KUSH U TREGUA MË E ZGJUAR: BRITANIA E MADHE apo UKRAINA?!

0
561
Boris Johnson - Volodymir Zelensky

Arben Çokaj - gazetar Arben Çokaj

SHBA dhe Anglia janë dy vendet që e nxitën Ukrainën të hynte në konflikt me Rusinë dhe po i japin mbështetjen kryesore asaj, me qëllim që përmes një lufte të gjatë, të dobësohet Rusia dhe të rrëzohet Putini. Por siç pritet në këto raste, gjërat nuk janë kaq të thjeshta.

Zelensky e hëngri ushqimin e grepit (në norvegjisht lokkemad), dhe u fut në një luftë për lirinë romantike të Ukrainës. Mund ta shmangte luftën sikur ai të largohej nga pushteti dhe Rusia të vinte aty një qeveri të re proruse. A duhej pranuar kjo? Moralisht jo. Por realisht po, për të shmangur këtë katastrofë e rrënim të pakthyeshëm të Ukrainës.

Anglia nga ana tjetër, kur e pa se Boris Johnson po involvohej fort emocionalisht në luftën e Ukrainës, aq sa Rusia ngaqë nuk mund të kërcënonte Amerikën, se e ka ushtrinë më të fortë, kërcënoi Anglinë se do i hidhte ndonjë raketë me mbushje bërthamore shkatërruese Satan 2, mbretëresha priti sa priti dhe i kërkoi shërbimit sekret ta largonin Johnsonin nga kreu i qeverisë. Iu rebelua qeveria Johnsonit dhe ai ra.

Kurse Ukraina, për të mos e larguar Zelenskyn, po e shkatërron vendin, e kjo i duket punë me mend Bajram Kabashit e disa kosovarëve të tjerë, që duan drejtësi milimetrike në këtë botë, ndërsa Anglia, për të shmangur konfliktin e hapur me Rusinë, e shkatërrimin e mundshëm, e largoi Boris Johnsonin nga kryeministri.

Cili u duket ju veprim më i zgjuar?

Kjo që po bën Ukraina, duke shkatërruar vendin dhe duke e futur botën në një krizë ekonomike globale, më e rënda pas luftës së dytë botërore, apo veprimi i Anglisë, që e largoi kryeministrin, që mund ta çonte drejt një konflikti të hapur me Rusinë?!

Dhe në fund, kush mendoni ju se e fiton luftën? Ukraina me mbështetje nga Perëndimi, apo Rusia?!

Që nga fillimi, profesorë të shkencave politike në Amerikë dhe gazetarë të së djathtës republikane atje, mendonin se lufta me Rusinë duhej të shmangej. Duhej gjetur një rrugë diplomatike e pranueshme për të dyja palët. Por dikujt i interesonte lufta, dhe nuk u bënë fare përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike.

Edhe unë kam qenë që në fillim kundër kësaj lufte tê marrë e pa kuptim, por ja që ukrainasit e disa kosovarë “nuk dëgjojnë mua, dëgjojnë Bajramin”, i cili ka ende shpresa deri në fund, se Ukraina fiton. Ushtarët ukrainas thonë se nëse ata qëlojnë 5 herë, Rusia qëllon 50 herë ndaj tyre, pra 10 herë më shumë. I uroj suksese Ukrainës, uroj të fitojë, por më duket tepër e vështirë për ta!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.