Nga KALOSH ÇELIKU
“I dehuri”, ose i ”çmenduri”, sipas shkrimeve publicistike dhe librave të “rrezikshëm” me raki rrushi të vreshtave shqiptare, me verë të bardhë e të kuqe, një ibrik të larmë me Dy çepa dhe raki rrushi mes Shkupit Historik Shqiptar, ka vetëm Dimër. Ende jo, Pranverë Historike Shqiptare. Shkrimtari më i sharë dhe i lëvduar në jetën publike. Përmëtepër, Sot, e pret Dimërin e Madh. Aspak, Verë me Dimër dhe lule. Pranvera, ende Larg. Zjarreve ndezur të librit me Gra besnike: ATDHEU, Burrë pa Grua. Dimrin, Nateditë e ka te Pragu Derës Madhe të Shtëpisë Babait, rrëzë “Çuke” në Katund. Dhe, mes Grave besnike Dimër e Vjeshtë. Edhe, përtej Ditës Nesërme!
Sot, nuk shitet për një çaj rusi në “Bit-Pazar”, Shkupin Historik! Flakë më flakë me çajin e rusit shekullor! Armikun e pabesë historik. Dhiareve malore i përndjekur dhe arratisur rrugeve nëpër Botë të Rilindasëve Shqiptar. Popull, që me shekuj ka qenë i pushtuar dhe robëruar nga Perandoria Osmane, dhe Mbretëria e “Serbisë Madhe”. Nuk e ka shkrimin publicistik për Aleksandrin e Madh, Skënderbeun, Teutën Ilire, as Bubulenën, Shotë Galicën. Aqmëpak, Sulltanë Qafën që me gërshërë të dhenëve te shkallët ia vrau tre “vojvoda” Mikales Brodit, i doli zot Pragut të Shtëpisë Babait.
E, më vonë gjatë “çlirimit” të Luftës Dytë Botërore me vite nga Jugosllavia Komuniste e “vëllazërim – bashkimit” me kryetarin shqiptar të Jugosllavisë pas vdekjes të shokut Tito, shkrimtarin Sinan Hasani. Autorin e romanit të parë në Kosovë: “Rrushi ka nisë me u pjekë” (1957). Nuk e di, a është ai autori vërtetë i atij romani të parë në Kosovë, apo ndonjë tjetër shkrimtar shqiptar? Po-thuaj, simbolizon zhvillimin e letërsisë sonë të re shqiptëare, në Kosovë. Që, përsëri ra në Robëri. Dhe, Sot bëjnë luftë politike – partiake për pushtet në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut: për kryeministër shqiptar, president, ministra, poste partiake dhe pasuri. Ende, në Ditën Sotme pa Shtet Etnik Shqiptar?!
Politikanë, që Sot me “Din e Iman”, këmbekrye në xhami dhe GjysëmHënën Drapër në minare, pa flamurin kuqezi e Shqiponjën Dykrenare i luten Zotit?! Marrëzisht, i duan postet partiake, dhe pasurinë. Robërinë, jo edhe Lirinë. Dihet, me Tre shtete shqiptar. Krah për krahu, edhe me Maqedoninë e Veriut si shtet i “përbshkët” Neokomunist pa Gjuhën Shqipe zyrtare. Përjashtim, kryengritësve dhe Rilindasëve Shqiptar. Që, politikanët shqiptar, ende merren me Gjuhë Shqipe. Dhe, jo me Shtetin Shqiptar.
Gabimi madh politik i ”Serbisë” Madhe”. Politikës “madhore” si “mike”, edhe gjatë sistemit ish komunist jugosllav. Dhe, të Sotmit Neokomunist në Maqedoninë e Veriut. Që, shqiptarët e bënë shtet të pavarur në Ballkan. Shqiptarin, sa më shumë ta shtypësh ai shpërthen, ringjallet si kryengritës për Liri. Padyshim, e kemi si dëshmi në Ditën e Sotme në “Liri”. Dhe, jorastësisht “Serbia e Madhe” Sot: i ka dy shtete shqiptar me vete, të tretin në Prag të Derës Madhe. Gabim politik i “Serbisë Madhe”. Shqiptarëve, jepu “liri” dhe “sallmadi”. Poste partiake, dhe pasuri. I ke besnik këmbekrye me të katra si shërbetorë në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit” me shekuj, që nga Perandoria Osmane, Mbretëria e “Serbisë Madhe”, Jugosllavisë Komuniste Dje. Edhe, Sot nga Vetëvetja Neokomunistja.
Po. Edhe Shkrimtari, shitet shumë lirë, edhe me pak para si shkrimtar shqiptar në dobi të librit: ATDHEU, Burrë pa Grua: dy gota raki rrushi nën Rrap. Pas pak i thotë kamarierit: Arat e Babait, nuk lërohen me dy qe, ma sjell edhe një kalë t’u pri qeve para ugareve! Kalit “Bukefalë” të Aleksandrit Maqedonisë patjetër edhe Dy shtama me verë! Pse jo, edhe një Grua besnike, te “Parku i Grave”. Jo, edhe për zgjidhjen Çështjes Shqiptare! Shkaku, se: ende, nuk arritën ta blejnë me shuma marramendëse partitë politike “patriotike” Komuniste dhe Neokomuniste në pozitë dhe opozitë shqiptare dhe “maqedonase”. Shoqatat “Humanitare” të “vëllazërim – bashkimit” Djeshëm jugosllav. Dhe, këto të Sotmet Neojugosllave me “Din e Iman” të “vëllazërim – bashkimit”.
Shqiptarët dhe serbët, gjatë sistemit komunist jugosllav, mes tyre kanë marrë dhe kanë dhënë edhe gra mes vete si “vëllezër”. E kanë përzi edhe gjakun. Ballkani, është lëmsh ende i pazgjidhur. Pak banorë, e dinë se: a janë shqiptarë, turqë, serbë, apo “maqedonas” pa testin e ADN -së. Dëshira e tyre është, vetë të deklarohen dhe ta përcaktojnë përkatsinë kombëtare.
Dihet, kalorësit e arratisur dhe dalldisur në politikë kanë pasur edhe poste partiake edhe më të larta në sistemin komunist jugosllav. Edhe, Gjuhë Shqipe. Shkolla dhe Universitete. Institucione, që i kanë fituar me protesta studentore dhe Kryengritje Shqiptare. Sesa, Sot: Pasuri dhe Gjuhë Shqipe me diploma unevirsitare dhe tituj shkencor në këtë Sistem Neokomunist. Asaj kohe, kanë pasur edhe, kryetar shqiptar të shtetit të Jugosllavisë (Sinan Hasanin). E, Sot: bëjnë luftë partiake për presidentin e Republikës të Kosovës. Asaj kohe, kanë pasur edhe Gjuhë Shqipe në Kosovë. Shkolla shqipe.
Edhe, Universitet Shqiptar. Por, nuk kanë pasur ende Republikë të Kosovës, dhe Shtet të “përbashkët” shqiptar. Dorën, në zemër e kanë pasur Krahinën e Kosovës (“Republikën” e shtatë të Jugosllavisë komuniste), që ka qenë edhe më shumë se Republikë Jugosllave me të drejta kombëtare shqiptare. Serbët, e kanë njohur Gjuhën shqipe edhe më mirë se shqiptarët. Shkaku, se: e kishin me ligj si kusht për punësime nëpër institucione. Patjetër, duheshte ta njohin edhe Gjuhën Shqie. Përçudi, Sot: shqiptarët, ende merren me Gjuhën Shqipe në Maqedoninë e Veriut?! Dhe, jo me të drejtat e barabarta si “vëllezër” në Shtetin e “përbashkët të vëllazërim – bashkimit”?!
Populli shqiptar Sot, i ka të gjitha me thasë, arnë përbi arnë: partitë politike shqiptare, protestat partiake – politike, Fjalën e Lirë, përveç Shtetit Etnik Shqiptar. Partitë Politike Shqiptare, e duan marrëzisht pushtetin, postet partiake edhe pasurinë. Ende, nuk e kanë Trurin shqiptar në kokë për Ditën e Nesërme. Fatkeqësish, nuk e duan Shqipërinë, as Kosovën! Aqmëpak, Popullin shqiptar. Mos, e them edhe Maqedoninë e Veriut. E duan “Babën“ e Turqisë, dhe “Babën” e “Serbisë Madhe”. Politikë e gabuar serbomadhe me vite. Shqiptarëve ua dhanë të drejtat e “barabarta kombëtare”, por ato e duan Robërinë, nuk e duan Lirinë. Hë për hë, i duan ato ”dhurata”, ose nuk i duan Dy shtete shqiptar në Ballkan. Lëmsh e li e kanë para Dere edhe një shtet të Ri shqiptar në Ballkan, Maqedoninë e Veriut. E kanë Shtetin e “përbashkët” pa Gjuhën Shqipe “zyrtare”, që duan ta “fitojnë” me protesta “paqesore”. Nuk i kanë me vete partitë politike Shqiptare! Nuk, e kanë ”Babën” e tretë shqiptar.
Ende, Nuk munden ta zgjedhin një president të Republikës Kosovës. Edhe pse, në sistemin komunist jugosllav e patën një president shqiptar të Jugosllavisë, shkrimtarin Sinan Hasani. E, ku më Sot ta shpallin edhe një Shtet të Ri shqiptar Maqedoninë e Veriut në Ballkan për Ditën e Nesërme. Ose, një Shqipëri Etnike. Gjithë jetën e tyre politike në pozitë dhe opozitë si politikanë e kaluan me protesta “paqesore” te Sheshi “Makedonija” para këmbëve Kalit “Bukefalë” të Aleksndrit Madh Maqedonisë. Edhe, te “Ura e Gurit”. Sheshi, “Skenderbeu”, me shpatën në brez për paqe, mes varrezave të makinave me këngë dhe valle, ende pa Shtet Shqipar. Nuk e duan Lirinë. E duan Robërinë.
Politikë ”madhore”, që e volla Dje. E vjell edhe Sot…











