NËPËR FLAKË TË LUFTËS

0
467

Naxhije Doçi Naxhije DoçiProf. – Prishtinë

NËPËR FLAKË TË LUFTËS

Në ditët e tmerrshme të funditvitit 1998
Klinën buzë Drinit
në nismë të Dukagjinit
ndezur vrullesh të zjarrta
thellësive të zemrës
dhe nga ndjenjë e obligimit historik
hov-vrapesh të kallura
si edhe pas 15 korrikut 1998
dhe tërë atë verë në vazhdim
postblloqeve të trishta
dhe nëpër flakë-lufte depërtuar
për ta vizituar
me mundësi modeste për ta ndihmuar
për fshatrat e djegura gati krejt rrafshuar
nga tërbimi mizor ushtaro-policësh serbë
me kupën e turpit kurorëzuar.

Kraharorin shtrënguar nga loti vërshues
për mbledhje dëshmish me ofshamje shpirti
nga gratë me fëmijët prush
dhe nga të sëmurët
e pleqtë kërrusur moshe
lugjesh sterrë e malesh halore strehuar.
Eh, sikur të kuptohej
ç’dhembje me përmallime më kaplonin.

Trimat shkëmb graniti në mal e në vërri
mbi tanke dhe ushtarësh serbë gri
në tokën e Kosovës që bënin kërdi
duke e plaçkitur e bërë shkrumb e hi.
Krahshqiponjat e së ardhmes së bardhë
bekuar me afshin e zemrës
dhe fuqinë e adhurimit.

Herave të tjera, n’qetësitë provizore
kur niseshim nga Prishtina
atje për të shkuar
fëmijët tërë shend fluturonin
babait vendlindjen për t’ia vizituar
e gjyshin e gjyshen për ta përqafuar.

Vendlindja e babait përherë përrallore,
me fusha e male veshur në gjelbërime,
me lumenj të qetë rënë nëpër fushime,
e herë të rrëmbyer derdh nëpër rrëpime.

Për të shkuar atje,
kur kishte kohë të lirë,
ndiente edhe vetë mall dhe shumë dëshirë
se nuse e dëshirit s’u bë me pahir.
Në atë kohë jehu me ndjenjësi të artë
krismat dhe lodrat jehuan shpat më shpat
kur velloja e bardhë u hoq si duvak,
duvak i kuq dikur i nuseve tona
marrë në kalurime
gjerë në ditë të vona.

Poezi nga libri ”Kohë flakadanësh të lirisë”- Naxhije Doçi – Prishtinë -2012.
(Libër i përkthyer edhe në anglisht)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.