13.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

A po viktimizohet Kosova nga ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedime?

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Duket së BE-ja dhe Amerika më emërimet për emisarë në dialog ndërmjet Kosovës dhe të Serbisë, gabuan kur emëruan Mirosllav Lajqakun dhe Borrelin, njeri qek dhe tjetri spanjoll, që të dytë nga shtetet të cilat, nuk e kan pranuar pavarësinë e Kosovës. Në anën tjetër Amerika e la në dorë të Kris Hillit, ambasadorit në Beograd i cili ka një të kaluar kontraverse sa i përkëtë Kosovës. Ndërsa diplomati tjetër Gabriel Eskobar, bukur shumë në opinion njihet së po mban anën serbe në dialogun për normalizimin e mardhënjëve Kosovë-Serbi. Të katër diplomatet të inkuadruar në procesin e bisedimeve, krijohet përshtypja së ju la në dorë e lirshme për të udhëhequr politikën e BE-së, përkatësisht Amerikës, për faktin së në krye të Serbisë gjendet regjimi kriminalo- terrorist, i Aleksander Vuçiqit, i cili edhe për fat të keq në shumicën e rasteve po mbështet nga diplomatet në fjalë.

Vuqiqi në mënyrë të pa precendetë dhe më hegjemoni i ka hyrë punës së procesit të dialogut, duke mos respektuar shumë marrveshje të firmosura në Bruksel dhe ate të pafirmosur të Ohrit. Garnitura fashiste në pushtetin e Serbisë po bënë përpjekje për ndarjën e Kosovës më luftë, të bashkon serbët e Malit të Zi dhe serbët e BH,dhe serbët e Kosovës më Serbinë në realizimin e “botës serbe”. Këta diplomatë u shquan më deklarata jo shumë të matura të cilat edhe nuk po i shërbëjne mirë mbarvajtjës të proceseve, përkundrazi po e yshtin pushtetin e Vuqiqit të shton aktet e dhunës në veri, për të bërë faktike ndarjën e veriut të Mitrovicës nga jugu më dhunë. Dihet tashmë krejtë së çka ndodhi në aktin terroristë të Banjskës, i cili mbeti ende i pa ndëshkuar më sanksione nga BE-ja dhe Amerika.

Deklaratë e pa matur për mua ishte edhe ajo e diplomatit O Brien, i cili tha së ka mundësi që të prishet partneriteti ndërmjet Amerikës dhe Qeverisë të Kosovës, për shkak të ndalimit të dinarit serb si monedhë qarkulluese në Kosovë. O Brien ishte pjesë e negociatave për paqë në BH, por edhe pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave në Rambuje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 1999. Hill dhe Eskobar, nuk treguan menquri diplomatike kur përkrahen projektin e dështuar të Vuçiqit dhe Ramës për “Ballkan të Hapur”, i cili në fakt ishte sinonim i “ botës serbe”. Rama më në fund e shpalli vet si projekt të dështuar, duke përmendur Procesin e Berlinit, si te vetmin legjitim.Situata eskaluese në rajon nga Beogradi zyrtar, e jo nga Prishtina zyrtare siç ju faturua shumë padrejtë duke i vënë edhe masa politike dhe ekonomike nga BE, kërkon një qasje dhe një model krejtë më ndryshe kur bëhët fjalë për vazhdimin e dialogut që shumë e ka humbur kuptimin.

BE dhe Amerika para së gjithash duhet të janë shumë më të ashpëra ndaj Vuqiqit, i cili po bashkëpunon ngushtë më Putinin për të bartur luftën nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor. Politika të cilën po e udhëheqë kryeministri, Albin Kurti, është politikë në zbatueshmerinë e ligjeve dhe kushtetutës të Kosovës. Është politikë që nuk i cenon interesat e askujtë në rajon. Është koha që mos të përkrahet Vuçiqi dhe projekti i tij për Serbi të Madhe, të cilën projekt fashist NATO nuk e lejojë ta realizon Millosheviqi më luftën në ish -Jugosllavi. Është fakt së rajoni është në një situatë jo të mirë dhe në një gjendje jo stabiliteti. Nuk është ka zhgënjëhet vetëm diplomacia, por edhe populli i Kosovës, i cili njihet si populli më pro amerikan dhe më pro evropian në botë. Është koha e fundit që të përfundojnë aventurat e Putinit dhe të Vuqiq më lojën më zjarr edhe në Ballkan. Është po ashtu koha e një seriozitetit më të madh që të ruhet kohezioni politik, të ruhet paqja dhe stabiliteti në Evropë dhe në rajonin tonë.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit