Krejt dhâmt i kam

0
218

Halil (Lil) Derguti-Kastrati (1920-2002)

Anekdotë (mesele)

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Ani t’zezat qi i kam mrena se?”, 17 Mars 2024

Nga Ditari im, pjesa e pestë (5)

Xhemajli Dina- Bajra i Panorcit*) shkon musafir te Halil Derguti në Turjakë, mik shpie. Dy qika të vëllit të Halilit, Tafilit janë kanë të martume për vllaznit e Xhemajlisë e Halili e Reshiti, djali i Tafilit janë kanë dhanur të tyne.

Xhemajli (Dina) Bajra, ish kryetar i kom. në Rahovec e Malishevë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Kuvendit të 2 Korrikut e 7 Shtatorit 1990

Masi hanë darkë, Halili (shk. Lili) e Xhemajlia pa bâjnë llaf e muhabet a ata tjertë pa ngojnë.

Se qysh bjen muhabeti për dhâm, Xhemajlia thotë:
– Lil, unë i kam krejt dhâmt.

He mara Xhemajli i thot Lili:
– Edhe ni kali i Xhafer Behramit, tej a cof i ka pas krejt dhâmt.

*) Xemajli Bajra, ka qenë ish kryetar i kuvendit në komunën e Rahovecit e Malishevës dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës, Kuvendit të 2 Korrikut e 7 shtatorit 1990

(“Deklarata Kushtetuese e Kosovës (1990)
https://sq.wikipedia.org/wiki/Deklarata_Kushtetuese_e_Kosov%C3%ABs_(1990)

Kushtetuta e Kaçanikut
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kushtetuta_e_Ka%C3%A7anikut)

*) Halil (Lil) Derguti- Kastrati, ka qenë shpijanik i madh e odagji i njohur.

Ka punua në administratën komunale të Malishevë e viteve të fundit para pensionimit, ka qenë shef i Zyrës së Vendit në Lubizhdhë, ish qendër lokaliteti, Bashkësi Lokale.

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 19 mars 2024
sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.