HOME LAND JUSTICE (homelandjustice.ru) – KUJDES!

0
942
Malwarebytes - trojan
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj, specialist i IT-së

Uebfaqja e krijuar me materialet e hackuara nga hackerat iranianë në Shqipëri, është një uebfaqe e krijuar në Rusi, me emrin e vendit .ru

Hakerat iranianë në bashkëpunim me rusët, por edhe me shqiptarët për përkthimet e bëra në shqip e më gjerë, jo vetëm që na kanë sulmuar e hackuar mjaft rëndë, por edhe në faqen e tyre kanë vendosur një trojan, që kur përpiqesh të hysh aty, ata fap ta fusin një ‘kalë troje‘ në kompjuterin tuaj.

Kështu mundet që të marrin akses edhe në kompjuterin tuaj, kur ti shikon të marrësh informacione nga ajo faqe për materialet e publikuara aty, siç ka bërë psh. Klodiana Lala me shumë të tjerë, gazetarë e specialistë të IT-së etj.

Kështu që duhet patur kujdes në këtë rast, se nuk e hanë vetëm sistemet shtetërore shqiptare, por edhe kompjuteri juaj.

Kur provova të hyj unë në atë faqe, programi i anti-virusit e anti-malware (Malwarebytes), që kam të instaliar në kompjuterin tim, më paralajmëroi për trojan – një tip virusi (malware), që hyn si kalë troje në kompjuter, nëse vazhdoj…

Sistemet kibernetike në Shqipëri u sulmuan dhe u dëmtuan ngaqë nuk kanë patur të aktualizuara serverat dhe programet e mbrojtjes si Firewall e anti-viruset, u sulmuan edhe nga pakujdesia dhe papërgjegjësia e personave, që merren me sigutrinë kibernetike.

Kështu mund të sulmohen edhe kompjuterët tuaj, prandaj mbrojtja e tyre duhet të jetë gjithmonë një prioritet dhe mbrojtja kushton, padyshim.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.