Feri Arifi – Shtetet rrena në Ballkan…

0
Feri Arifi - Shtetet ... rrena

PROF. DR. Nebi Dervishi shkruan:

Feri Arifi Libri i Feri Arifit: ”SERBIA, GREQIA, MAQEDONIA DHE SHTETET E TJERA SLLAVE JANË RRENA E MADHE E HISTORISË NË ILIRIK (BALLKAN)”.

Libri i autorit Feri Arifit, është mbështetur dhe argumentuar me fakte mbi një bazë të gjërë burimesh arkivore shqiptare e ballkanike, si dhe me një literaturë të larmishme historike nga popujt e Gadishullit Ilirik e më gjërë, të cilat i kanë lejuar autorit të hedhë dritë dhe të titullojë punimin me bindjen e plotë dhe pa hezitim “Rrena e madhe e historisë në Ilirik (Ballkan).

Tërë ecurinë e librit “Serbia, Greqia, Maqedonia dhe shtetet e tjera sllave – janë rrena e madhe e historisë në Ilirik (Ballkan)” – autori Feri Arifi, e ka konceptuar librin në rreth 452 faqe, ku përdor një literaturë të pasur, e të ndarë në shumë pjesë, në mënyrë kronologjike, së cilës i paraprinë një parathënie. Stili i shkruarjes analitike dhe gjuhësore i përdorur me mjeshtri nga autori, është i lakmueshëm dhe vërteton se autori e zotron për të pasur lakmi artin e të shkruarit dhe interpretimit të dokumenteve arkivore të literaturës.

Punimi është i shtjelluar në mënyrë të qartë dhe të kuptueshëm. Gjuha e përdorur është e përshtatshme për shumë kategori lexuesish, sepse është tërheqëse dhe se është libër që i ka munguar historiografisë shqiptare. Në fund edhe një herë e përgëzoi autorin për hartimin e kësaj vepre kapitale të dobishme dhe tepër interesante, si dhe do t’i sugjeroja që sipas mundësisë ky libër të përkthehet në gjuhët e huaja botërore (anglisht, gjermanisht, etj), në mënyrë që edhe opinion botëror të njihet me gënjeshtrat (rrenat) që deri tash na kanë servuar studjuesit sllavë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.