Veteranët mashtrues, mjeranët e shtetit të Kosovës!

0
173
Veteranët - OVL- protestë

Shkruan: Florim Zeqa, 25.08.2023

Mospërfshirja e veteranëve në Ligjin për pagën minimale, që përjashton veteranët nga paga minimale, i votuar nga shumica parlamentare, i ka irrituar tejë mase veteranët, të cilët kanë mbajtur një protestë dhe kanë paralajmëruar mbajtjen edhe të protestave tjera kundër ‘Qeverisë së Kosovës’, për të kundërshtuar vendimet e qeverisë, përmes së cilave veteranët e UÇK-së mbeten jashtë pagës minimale, që u votua në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Fryerja e listave të veteranëve produkt i proceseve elektorale

Caktimi i listave të veteranëve të luftës çlirimtare sipas përkatësisë partiake, ideologjike dhe lidhjeve familjare e ka shndërruar këtë proces në një “Veteranomani” të vërtetë.

Për më keq se kaq, në listat e veteranëve të UÇK-së, u radhitën edhe dezertorët e luftës, spiunët dhe UDB-ashët e Serbisë në Kosovë!

Mosbërja transparente e kritereve për pranimin e statusit të veteranit të luftës nga ana e “komisioneve” për verifikim, kishte lënë të hapur “shtekun” për manipulim dhe keqpërdorim “allashqiptarçe” të një procesi sa të ndjeshëm po aq të rëndësishëm për të ardhmën e vendit.

Loja e ndytë me ndjenjat e pastra të luftëtarëve trima të lirisë sonë, ka vërë në pikëpyetje të tërë procesin e verifikimit të vetranëve!

Vrapimi pas marrjes së bajrakut të çlirimtarit, grabitja apo përfitimi nga vlerat e të tjerëve, injorimi apo eliminimi i figurave markante të luftës dhe paqës shënon kulmin e marrëzisë së disa komandantëve, përmes lojës së shtrigave, duke inskenuar “tradhtarin” imagjinar dhe duke imagjinuar “heroin” inekzistent!

Veteranët mashtrues janë një armatë e blerë me para të popullit, për vota të partive të kriminalizuara në pushtet dhe opozitë për disa mandate rresht.

Lista e veteranëve mashtrues është shumë më e gjatë se 40 mijë mashtrues të (pa) identifikuar, të cilët në forma të ndryshme e kanë fituar statusin e veteranit.

Pa dyshim se, kontigjenti më i madh i veteranëve të rrejshëm, është produkt i proceseve elektorale, gjegjësisht i blerjes së votave në këmbim të çertifikatës së veteranit.

Abuzimet me çertifikatat e veteranëve nga krerët e partive politike për blerjen e votave për pushtet në njërën anë dhe përfitimi personal i komisionerëve për verifikim nga ana tjetër, bënë që numri prej 40 mijë veteranëve të paligjshëm të jetë shumfish më i madh.

Ekzemplari më i “mirë” i abuzimit me listat e veteranëve është ai 3000 veteranëve nga Shqipëria që marrin paga në Kosovë kundrejt 176 ushtarëve pjesëmarrës në luftë!

Kjo analogji saktësisht përputhet me abuzimet e përgjithshme me listat e veteranëve.

Nga 13 mijë ushtarë nën komandën e Agim Çekut, listat e veteranëve nën komandën e dreqit u zgjeruan në mbi 60 mijë vetaranë!

Fryerja enorme e listave të veteranëve, është shprehje e mungesës së vetëdijes shoqërore, imoralitet dhe papërgjegjësi njerëzore në njërën anë dhe mungesë ekstreme shtetndërtuese e politikanëve (ligjvënësve) kosovarë, që mundësuan abuzimin disa vjeçar me çertifikatat e veteranit të luftës çlirimtare!

Fryerja e listave të veteranëve është bërë edhe nga matrapazëtqë vepruan në emrin e organizatave dhe shoqatave të dala nga lufta, ndërsa bashkatdhetarët nga mërgata që blenë çertifikatat, me (pa) dashjen e tyre u bënë klient të krimit të organizuar dhe u shndërruan në shpërdoruesit më të mëdhenjë të gjakut të dëshmorëve, gjegjësisht shkeljen mbi vlerat më sublime të lirisë sonë.

Veteranët mashtrues, mjeranët e shtetit të Kosovës

Sikurse Zonat Operative të UÇK-së, ashtu edhe partitë politike pa dallime janë bërë pjesë e abuzimit me listat e veteranëve, elektorati i të cilave ka rënë pre e pazareve elektorale të liderëve partiak në këmbim të votës për pushtet me çertifikatën e veteranit.

Thënë ndryshe, veteranë të rrejshëm ka në të gjitha anët dhe në të gjitha kampet partiake, varësisht prej fuqisë politike, që e trajtuan Kosovën jo si shtet të tyre, por si plaçkë lufte!

Edhe përkundër ndërrimit të pushtetit nuk ndodhi ndryshim i madh, sepse të gjithë janë bërë njësoj abuzues me listat e veteranëve, pasi që, në të gjitha partitë politike ka me bollëk, hajna, kriminela, bandita e mafioza të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, përkthyer ndryshe në fuqinë elektorale, gjysma e popullatës i mbështetin veprimet e tyre kriminale në dëm të shtetit dhe qytetarëve. Ndërsa gjysma tjetër e popullatës tashmë e ka ndarë mendjen për të ikur nga Kosova, menjëherë pas sinjalit për liberalizim të vizave.

Kështu, shteti i Kosovës dalëngadalë nga një shtet i proklamuar shtet laik dhe multietnik, ka rrëshqitur në një shtet fetar te vet(mj)eranëve dhe mercenarëve të ditëve të lirisë!

Për këto mënyra të turpshme të shpërdorimit dhe abuzimit me çertifikatat dhe statusin e veteranit të luftës, përgjegjësinë duhet kërkuar në radhë të parë nga liderët e partive të ashtuquajtura “parti të krahut të luftës”, gjegjësisht tek ish udhëheqësit politikë të UÇK-së e deri tek kryeministri aktualë, i cili asnjëherë nuk e ka veshur uniformën e UÇK-së, anipse ka qëndruar për disa muaj në “Zyrën e UÇK-së në Prishtinë, pa u ndjerë i rrezikuar nga forcat pushtuese serbe!

Nëse fillohet ndonjëherë me pastrimin e listave të veteranëve, i pari që duhet të hiqet nga lista është kryeministri Albin Kurti, jo sipas renditjes alfabetike apo hierarkisë shtetërore, por për faktin se është veterani i parë mashtrues, i cili, përveqse nuk ka qenë i uniformuar, asnjëherë nuk ka qenë në vijat e frontit kundër Serbisë!

Vite më parë gjatë kthimit nga Kosova, në një vend afër Dubrovnikut e hasa këtë mbishkrim, “Za njih mrtvih, mi smo živi spomenik!”, që në shqip i bie; Për ata të vdekurit, ne jemi monument i gjallë! Kjo thënje më bëri përshtypje të jashtëzakonshme, se me çfarë përkushtimi mbrohen vlerat e lirisë në një vend të civilizuar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.