022, lagja ende mbante plagët, me vitrina bosh lart e poshtë brezit me dy blloqe.

Ndjehem sikur ka pasur një humbje të madhe,” thotë Karuku. “Është një gjë e vështirë, për njerëzit të rindërtojnë veten, veçanërisht, pas asaj që kanë kaluar.”

Por milionat e BLM, nuk shkuan për të përfituar lagjen e shkatërruar, thotë Karuku.

Gjithçka duket më keq se sa ishte,” shton ai. “Kaq shumë elementë … përfituan nga vdekja e George Floyd, për të nxitur emocione raciste, për përfitime politike, për përfitime financiare dhe për të përhapur ndarje. Ata nuk po e ndihmojnë komunitetin. Ata po ndihmojnë veten.”

Jehona e Suksesit të Premierës

Mendjendritura Candace Owens, publikon një dokumentar mbresëlënës mbi jetën e njerëzve me ngjyrë (zezakëve), “Gënjeshtra më e madhe e shitur ndonjëherë.”

Më 12 tetor 2022, Candace Owens më në fund publikoi dokumentarin e shumëpritur të saj nga publiku amerikan, e cila me fakte origjinale zbulon shumë detaje tronditëse, pas rritjes anarkiste-marksiste të Black Lives Matter, në vitin e zi 2020.

Filmi i ri realist, ilustrohet me dokumente dhe fakte të shumta, Gënjeshtra më e madhe e shitur ndonjëherë: George Floyd dhe Ngritja e BLM, ekspozon se si organizata anarkiste-marksiste sistematikisht ka shpërdoruar fondet e donacioneve të marra, pas vdekjes së drogaxhiut me veprimtari kriminale George Floyd në vitin 2020, një temë e cila ka qenë një pikë debate, që nga fillimi i këtij vitit 2022.

Pas premierës, dokumenti mori një rezultat prej 98 vlerësimesh maksimale nga shikuesit në Rotten Tomatoes dhe përdoruesit e mediave sociale, për të vërtetat konkrete të ekspozuar një pas një në pjesën e pasur investigative.

Candace Owens në bashkëbisedim me Tucker Carlson Show në Fox News, hyri në detaje se pse ajo ka qenë kaq e argumentuar me fakte, për të nxjerrë në sipërfaqe keqpërdorimin mashtrues të BLM mbi paratë e donacionëve.

Ishte e rëndësishme të ndaleshim dhe të reflektonim dhe të konsideronim atë që ndodhi dhe të bënim një pyetje shumë të madhe, për të cilën për çfarëdo arsye, asnjë gazetar nuk ishte i interesuar në atë kohë. Na u kërkua të gjithëve që katrori vjollcë-zi të dhuronim për Black Lives Matter ose për të bërë disa që ju njihni, deklaratë në internet se si po vuajnë njerëzit me ngjyrë, për t’u siguruar që Jetët e Zezakëve Kanë Rëndësi (BLM) do të merrnin 80 milionë dollarët brenda një viti. Por askush nuk e bëri pyetjen, ku po shkojnë të gjitha ato para!?”, tha gazetarja investigative Candace Owens.

Në fillim të këtij viti, themeluesja e BLM Patrisse Cullors dhe bashkëthemeluesja e saj Alicia Garza, dhe bashkëthemeluesja tjetër e BLM në Los Angeles Melina Abdullah, u akuzuan për blerjen e një prone prej 6 milionë dollarësh, për përdorim personal në vitin 2020.

Por, treshja e BLM, më vonë argumentoi se 12 bujtina, pra dhoma gjumi u blenë për të strehuar Fondacionin Global të Rrjetit të Zi të organizatës, Black Lives Matter, një hapësirë ​​ku kineastët, muzikantët dhe artistët me ngjyre afrikano–amerikane (zezakë), mund të mblidheshin së bashku dhe “të nxisin kreativitetin”.

Një pjesë e dokumentarit kap kur Owens bëri një vizitë të paparalajmëruar në shtëpinë e Laurel Canyon të Cullors në fillim të majit, për të folur me të personalisht për akuzat. Cullors më vonë akuzoi yllin konservator (Owens) si armiqësore.

Një video e shkurtër nga shkëmbimi i tyre u transmetua, gjatë bisedës së Candace Owens me Tucker Carlson e cila tregoi gazetarin, duke kërkuar të fliste me dike në pronën e Cullors.

Unë, nuk mund të shoh se si kjo blerje i ndihmoi Black Lives Matter kudo në Amerikë,” thotë Owens në një moment, ndërsa qëndron jashtë portës gjigante të përparme në kufi me shtëpinë e Cullors. “Unë nuk mund të gjej as një jetë të zezë në këtë pronë.”

Faktet e tjera të eksploruara në film janë masive, përgjatë gjithë minutave të rëndsishme të dokumentarit në fjalë. Përveç fakteve të reja të pasurive të paluajtshme, dokumentari investigativ i Candace Oëens, eksploron masivisht gjithashtu disa në lidhje me keqmenaxhimin e parave të BLM, një nga të cilat organizata dhuroi miliona dollarë, për lëvizjen transgjinore.

“Ku shkuan shumë nga këto para!? Pastaj, ka vetëm një shteg të vdekur, sepse e vetmja gjë që të jepet kur vendos se je transgjinor është se mund të ndryshosh emrin. Kështu që ju nuk e dini se kush nga këta njerëz ishte fillimisht, por ata morën qindra e mijëra e miliona dollarë para të gatshme.”, thotë Candace Owens.

Filmi i ri, gjithashtu bën me fakte konkrete disa investigime mbresëlënëse, për drogaxhiun dhe kriminelin e denuar 5 herë me burg sot “shën” George Floyd.

Më shndërruan në armikun numër një publik, sepse fola me saktësi për George Floyd, jo në cilësinë e heroit, por në cilësinë e një personi që ishte i varur nga droga dhe që kishte mjaftueshëm fentanil në sistemin e tij për të vrarë një kalë në koha kur ai vdiq. Ata grabitën emocionet e amerikanëve, ata nxorrën emocione. Ata përdorën dhimbjen e zezë, për të krijuar konfuzion dhe për të marrë miliona dollarë nga njerëzit.”, tha konservatorja me inteligjente brilante me ngjyrë  afrikano-amerikane Candace Owens, për ndikimin e BLM, pas vdekjes së George Floyd. (Mary Kay Linge, ‘Not helping the community’: George Floyd roommates, others slam BLM in neë film, New York Post, 14 tetor 2022)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.