Përdorimi i fëmijëve në Angli, për pastrim oxhaqesh…

0
312
Fëmijët - pastrim oxhaqesh

Isa Cena

Në shekullin e 17-të në Angli është vendosur praktika e pastrimit të oxhaqeve me fëmijë.
Po, mirë e lexuat – Fëmijë!

Mjeshtrat e pastrimit merrnin fëmijë të pastrehë, blinin foshnja nga jetimoret ose nga prindër të varfër. Fëmijët nga mosha katër deri në dhjetë vjeç ishin idealë. I ulnin në oxhaqe me pak vegla, i tërhiqnin lart e poshtë me litar dhe i bënin të pastronin blozën e oxhakut dhe të gërvishtnin katranin nga brenda.

Nëse djemtë do të ishin të ngadaltë në punën e tyre, zotërinjtë e tyre do të ndezin një pishtar dhe do ta mbanin të ndezur nën këmbët e tyre.

Fëmijët nuk kishin asnjë pajisje mbrojtëse apo veshje dhe pasojat ishin katastrofike. Ata rrallë laheshin dhe shpesh ishin të sëmurë. Për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm ndaj blozës, si dhe për shkak të pozicionit të panatyrshëm brenda oxhakut, ata kishin këmbë të deformuara, gjunjë të shtrembër, sëmundje të organeve të frymëmarrjes dhe vdisnin. Ndodhte shpesh që të mbyten brenda në oxhak, të ngeceshin ose të binin.

Edhe pse kushtet ishin të këqija dhe fëmijët trajtoheshin në mënyrën më të keqe, kjo praktikë u mbajt për rreth 200 vjet!!!

Vetëm në fund të vitit 1875 u miratua një ligj që ndalonte përdorimin e fëmijëve për pastrimin e oxhaqeve. Joseph Glass, një inxhinier nga Bristol, Angli, shpiku furçat dhe shufrat origjinale për pastrimin e oxhakut, të cilat janë në përdorim edhe sot.

Fëmijët e oxhakpastruesve në Angli kujtonin vetëm Ditën e 1 Majit – sepse ishte dita e tyre e vetme ku pushonin… 😒

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.