Pse politika e jashtme e Kosovës ishte pasive?

0
373
Albini - Vjosa - Donika

Koment

Skënder MULLIQI

Sa ishte e suksesshme politika e jashtme e Kosovës në pika të shkurtëra? Ne Bruksel, Madrid, BE dhe NATO dhe me fqinjët tanë? Nga secila politikë, edhe politika e jashtme maten së sa ato kanë qenë productive dhe të suksesshme. Nuk mund të jemi të kënaqur sidomos më politikat e jashtme që nga viti 2008 kur i kishim kompetencat, së e kishim shpallur pavarësinë e shtet. Kosova në vitet e para ka realizuar më sukses synimet lidhur më pranimin e më së 100 shteteve dhe nga ato më kualitatitivet, të cilat edhe kan qenë sponzoruese të lirisë dhe pavarësisë nga Serbia.

Dhe, po thuaj së për shumë vite këtu u ndalëm më të drejtë apo pa të drejtë. Më shumë vjen në shprehje kjo e para, së nuk patem përfaqësim të denjë nëpër ambasadat të cilat edhe i hapem nëpër botë. Nuk u realizuan synimet tona për tu inkuadruar në shumë organizma ndërkombëtar, vetëm ne disa. Nuk patem as liberalizim të vizave më fajin e drejtuesve tanë të shtetit të cilët, nuk u angazhuan sa duhet. Kosova ende ka mbetur vendi më izoluar jo edhe pa fajin e Bashkësisë Ndërkombëtare. Kjo tregon për mënyrën e zgjedhur të dobët të te udhehequrit më politikat e jashtme dhe deshitimet e tyre.

I lëshuam për një kohë të gjatë terren Serbisë për të lobuar. Ky lobim rezultojë më 17 çnjohje, që është e pafalshme për Kosovën. Kjo ‘status kuo’ erdhe për mos gjetjën edhe te një koncenzusi nacional. Nuk patem kreativitet por pasivitet në formulimin dhe arritjen e qëllimeve të jemi më afër BE-së. Bllokadat nuk hiqen vetevetiu, por më vendosmëri të madhe, dhe më njerëz të zot në diplomacinë e jashtme, të cilet ende nuk i kemi edhe pse janë bërë disa ndryshime kadrovike.

Duhet nxituar për të zënë hapin e humbur, duke lobuar së pari, që pesë shtetet të cilat nuk e kan njohuar Kosovën ta njohin. Të qahen bllokadat për tu afruar më shumë strukturës të BE-së dhe të NATO-së, kur dihet së flakët e luftës në Ukrainë mund të shpërthejnë edhe në Ballkan. Ne, kemi një shtet fqinjë shumë armik siq është Serbia, e cila nuk i ka hequr apetetiet pushtuese, edhe pse e humbi luftën në vitin 1999.

Me garden e vjetër politike përspektiva e Kosovës shumë u mbyll.Tani kan filluar hapa të ri më shpresë dhënës .Politika jonë e jashtme duhet të aktivizohet për ti ruajtur interesat shtetërore dhe nacionale të luhatura. Nuk bënë më që rastet të lëshohen lehtë. Pa politika të forta e largëpamëse a të jashtme, nuk mund të kemi zhvillime serioze për ta ndryshuar pozicionin e deritashem të ngurtë të Kosovës. Synimet strategjike profesionale të vendit arrihen më kuadro të përgjegjshme dhe kuadro të cilat kan njohuri të duhur në fushën e diplomacisë të jashtme. Me megaloman dhe më njerëz të paditur e interesgjinjë të politikës, nuk arritem të kemi kreativitet për të kaluar shumë largë kufirin…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.