BOTIM ME VLERË PËR VESHJEN KOMBËTARE TË KRAJËS

0
455
Hamid Alaj - Veshja e nusërisë krajane

Hamid Alaj, VESHJA E NUSËNISË   KRAJANE, Art  Club, Ulqin, 2021

Në hapësirën etnogjeografike shqiptare të rralla janë ata krahina etnografike  sikurse është ajo e Krajës, e cila dallohet me veçoritë e saja etnokulturore. Kemi të bëjmë  kryesisht me kulturën materiale, përkatësisht veshjet popullore  të grave të njohura si  shestanesha dhe ajo krajane, që janë autentike duke qenë pjesë e thesarit të veshjeve kombëtare shqiptare.

Në lidhje me këtë çështje ja vlen të cekim një thënie të Faik Konicës i cili ka thënë së ”ka aq kostume shqiptare sa ka edhe krahina”, që dëshmon për mozaikun e veshjeve kombëtare shqiptare me  shumë së të  asnjë popull tjetër në Evropën Juglindore dhe më gjerë. Në gamën e tyre veshjeve bën pjesë edhe veshja krajane, apo e nusënisë krajane siç e ka definuar Hamid Alaj në librin e tij, që paraqet një kontribut me vlerë për etnografinë shqiptare.

Pas rënies së socializmit si rend shoqëror dhe komunizmit si ideologji, në lidhje me krahinën etnografike të Krajës u kriuan mundësi  për të organizuar takime të ndryshme shkencore, kulturore e shoqërore. Kemi të bëjmë me kohën e ndryshimeve shoqërore ku autor të ndryshëm si çështje preokupimi kanë pasur të kaluarën e krahinës së Krajës nga kohërat me të hershme e deri në ditët tona. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse në kohën e monizmit, çdo gjë kishte qasjen ideologjike, ndërsa trajtimi i çështjeve të identitetit kombëtarë shqiptarë  ishte e ndaluar dhe me pasoja.

Por, në rrethana të reja shoqërore një numër i konsideruar autorë vendas janë paraqitur me botime të ndryshme me qasje shumëdimensionale, duke prezantuar çështje të panjohura  të cilat janë mirëpritur nga  opinioni i gjerë.

Në këtë gamë të autorëve bën pjesë edhe Hamid Alaj, i cili kohë më parë opinionit i paraqitet me botimin më të ri “Veshja e nusenisë krajane”.

Veshjet tradicionale përkatësisht popullore  dëshmojnë  identitetin kombëtar dhe atë kulturor të një populli. Ato përveç që përfaqësojnë një komb në tërësi,  po ashtu  përfaqësojnë edhe një krahinë  apo një zonë të vogël , duke qenë të ndryshme  me tërë përmbajten e tyre. Veshjet popullore janë zhvilluar dhe kanë ndryshuar vazhdimisht  në sajë të rrethanave shoqërore në mjedisin përkatës,  në varësi të kushteve  ekonomike dhe shoqërore.

Duke lexur këtë libër del qartë se “veshja e nusënisë krajane” dallohet me tiparët  e saj të veçanta, të cilat nuk i hasim te veshjet tjera të krahinave etnografike shqiptare, që ka tërhequr kureshtjen  edhe të udhëtarët e rastit kur kanë vizituar këtë krahinë, apo në takime të ndryshme të rastit. Ajo është treguesi autentik i krahinës së Krajës, duke mbetur simbol i identitetit kombëtar deri në ditët tona. Veshja krajane nga tipologjia është e këmishës së gjatë ku dominuese janë ngjyra e bardhë dhe e kuqe.

Përbërja  dekorative, forma, ngjyrat dhe elementet tjera te kësaj veshjeje, përmes talentit dhe mjeshtërisë së punuar nga dora e vashave krajane, shprehin dhe krijojnë ndjenjat shpirtërore të popullit tonë. Të gjitha këto elemente përbërëse shërbejnë për të shqyrtuar në detaje përbërjen e kësaj veshjeje.

Krahina etnografike e  Krajës ruan tradita të pasura të kulturës popullore, si në fushën e folklorit po ashtu edhe në atë të veshjes, të cilat janë ruajtur me fanatizëm duke dëshmuar respektin e trashëguar nga të parët deri në ditët tona.

Botimi i një libri paraqet moment të veçantë për autorin, por kur nga tema dhe përmbajta të cilën e trajton i tejkalon ata përmasa atëherë ka  vlerë të veçantë për popullsinë e mjedisit përkatës. Kemi të bëjmë me identitetin etnokulturor të krahinës së Krajës, përmes veshjes popullore e cila është e veçantë në hapësirën etmogjeografike shqiptare.

Autori në detaje trajton origjinën e veshjës popullore, duke vazhduar me materialin e veshjës,strukturën artistike të veshjës, motivet dhe vizatimet   dekorative, mjeshtritë popullor,veglat e punës në përgatitjen e veshjës, endja  dhe  prerja e pëlhurës dhe e elementeve tjera të veshjes,  stolitë  dekorative, ngjyrat,  qëndisjet, qepja e disa elementeve të veshjes, duke përfunduar me renditjën e elementeve të veshjes të  nuses krajane.

Autori ka qenë i vetdjshëm se përgatitja e një libri të tillë nuk ka qenë punë e lehtë, sepse në këtë apekt krahina e Krajës ka qenë pak e hulumtuar. Por, në sajë të angazhimit dhe pasionit për vendlindjën e sidomos për veshjen popullore të nusënisë  krajane, ai ia ka arritur qellimit duke i dhuruar opinionit një botim me interes sa  kulturor dhe shkencor.

Nuk ka dilemë se libri do të lexohet me kureshtje jo vetëm nga krajanet në vendlindje, por edhe nga ata të cilët janë vendosur në mjedise të tjera e sidomos ata në diasporë, sepse ata kanë bartur me vete edhe veshjen popullore krajane e cila është si pasaportë e identitetit kombëtar shqiptar.

Nuk ka dilemë se në ruajtjën e kësaj veshje, meritë të veçantë kanë familjet krajane të cilat e kanë trasheguar brez pas brezi, që si e tillë vjen deri në ditët tona. Kjo veshje është bërë traditë të prezantohet në ceremoninë e dasmës por edhe në raste të tjera familjare apo shoqërore.

Veshja e nuseve krajane për nga forma dhe përmbajtja mbetet unike në mozaikun e veshjeve popullore shqiptare. Si e tillë ajo dëshmon së është autentike dhe vlerë e padiskutueshme e identitetit kombëtar shqiptar. Ajo së bashku me veshjen e xhubletës, shestaneshës  dhe të anamaleshës mbesin emblematike në  veriperëndim të hapësirën etnogjeografike shqiptare.

Botimi në fjalë paraqet një kontribut të veçantë për veshjen popullore të Krajës, jo vetëm në nivel lokal por edhe ate mbarëkombëtar. Si i tillë ky botim do të jetë referencë e nevojshme për studiuesit e ndryshëm të cilët do të trajtojnë veshjen popullore  të krahinës së Krajës.

Përfundimisht, autori ka kryer një obligim moral ndaj vendlindjës duke dëshmuar se ndonëse fizikisht ka tre dekada qe ka emigruar nga ajo, ai ate e ka bartur me vete, që dëshmohet përmes këtij botimi që është një dhuratë për të gjithë krajanet në vend dhe ne mjediset tjera ku jetojnë e punojnë.

Dr. Nail Draga

(Lexuar me rastin e përurimit të librit në Ostros-Krajë, me 2 gusht 2022)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.