HIPOKRIZIA E MEMLI KRASNIQIT

0
313
Memli Krasniqi

NGA: BINAK MAXHARRAJ

/Qeveria Kurti është tmerri dhe ferri për Vuçiqin, të cilin e ka bërë të flasë me veten – nuk lëshon pe kur është në pyetje mbrojtja e shtetit/

/Dialogu me Serbinë u nis keq, shkoi keq dhe po vazhdon mozomakeq siç thotë populli/

Nuk janë të rralla kritikat vend e pa vend të liderve politik të opozites ndaj qeverisë Kurti II, sidomos me te zeshmet vijnë nga Ramush Harajdinaj, Memli Krasniqit. Lumir Abdixhikut të ndihmuar fuqishëm në bashkëpunim edhe më Lista Srpska për të rrexuar qeverin Kurti II e cila nuk po u shkon përshtati sepse e kanë luftën për pushtet, nuk po mujë rrinë pa pushtet pa tendera hajni e plaqkitje te cileve qeveria Kurti II ua ndali, e sidomos Listes Srpska i cili ua ka prishë planet Serbisë për aneksimin e veriut.

Në këtë derjtim këto ditë Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës e leshoi një klithmë, një hipokrizi të pa matur duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti, të cilin e akuzon se Kurti po gabon sa i prget procesit te dialogut me Serbin i cili sipas tij është vonuar nuk po i ngutet duke shtuar se ai nuk paska bërë progress të vertetë ne dy vitet e fundit përveq takimeve në nivel te lartë midis Kurtit dhe Vuçiqit.

Më këtë rast dua te ia përkujtoi kryetarit te PDK disa te dhëna, fakte se pse dialogu u nisë keq, shkoi keq e përfudoj mozomokeq siç thotë populli.

Memli Krasniqi ashtu edhe të tjerët nga partia e tij, por edhe te tjeret nga partit tjera ne opozitë qe nga koha kur filloi dilaogu me 2011 kryetarit te PDK Memli Krasniqit dhe të tjerëve qe mendojnë si ai duhet te din se qevria e Kurtit e mori dialogun nga qeverit e Panisteve dhe LDK-isteve të bamë llugë, moçal, nga i cili duhet shumë punë e mund qe te delet nga ai moqal i qujatur dialog-bërllog mes Kosovës dhe Serbisë. Siç dihet, dhe është e qartë se dialogu i cili u nisë gjoja për pozitën, te drejtat e pakices serbe.

Por siç dihet fill pas luftes me dijen apo me neglizhencen e vetë Kosovës në shenjestër nga ana serbe ishte Veriu i Kosovës, e jo pozita e sebeve ne veri. Fill pas luftës edhe filluan teleshet rreth dhe për rreth veriut. Në vend qe kreret e dale nga lufta te angazhoheshin për sanimin, përmiresimin e gjendjes ne veri duke e shtrir menjëherë sovranitetin edhe ne atë pjesë te Kosovës. Ata vepruna ndryshe, vepruan të kundërtën, vepruan keq me me keq në dëm të Kosovës. E lane veriun të rreshqa në ler kah Serbia.

Fill pas luftës ndodhen gjera te tmershme në Kosova e sidmos Veriu i saj ishin te vershuar nga agjenturat e huaj secrete më qellim të ”bllokimit” te veriut qe atje të mos shtrihet sovraniteti i Kosovës. Sipas njohetësit të rrethaneve të sigurisë Naim Miftarit nje epror i lartë i UÇK veriu i Kosovës fill pas luftës u përfshij nga sherbimet sektere serbe UDB-ja, pastaj aty jo rasteësisht ishte edhe sherbimi secret Françez DGSE, por aty ishte edhe KV0R-i Franëes i instaluar qellimshëm i cili vepronte me agjentin e tyre serbisht folës, dhëndërr i Serbisë i derguar si agjente secret për Ballkanin Denjear Arnudi i cili me veprimin e tij i neutralizoi, i përfshiu në shërbimin e tij, kur ua dinte veprimet e tyre gjatë luftsë, me fjalë tjera i shantazhoi për të ua mshelë gojën, krereve te UÇK-s Hashim Thaqit e Kadri Veselit të cilët me ndihmën edhe të KVOR-it qe në bashkpunim të forte me sherbimin secret të Serbisë UDB-n luajtën rrolin kyq qysh ne vitin 1999 me tendenca te ndarjës se Mitrovicës ne Jug dhe Veri duke e shendrruar veriun në një “zone sikur është e askujt” por de facto veriun e Kosovës e shndërruan në një zonë serbe ku nga jashtë kontrollohej nga ushtria Franceze, por brenba veriut kontrollin ua lejuan qëllimisht grupeve paramilitare si Rojet e Urës, apo MUP-it serb.

Dhe sa herë rrezikohej Veriu me trazira e pakënaqësi ndaj shqiptarëve, DGSE Franceze thirrnin në ndihmë agjentin e tyre Hashim Thaçin, e deri dikun edhe Kadri Veselin dhe lodrën e këtyre dyve Agim Çekun për t’i qetësuar protestat dhe për ta mbajtur UÇK-në, TMK-në larg implikimit të tyre në veri.

Që nga ky moment z. kryetar Krasniqi, e dine fare mire nese don të dijsh, gjera te tmershme ndodhën pas luftës kur popullata shqiptare e debuar gjatë luftës në jug te Mitrovicës tentoi të këthehet nëpër shtepit e tyre në Veri nga ku ishin debuar gjatë luftës. Ishte 2 shkurtit 2000 kur popullata shqiptare marshoi drejtë veriut për tu këthyer në shtepit e tyre. Ata u ndalën nga KFOR-i Françez ne ndihmë u thirrën edhe kreret e UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të cilët ishin të kapur nga rrjeti i agjentit françez proserb Denjear Arnudi, gjoja për te qetesuar situatën.

Por, kjo ishte vetem një bllof, ata nuk ndihmuan asgjë, përkundrazi e kethyen turmën e shqiptarve pas ne vend se te luftonin për këthimin e tyre ne shtepit e tyre duke ju premtuar se së shpejti do te ju këthejmë nëpër shtepit e jueja (për këtë egiston një video qe qarkullon ne portale dhe media). Por, kjo nuk dnodhi as sot e pas 21 viteve shqiptaret nuk guxuan e as u lejuan te këtjehën nepër shtetpit e tyre, ata sot e kesj dite po jetojn si refugjat ne jug te Mitrovicës.

Por,ate natë pra me 2 shkurtë 2000 ndodhi edhe masakra e pa pare e pasluftës kur në atë natë me shi dhe fishkëllim ere Oliver Ivanoviq po e luajte lojën e djallit, njesiti i tij filloj debimin më dhunë edhe te atyre shqiptarve qe kishin mbetë në Mitrovicën e Veriut. Në erresirën e tmershme nga apartementet dhe shtepit e tyre më dhunë u debuan, u nxorën nga shtepit e tyre duke i ndjekur në jug te Mitrovicës. Thuhet se vetem në atë kohë nga veriun u debuan mbi 12 mijë shqiptar. Ata qe nuk i leshonin shtepit apo apartmentet e tyre u vran. Raportohet për me shumë 10 të vrar. Të nesernën e asaj nate tmershme u dukën për here të pare rojet e urës mbi Urën e Ibrit, njesitë ky i udhehequr nga Oliver Ivanoviq, të cilin me pas vetë kriminelet serb e vran kur filloi te ua zejë rrugën.

Nga ajo ditë z.kryetar i PDK veriu i Kosovës mbeti i ”okupuar” nga paralimitarët serb, kriminelt serb te udhehequr drejtpërdrejtë nga Serbia dhe Vuçiq. Nga ateherë z. kryetar Memli Krasniqi i PDK veriu rreshqiti ngadal por sigurtë kah Serbia. Nga ateherë e deri me sotë atje z. kryetar Krasniqi çdo gjë frymon serbisht dhe asgjë shqip, atje çdo gjë dukej serbisht, me ikona, me mbishkrime, me këngë serbe e jo shqipe.

Atje, z. Krasniqi i PDK-së për dy dekata veriun e kanë në dor serbet qe derigjohën nga Beogradi permes marionetave te tyre kriminel Veselenoviqët, Radojqiqet dhe Rakiqet për mes te ashtuquajtures “Lisa Srpska”, e cila rrolin kryesor e ka te despabilozoi veriun e Kosovës. Atje z. kryetar Memli Krasniqi i PDK partit qe për dy dekada në krye me Panistet dhe Ldkishte nuk bënë asgje, bile hiq asgjë, për te këthyer bile një grime sivraniteti në ate pjesë te vendit, por qellimshëm apo jo, e lejuan këthimin e Serbisë në veriun e Kosovës me kombkryq Car Llazaqin në sheshin kryesor te Mitrovicës.

Ti z. Memli Krasniqi kryetar i PDK se bashku me lideret tjerë te opozitës po sulmoni se bashk edhe më Lisa Srpska se gjoja Kurti po gabon sa i perget procesit te dialogut me Serbin i cili sipas teje është vonuar nuk po i ngutet fare?!

Por disa gjera te tmershme z. kryetar i PDK memli Krasniqi duhesh ti dijsh se çka ndodhi pas luftes e sidomos pas vitit 2011 kur filloi edhe dialogu i cili doli me vonë si pjellë nga protestat dhe rremuja qe u bë në vitin 2004, ku pati shkaterrime materiale dhe vjrsje të tmershme.Kjo protest hale nuk është hulumtuar sa duhet,por është e qartë pas kësaj ngjarje Kosova u denua nga Bashkesia Ndërkombetare me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, fillimisht për do çeshtje teknike, për të kaluar më vonë pa kufar rezistenca nga ana delegacionit te Kosovës ne çështje të tmershme politike i cili dialogun nuk e kishte marr seriozisht, shkonte ne dialog me duar në xhepa, pa ide, pa kurrfarë kërkesash ndaj Serbis gjenocidale e vrastare, pa kërkim falje pra pa asnje kërkes, ndesa nga ana tjetër delegacioni serb shkonte forte i pregatitur ku dal nga dal me neglizhencën e pales se Kosovës Serbia arrijti edhe deri te kërkesat teritoriale, apo deri ne ndarjën e Kosovës, korigjimin e kufijve, etj.

Të gjitha këto u negocuan fillimisht meshefas midis Thaçit, Vuqiqit dhe Edi Ramës, e më vonë dolën edhe publikishtë. Por, deshti zoti por me shumë ish-kancelarja Angela Merkel por edhe Amerika ndërhyjnë qe Kosova sot e kësaj dite nuk u nda duke e nxjerrë aktorin kryesor nga dialogu Hashim Thaçin. Pra, një gjë duhet të dini se eleminimi politik i Hashim Thaçit ishte projekt i përbashkëtë i BE dhe Amerikës.

Lidhur me këtë është me interes rrefimi i publicistitit të njohur Idriz Zeqiraj, kur thekson se gazetari Baton Haxhiu, nje vegel e Rames-Thaçit dhe Vuçiqit një një takim në jug te Mitrivicës kishte shpalosur planin tre pikshe të kësaj tresheje, ku kishin marr pjesë edhe Raif Qela e Kadri Veseli ishte thënë decidivisht: ”çfarë na duhet veriu i Mitrovicës, me dominim me popullatën serbe”.

Këtë sihariq Baton Haxhiu e shpalosi më vonë edhe ne emisionin “Pressing” të Leonard Kërqukut, ku shpalosi se decitivisht sipas pajtimit te treshes Thaçi-Rama-Vuçiq se: ”Veriu i Mitrovicës t’i lihet Serbisë”, si lehtesim të kësaj Thaqi pate deklaruar se gjoja veriu. Leposaviqi janë “dhurate e santrapit Aleksandër Raknoviqit, minister i mbrendshëm ne kohën e Titos, i cili ka bërë tmerr e ferr fillë pas luftes duke vra e prerë shqiptar intelektual, duke e ndjekur popullatën shqiptare në Turqi, ku me dhunë emigruan,u ndoqen mbi 300 mijë shqiptare nga vatrat e tyre shekullore anë e mbanë Kosovës.

Por edhe më këq se kjo kjo treshe-përsheshe shkoi edhe më lrak, duke duke thënë haptas dhe publikisht se duhet te pajtohemi me Serbinë, sepse kanë kaluar mbi 20 vitet e krimet serbe, sepas tyre qenkan vjetruar. Pra kështu veprojnë vetëm kuislinget me shpirtera te shitur, te shantazhuar dhe te zenë robe nga Serbia.

Jo vetëm kjo z. kryetar i PDK Memli Krasniqi dialogu i udhehequr për 21 vite, pra qe nga viti 2011 kur fillai, shkoi keq me më keq, sepse ne te morën pjesë lider të shantazhuar të zanun rob nga Serbia te PDK-isteve dhe LDK-iteve të cilët kurr dialogun nuk e morën me seriozitet,hynë te të pa kurrfarë kërkesash, pa kurrfarë kriteresh, ishin të pa dijshëm, leshonin pe ndaj kerkesave te Serbisë qe ne opinion lente më shumë përshtypje se Serbia na qenka viktima e jo agresori. Për shumë kohë athere kur edhe u qitën ne këtë dialog kerkesat e Serbisë për ndarjën e Kosovës dhe korrigjim kufijsh, për shumë kohë edhe u ndalën njohjet sepse në opinionin nderkombëtar u krije një bidnje se çfarë po ndodhë më Kosovën, a është shtet Sovran apo jo.

Por, z. kryetar i PDK, Memli Krasniqi pasiqe te ka kapë zerzelja për rreximin e qeverisë Kurti se bashku më LDK, AAK dhe Lista Srpska, është mire të ta përkujatoi edhe diçka, mbas ti e dine fare mire. Qe nga fillimi i dialogut me Serbinë për këto 21 vite janë neshkruar shumë marveshjes paqavra, lecka me Serbin pa kurrfarë vlere të cilat Serbia asnjë nuk e ka zbatuar siç duhet, por ishte Serbia ajo qe vente pengesa, vente ndalesa në kufij, kërkonte dokumente ku nuk përmendej fare shtetesia e Kosovës, ndërroheshi tabelat e veturave të Kosovës me rastin e hyrjes në Serbi, kurse nga ana tjetër Kosova nuk vepronte e as qe reagonte fare anipse udhehiqej nga qeveritë e Pdkesiteve dhe Ldkesiteve duke mos vuar fare kurrfarë reciprociteti.

Por,ajo se çka është me dhembshmja duhet të dallohën ne veçanti dy mareveshjet e nenshkrauar nga kryeministrant e Pdkisteve dhe Ldkisteve Hashim Thaçit me 2013 dhe Isa Mustafës me 2015, të cilët me neshkrimin e Marrëveshjeve për Asiciacioni një etnik serb me kompetenca ekzekutive ia thyen njern kembë Kosovës e cila edhe sot e kësaj dite Kosova po çalon, mbas për ty z. kryetar këto mareveshje edhe mund te jënë të pranueshme kur dihet se ne çfarë kataklizme ka rënë Kosova, kur edhe sot e kësaj dite nga partia qe ti e drejton ka zëra bile të zeshëm te cilët po kërkojnë qe te ndahet Kosova, qe te bëhët korrigjimi i kufijve për të cilat ti fare nuk reagove.

Këto dy mareveshje për Asociacionin një etnik serb, krahas edhe te asaj për falën e Çakorrit Malit te Zi, të nenshkruara nga Hashim Thaçi me 2013 dhe Isa Mustafa me 2015 ishin tradhetia me e madhe e këtyre liderve ndaj Kosovës, sepse këto mareveshje ia lidhën të dy këmbët Kosovës ne arënën ndërkombëtare. Kjo, është ajo qe këto qeveritë e më parme e Ldkisteve dhe Pdkisteve ia lane si kopil te dera qeverisë Kurti për ti zgjedhur cili sipas teje kësaj qeverie nuk po i ngutet në dislog.nuk po i ngutet sepse më pare ajo duhet te lirohet nga kopilat qe qeveia e jote ia la të dera, sepse kjo qeveri, e ne veçanti Albin Kurti është arrë e forte karshi Serbisë, është i pashantazhuar nga askush dhe se Serbia e Vuçiq nuk mund te luaj siç vepruan me liderëet e më parshem në dialog.

Qeveria Kurti po del se është tmerri dhe verri për Vuçiqin. Më ardhëjën e saj me 14 shkurt 2021 ku juve këqprdoruesve dhe shkaterruesve te shtetit u qiti në opozitë ka filluar qe te ushtroi sovranitetin edhe ne veri të Kosovës i cili ishtë për dy dekada Edorado i Serbisë, ku mbizontenonte krimi i organizuar, korrupcioni bile edhe ne bashkëpunim me liderët e Pdkisteve dhe Ldkistve, ku veriu i kishte humbur moti fijet me qeverin qendrore duke u lidhur me ate të Beogradit nga ku merrin konstrukcione destructive si të veprohet me veriun e Kosovës. Qeveria Kurti filloi ngadal por sigurtë te ushtroi sovranitetin ne Veri duke i vuar reciprocitën më Serbinë, duke e derguar atje për kontrolle policinë, fakët ky qe nuk i pelqeu aspak Serbisë por kjo nuk i pelqeu as opozites, e cila theksonte se nuk duhet ti prishet rehatia Serbis e Vuçiqit.

Kështu për këto 21 vite ne dialog, pa dialog te vertëtë me Serbinë, sepse dihet ashiqare qe Serbisë nuk i intereson dialogu për përmiresimin e gjendjes se Serbve ne veri, por ajo kërkon siçq thotë edhe vetë Vuçiq “diçka me tepër, se nuk dilet nga Kosova pa marr diçka”, e ajo diçka është pikresihet veriu i Kosovës i flakruar në ar, te cilin e deshiron Serbia sepse vetem Veriu i Kosovën në total e ka vlerën sa tri Serbia. Serbia dhe vetem Serbia është ajo e cila nuke derishon te arrihet një marebvshje përfundimtare më Kosovën, siç e kërkon Kosova me njohje reciproke. Këtu është nyeja e Gordit. Nuk e di se a i është e qartë opozites e cila ka ngulë kemb si ”derri n’lloq”, se nga Serbia kërkohet njohja.

Por, dua te ua përkujtoi këtyre te opozites e ne veçanti kryetarit te PDK Memli Krasniqi se nga Serbia nuk do te këtë njohje reciproke, e as qe mund te këtë kur dihet se në pushtet ende është koha e Millosheviqit dhe se nga ajo katrahurë nuk ka kurrfarë dallimi, Serbet ne Serbi janë te mbushur me vrer nacionalizmi kundër shqiptarve, njejtë siç ishte edhe para 100 vjeteve kur prente e piqëte shqiptar,njesoi edhe sot atje vepron nacionalizimi i tyre ekstrem janë te mllefosur me shqiptarët, nuk don fare pajim me ta, por vetëm domin mbi ta, se Kosova ende konsiderohet si Eldorado e tyre.

Dhe mu për këtë arsye Serbia është ajo e, jo Albin Kurti, qe deshiron te neglizhoi procesin e dialogut në pakufij sipas modelit në gjuhën diplomatike: ”bisedime rreth çeshtjeve, por jo për problemet qensore”, këtë e bën me qellim te caktuar sikur done me ia bërë me dije bashkësisë nderkombëtare se Kosova është ajo qe po e neglizhon procesin dhe pretë ne vazhdimësi qe ta godos, penalizoj Kosovën.

Në fund.duke e pare se Albin Kurti është arrë e forte për Serbin,se ai nuk gjunjëzohet kur është ne pyetje Kosova dhe sovraniteti i saj më plotë të drejtë po tenton bile me sukses te vejë sadopak sovranietitn edhe ne veri të vendit. Për këtë Serbia po tmerrohet, ajo po armaroset për çdo ditë e më tepër me armatim nga Rusia dhe Kina, e kanë futë veriu nne rrethim te hekurtë duke i vu ne gjendje gatishmeri mbi 28 punkte me armatim te sofistikuar te drejtuar nga Kosova, duke e militarizuar edhe më shumë veriun perms bandave te tyre si Veselinoviqët, Radojçiqet, Rakiqet etj. me qellim të krijimit te tensioneve me er baroti e lufte me te vetmin qellim qe te pengohet qe qeveria Kurti II të shtijë sovranitetin edhe ne veri, duke vuar reciprocitetin e ligjshëm.

Rebelimi i serbeve dhe i qeveris se Serbisë e ne veçanti te presidentit Vuçiq nuk është thjeshë çeshtje e targave por diçka me shumë, qellimi është qe te krijoj rremuj poara bashlesisë nderkombetare, bile edhe me rrezik të ndërhyjes, siç e thekson edhe Kurti por edhe shefi i NATO-s Jens Stoltenberg se tnsionet nuk duhet neglizhuar ato mund te thpëthjen ne dhunë, jo për tagrat, ato janë si preteks, por për tendencën e vezhdueshme qe te kën nenë kontroll veriu, mbas edhe ta ndajnë.

Por, gjithesesi qeverisë Kurti II, duhet të marrë seriozisht formimin e Asociacionit por jo ate te të modeli te Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, ti çaset hartimit të Statusit ashtu siç e lejon dhe e mundëson Kushtetuta e Kosovës, ashtu siç deklaruan hapatas i derguari i Amerikës për Ballkanin Përendimor Daniel Ekscobar por edhe amabasdori i Ameriklës ne Kosovë Jeffry Hovenier, të cilët e bën me dije se statusi i Asociacionit nuk mund te jetë ”një shtet mbrenda shtetit të Kosovës”. Kjo i është bërë e çaertë edhe Serbisë e cial as se si të pajtohet, të përbijë, kur dihet se ajo kërkon të ”marrë diçka nga Kosova”, qoftë me ndarje siç po pajtohet partia e Memli Krasniqit por statusi i këtij Asociacioni te formohet ashtu siç thotë Kushtetuta, ashtu siç thotë hapatas Daniel Eskobar dhe ambasadori amerikan ne Kosovë Jeffy Hovenier.

Është shumë e çuditëlshme dhe mbas e pa pare, e papranueshme kur qeveria Kurti II po lufton me mish e shpritë duke i hedhë poshte mareveshje e demshme për Kosovën te nenshkruar nga liderët e opozites se sotme, kur kjo qeveri po mundohet qe te ushtroj sovranitetin edhe ne veri, kur Kosova është e rrthuar me ushtin dhe militante nga Serbia qe po presin qastin te sulmojn, kjo opozit të sillët aq komod thua se asgjë nuk po ndodhë, bile edhe po bashkpunojë me Serbin me te vetmin qellim për rreximin e qeverisë Kurti II, qe nuk leshonë pe kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i vendit, në vend qe të jenë te bashkuar për rrezikun qe po i kanoset Kosovës në veri.

E mjera opozitë, e mjera kush te ka rënë hise të të udheheqë. Por lakmia për pushtet e liderve te opozitës është me e madhe se sa shteti. Mjerim, skandal me erë tradhëtie.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.