“Vejusha”

0
55
Vejusha

Petraq Pali

(K+eshtu dhe ndodhi…)

rrëfenje
nga pJp

Krejt e veshur në të zeza, për çdo të diel në mëngjes me një tufë karafilash të mbështjellura në cilofon dhe me dy tre qirinj në duar në shoqërimin e askujt, një nuse ngjitjej tatëpjetë kodrës së vorezave po thuaj në të njëjtën orë.
Ishte një nuse shumë e bukur, me një trup dhe një hijeshi të lakmuar.

S’ishte as 28 vjeçe kur burrin ja sollën në arkë nga kurbeti, i cili vdiq në një aksident automobilistik kur akoma nuk i kishte mbushur 31 vjeç.
Kishin pesë vjet të martuar dhe s’kishin fëmijë.

Ishin dashuruar qysh në gjimnaz me të dhe natyrisht duheshin shumë me njëri tjetrin.
Kjo vinte nga shtëpia e fëmijës dhe ishte fillikate në botë, s’kishte njofur kurrë as nënë as babë as motër e as vëlla.

Prandaj edhe thotë populli…” jetimi është gjithmonë i pa fat “ !.
I shoqi para se të ikte i pat thënë të shoqes në mirëkuptim të plotë …të shkoj për disa kohë në kurbet, sa të regullohemi dhe do të vij të të mar.

Kërkoj nga ty, të jesh mbi të gjitha e ndershme dhe të komunikosh me prindët e mi dhe të sillesh me ta sa më mirë.
Ata, do të trajtojnë si vajzën e tyre, mbasi siç e dini jam djalë i vetëm pa vëlla e pa motër si edhe Ju.

E shoqja me lot në sy nuk e priti mirë largimin e tij, gjithsesi në fillim ashtu edhe u veprua po thuaj nga të gjithë dynjaja…që morën rrugën e mërgimit, gjë që kjo, e ngushullonte… sadopak !

Burrat iknin dhe më pas, mbasi gjenin vet-veten, mernin edhe familjet.
Varimi ju bë i madh, nga qyteti tarafi, miqësia e shoqëria, jo vetëm se njifej në qytet si djalë për së mbari por aqë më keq si rast tepër i rrëndë që vdiq aksidentalisht, por edhe në emigracion.

Ishte i pa përmbajtshëm dhe tepër i rrëndë helmi që morën prindët e tij, por aqë më i rrëndë dhe krejt i pa besueshëm ishte rasti për këtë nuse fillikate,të re dhe kaqë të bukur.
Ëndrat ju prenë në mes dhe hidhërimi për të ishte i pa parashikueshëm.
I ishte betuar tek varri se nuk do të martohej… më kurrë.

Kishte tre vjet rrjesht që e bënte këtë ritual.
Shkonte aty, vendoste karafilat, pastronte fotografinë e tij apo ndonjë fije bar të egër mbi var ndeste qirinjtë…dhe fiks mbas dy orësh merte rrugën për kthim.
Para se të largohej pesë minutëshin e fundit, gjithmonë e kishte bërë si zakon varrmihësi Zeko, i qasej zonjës së helmuar për çdo herë me plot kulturë dhe xhentilesë…duke i folur fjalë të arta, kapitale, e të dalë prej shpirtit…i pa haruar kujtimi zonjë, Perëndia qoftë me të.

Të roni e ta kujtoni, Ju u helmuat e shikoj, sa e keni dashur, shumë e keni dashur…, për çdo të diel më dhimsesh… s’a s’ka më… Jeni e re, e bukur e mirë… mendoni për vete… zonje…jeta është e gjatë…!

Ishte mësuar nusja e helmuar me fjalët e tij…dhe në të shumtat e rasteve nuk i përgjigjej…fare…e shikonte me admirim këtë njeri të mirë, por disa herë duke e falnderuar i thoshte ah…zoti Zeko, u pa jeta ime tani….kaqë ishte…JO, Jo, i thoshte Zekua i shkretë…ajo për Ju sa ka filluar…!

Mos e humbni kohën se një ditë do të bëheni pishman…jeni e re zonjë martohuni do lindni fëmijë.. jeta ecën, nuk jeni as e para as i fundit….!
Po zonjë…martohuni !

Kthehej nusja në shtëpi tek pleqtë…i respektonte ata por fare ftotë…mbyllej në dhomën e saj dhe si shokuar lexonte gjithë ditën…ose qante.!

Nga aksidenti në kurbet “siguarcioni”u kishte siguruar jetën të treve, ekonomikisht nuk kishin nevojë.

Nuk kaluan as dy vjet dhe prindët e djalit nga helmi që pësuan vdiqën edhe ata njëri pas tjetrit.

Ahere nusja e re e kuptoi më shumë hidhërimin, kur ngeli fillikate…!
Sërish në voreza shkonte dhe u bënte ritualin të treve…bile, ndjente në vet vete se ndoshta mos kishte gabuar në qëndrimin e saj me pleqtë…por jo, ajo nuk ishte grindur kurrë dhe as i kishte fyer ndonjë herë…ata, ishin të t’kurur më shumë se kjo…nga hidhërimi për të birin!
Gjithsesi ajo i kishte respektuar me shpirt !

Zakua, sërish…e porosiste nusen e bukur,duke i thënë gjithmonë…zonjë, ndryshoni mendim…ju nuk jeni më ajo e vjetshmja…bukuria juaj zonjë më fal por fishket çdo javë çdo ditë si karafilat tuaj…ja i shikon ata që sollët javës parë…a janë si këta të freskëtit….Kurrë as një herë…?

Mos u mendo…ka ardhur koha të vendosni.
Nusja, buzqeshte nënë buzë….dha i jepte hakë këtij njeriu të mirë e babaxhan….!
Po !
Zakua kishte të drejtë…ajo duhet të mendonte për më pas..?

2

Kishte kohë që nostalgjia, vetmia dhe hidhërimi që ndjente në shpirt në këtë jetë ishte i madh.
Asgjë nuk e ngushullonte.
E kuptonte që bënte një jetë boshe dhe nuk kishte si të vepronte ndryshe…çdo shteg e shikonte të mbyllur !
Për martesë të dytë as që mendonte kurrë.

U ruhej shumë fjalëve dhe përpiqej me seriozitetin dhe qëndresën e saj falë karakterit të lartë që kishte, të eliminonte çdo ngacmim apo provokim nga njerëz të ndryshëm që në disa raste i vinin edhe propozime dhe kërkesa serioze…për martesë, ajo i largonte ato, qoftë të vinin ballë për ballë apo me ndërmjetës.

Kishte vetëm dy shoqe të ngushta dhe të besës…të martuara dhe me fëmijë edhe ato vinin nga shtëpitë e fëmijës…kjo, nuk shkonte kurrë tek ato, ato e vizitonin shpesh të helmuarën.

Ato, në çdo rast i thoshin duke e kshilluar të gjente një njeri të mirë dhe të përshtatshëm e të martohej me të…s’kishte asnjë të keqe.
Por më shumë për çdo të diel ndiente lutjet e zotit Zako, varmihësit shpirt pastër që i përgjërohesh që të gjente veten duke ndryshuar jetën e zezë që po kalonte.
Me kalimin e kohës më shumë po e mbyste vetmia, mërzia, gjumi po i ikte….bënte një jetë të pa kuptimtë dhe tejet të pa qeshur.

E ç’mund ta gëzonte këtë zonjë…të vetmuar dhe të helmuar ?
U t’kur ne vet-vehte dhe cdo ditë mendohej të gjente nje zgjidhje per jetën e saj, duke përjashtuar përfundimisht mundësinë e një martese të re ?

Me pak fjalë vendimi i saj në miqësi dhe në opinion për vetë moshën e re që kishte nuk ishte pozitiv dhe i pjekur.
Kohët kishin ndryshuar dhe ishin zhdukur në dekada ato lloje kurbeti kur gratë lidhnin shamitë e zeza në kokë dhe prisnin …të ktheheshin bashkëshortët e tyre që mërgonin për bukën e gojës, duke lënë mbrap gjithçka, vëndin gurin e fëmijët.

Ditët kalonin dhe kjo “vejushe” me moshë relativisht shumë të re ëndëronte të bënte diçka ndryshe nga të tjerat…vendimi i saj për një martesë të dytë ishte i pa diskutueshëm.
Një ditë duke mbajtur tufën me lule dhe qirinjtë në duar duke shkuar në vorreza për ritualin e zakonshëm, përpara saj rrëzohet përtokë një nuse e re e cila kishte në krah fëmijën e saj.

Edhe ajo, me sa kuptohej kthehej nga aty ?
E helmuara jonë, flaku me njëherë qirinjtë,lulet dhe ju hodh në ndihmë të dëmtuarës, duke rrëmbyer më parë fëmijën e saj që s’ishte as dy tre vjeç, dhe më pas ndihmoi të ngrinte gruan e bukur, të cilën nuk mundi dot !

Ajo, ishte goditur mbas koke dhe kishte rëne në koma.
Ajo, për të shpëtuar fëmijën, siç duket ishte dëmtuar më shumë për vete.
Kalon një makinë e rastit, ngre dorën dhe për pak minuta u gjënd në spital me të dëmtuarit…!

U llahtaris dhe u trondit shumë.
Nuk vonoi dhe mbas dy orësh nusja e re nuk i shpëtoi vdekjes, një hemoragji cerebrale në trurin e vogël i mori jetën.
Fëmija e seksit femër nuk kishte pësuar kurgjë…!

Menjëherë, më pas prokuroria dhe policia bënë ekspertizmat në vëndin e ngjarjes duke pyetur dëshmimtaren e vetme okulare rreth ngjarjes….! (natyrisht u pyet edhe shoferi i cili mbriti atje mbas disa minutash dhe në momentin që nënë e bijë ishin rrëzuar nuk kishte parë kurgjë.)
Ajo, deponoi vetëm të vërtetën. !

3_

Vdekja e nuses së re e tronditi akoma më shumë “vejushën” tonë, të cilës i lindën një sërë problemesh më pas.
Nusja e re, që vdiq aksidentalisht kishte pak a shumë të njëtin fat të saj…edhe asaj i kishte vdekur burri në kurbet.

Ai, nuk kishte vdekur aksidentalisht, por ishte ekzekutuar nga disa “miq” të tij…për larje hesapesh.
Kjo, së bashku me vajzën…në mënyrë të sforcuar ishin kthyer në vënd lindje….tek prindët e të shoqit që ishin pleq dhe me një këmbë në var…!

Historia e saj me të vërtetë ishte e dhimbshme dhe tejet e llahtarëshme.
Prindët e saj mbasi ishte vajzë e vetme…ishin divorcuar herët, dhe këtë e kishte martuar gjyshja plakë e saj e cila kishte kohë që kishte ndëruar jetë.
Ata, e ema dhe i ati kishin krijuar familje më vete dhe vajza kishte shumë vite pa kontaktuar me ta….kurbeti kishte bërë punën e vet…!
Me njëherë shteti e mori vajzën në kujdestari.

Ishte e tmerëshme, vejushës sonë….i lindi ideja qysh në çast ta birësonte të voglën dhe nga të shumtat e netëve që mendohesh, mori vendim dhe Ju drejtua zyrave të shtetit…!
Ishte viti 1997, viti i jashtëzakonshëm i trazirave të mëdha, viti i mortit dhe i zisë për gjithë shqiptarët anembanë.

Nuk la zyrë pa shkelur, nuk la avokat pa futur deri sa ariti vetë të kontaktohej me ministrin e brëndshëm dhe me zv / kryeministrin…duke u shpeguar atyre të gjithë ngjarjen…!
Burokracia, injoranca, bisnesi I fëlliqur që bënin…”qeveritarët” e korruptuar deri në zyrat presidenciale me fëmijët e jetimoreve…duke i shitur dhe trafikuar me persona të hua,j për përfitime të mëdha, e penguan domosdo disa herë dhe nuk e aprovuan kërkesën e saj…!
U lodh, zyrë më zyrë.

Ankohej, mbushte formualarë dhe aplikonte qindra herë të bëhesh nëna e vajzës që ngeli jetime….garantonte jetën e saj bile edhe duke paguar brënda rregullave shtetin…!
Ishte një tmer i vërtetë…nuk ja varte njeri, kaloi viti….dhe ajo mbahej me premtime….do ta birësosh i thoshnin… është e garantuar… mernin vendime gjykate….mernin zarfat me para dhe hiç.

Mashtrime dhe veç mashtrime.
Dha e mori asgjë, deri sa një ditë mori vendim dhe bëri vetgjyqësinë….me ndihmën e një puntoreje të befotrofit në qytetin e (S) ku ishte vajza duke i dhënë një shumë të majme….e rrëmbeu të voglën dhe me disa miq e kladestinë të tjerë u hodh matanë detit….!
Jeta e saj mori kahje tjetër.

Ju meshef të vërtetës dhe autoriteteve të vendit fqinj duke ndëruar identitetin dhe duke u larguar nga cdo miqësi me bashkëkombas të tjerë…për arsye të ndonjë denoncimi të mundshëm, me gjithë që të vertetën e saj e dinte vetëm një puntore (ajo që ja shiti,…) e cila kur u pyet nuk shprehu asgjë…duke mohuar gjithçka !

Atë vit, u vodhën dhe u “shitën”shumë fëmijë jetimë deri sa organizmat ndërkombëtar vunë ulurimën për Shqipërinë dhe të “bëmat” e saj…!
U punësua dhe u sistemua me të gjitha të mirat.

“Nëna” …ishte një nënë model dhe e shkëlqyer, ishte lidhur për vdekje me të voglën…dhe I ishte betuar asaj se dot a riste si fëmijë të barkut…!
Jeta në dhe të huaj në fillim nuk ishte e lehtë, por gruaja këmbëngulese ja ariti.\ të mbijetonte.

Në fillim të voglën e conte në kopësht e me pas në shkollë.
U mbështet vetëm tek një familje po nga qyteti i saj (të cilët pak a shume e dinin historinë e saj ),edhe ajo kishte probleme të kësaj kategorie…djali i vetëm i asaj familje në 97, kishte vrarë dhe si rezultat i hasmërisë ishin zhdukur që të gjithë pa adresë, duke ndëruar identitet dhe gjithçka…!

Kaluan vitet “dhe nëna që s’kishte lindur kurrë” me të birësuarën u përshtatën jetës mirë e bukur dhe ajo kujdesej dhe e riti të voglën për së mbari.!
Ishin lidhur me njëra tjetrën sa s’ka si thuhet.

U bë fiks dymedhjetë vjeçe vajza, kur “nëna”mendoi t’i rrëfente historinë…dhe ishte në dilemë ti thoshte apo jo…?

Kishte kohë që e bluante këtë mendim, mbasi shumë e mundonte e vërteta dhe mendonte se po ti rrefente historine do të çlirohej dhe do lidhej më shumë ?

E vogla ishte shumë e bukur dhe shumë e zgjuar, në mësime shkëlqente, kështu që “nëna” edhe nuk donte ta lëndonte me misterin.

Gjithsesi një ditë prej ditësh ku jashtë dëbora ishte e madhe dhe e pa parë si asnjë vit tjetër, bënte shumë shumë ftotë, një i ftotë i hidhur sa të dya “nënë” e bijë të mbështjella dhe të mbërthyera fort, te shtira ne shtrat poshte jorganit me pupla dhe batanijeve ajo, filloi ti rrëfejë historinë…!

Nata ishte e gjatë….nëna duke qarë me ngashërim i tregoi të “bijës” jetën e vërtetë të saj, jetën e vërtetë të nënës dhe babit të saj…..gjithashtu dhe jetën e vërtetë dhe te hidhur të vetes….!

E vogla u prek shumë, aqë sa nuk donte ta dëgjonte më…..Ju qas, të “ëmës” duke u drithëruar….dhe duke kaluar në gjëndje shoku…!

“Nëna” u bë pishman dhe filloi ti thotë të voglës se e gjithë historia ishte një ëndër që kishte parë natën e parë….!

Ty je bija ime, dhe të kam ushqyer me qumështin e gjirit…ëndra është ëndër a të keqen nëna…!
Në të gdhirë i zuri gjumi….një gjumë i vdekjes…!
“Epilogu”


Ajo natë ishte dhe nata e fundit tragjike e tyre….!
Ato u gjendën të vdekura ne mesditën e asaj dite të diel, të muajit dhjetor të vitit 2009 të toksituara nga gazi metan…(nga një çfryrje e pa kontrolluar e bombolës gazit).të mbërthyera fort me njëra tjetrën…!

U bënë të gjitha formalitet dhe ekspertizmat….nga autoritetet e vëndit fqinj…dhe nënë e bijë (kufoma), këtë rradhë jo në mënyrë kladestine, por konform rregullave u percollen për në atdhe.

Varimi i tyre tronditi gjithë qytetin…!
Zekua, varmihësi plak që kishte vitin e fundit të pensionit, sa mori vesh kush ishte kjo “nënë”… u trondit dhe kujdesej për varet e reja duke u çuar edhe lule edhe duke u ndezur qirinj… pothuaj çdo ditë !

Eh… zonjë, zonjë….thoshte varmihësi me lot në sy…të porosita….unë i shkreti mijra herë….mijra herë….por nga e shkruara nuk shpëtove moj e shkretë…!
Po çfarë fati patët të gjithë….kush u mallëkoi, pse ndodhi kështu….?

Zakua, u çua më këmbë, ngriti duart lart, shikoi nga varet e reja të viteve të fundit…dhe Ju lut Zotit….shpetoje këtë vënd o Perendi shpetoje…nga të mallëkuarit !
Mori, kovën dhe filloi të vadiste lulet që kishte mbjellë vetë kur nusja i ishte larguar ritualit…mbi varin e të shoqit…!
Amanetin nuk e tret dheu.

pJp
Janinë 2011
.
(per arsye etike nuk jane permendur kategorikisht emrat e tyre) pJp

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.