Elon Musk lëshon bombën në intervistën me Tucker Carlson: Qeveria amerikane kishte ‘akses të plotë’ në mesazhet private të përdoruesve të Twitter

0
377
Elon Musk - Twitter

Muhammed Selim Korkutata / Anadolu Agency

JOSEPH MACKINNONA, 17 prill 2023TheBlaze.comPërktheu Arben Çokaj

Mesazhet direkte në Twitter mund të mos kenë qenë aq private dhe të sigurta sa dikur besonin përdoruesit, veçanërisht nga drejtuesit e mëparshërm të kompanisë.

Në një intervistë me dy pjesë, që do të transmetohet në Fox News të hënën dhe të martën, Tucker Carlson i bëri presion CEO-t të Twitter, Elon Musk, nëse qeveria e SHBA kishte akses në mesazhet private të përdoruesve.

Musk u përgjigj pozitivisht, duke theksuar se ky zbulim e goditi atë.

Që kur zyrtarisht mori kontrollin e Twitter në tetor, Musk ka ndarë informacione të ndryshme befasuese, si për marrëveshjen e dukshme të paraardhësve të tij me aktorët shtetërorë, ashtu edhe për shtrirjen e ndërhyrjes së qeverisë në platformë.

Nëpërmjet fileve të Twitter-it, ai tashmë ka ndihmuar në ndriçimin e fushatave të censurës të motivuara politikisht, përpjekjet e koordinuara të FBI-së dhe Twitter-it, për të formësuar diskursin publik dhe ndërhyrjen politike nga agjentët partianë, që ndoshta ka ndryshuar zgjedhjet dhe ka transformuar peizazhin politik në Shtetet e Bashkuara.

Musk i tha Carlson-it: “Shkalla në të cilën agjencitë qeveritare kishin akses të plotë në gjithçka, që po ndodhte në Twitter më shpërtheu mendjen,” tha Musk. “Unë nuk kam qenë në dijeni për këtë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.